Alergjitë; Llojet, Shkaqet, Simptomat, Testimi, Trajtimi Natyral

 

Alergjia është një reagim armiqësor i sistemit imun ndaj një substance që normalisht do të konsiderohej e padëmshme. Reaksionet alergjike shkaktohen nga ekspozimi ndaj alergjeneve. Një alergjen është një proteinë që organizmi e vlerëson si të huaj dhe të rrezikshme. Alergjenët mund të jenë ushqime të veçanta, toksina të mjedisit, poleni i luleve dhe pemëve, myku, morri i bimëve, zemërimi shtazor dhe një mori irrituesish të tjerë. Menjëherë pas ekspozimit ndaj një alergjeni, sistemi imun lëshon antitrupa specifike për të shkatërruar këtë alergjen armik, duke angazhuar një seri komplekse veprimesh që përfshijnë një sere reaksionesh biokimike. Më pas, këto kimikate prodhojnë një inflamacion ose simptoma të tjera të një reagimi alergjik. Reagimet alergjike mund të jenë nga më të lehtat deri te më të rëndat, ku këshilla profesionale mjekësore e menjëhershme bëhet e domosdoshme.

Simptomat

Në simptomat e përbashkëta të reaksioneve alergjike tipike përfshihet: vështirësia në frymëmarrje, përflakja, përskuqja e syve, kruajtja dhe lotimi i tyre, teshtima, kollitja, kruarja, sekrecionet e hundëve, mufatja, nxehja e fytyrës, rrethi i errët nën sy, kullimi i hundëve, ënjtja, urtikaria, të vjellat, shtrëngimet e stomakut dhe acarimi i zorrëve apo ënjtja e tyre. Reaksionet më të rënda përfshijnë shtrëngim të kanalave bronkiale (astma), vështirësi në frymëmarrje apo edhe krizë anafilaktike, e cila mund të bëhet vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet në kohë. Alergjitë mund të rezultojnë gjithashtu në stresimin e sistemit të tretjes, në gazrat e zorrëve dhe në mostretjen e ushqimit apo keqtretjen e tij. Njerëzit e ndjeshëm mund të ndiejnë edhe pezmatim në gjuhë ose në gojë.

Llojet e Alergjeneve që shkaktojnë reagim alergjik

Alergjenet e mjedisit: ku përfshihen lëndët kimike, toksinat, myqet, pluhurat e irritues të tjerë në mjedisin tonë, të cilat e bëjnë rrugë të tyre ajrin tonë, shtëpitë tona, ujin dhe ushqimet tona.

Alergjenet ushqimorë: janë zakonisht ushqime të padëmshme, por që shumica e njerëzve nuk i pëlqejnë.

Shkaktarët e zakonshëm të llojeve të ndryshme të Alergjive

Shumica e alergjeneve apo shkaktarëve të zakonshëm të alergjive ndeshen në katër kategori kryesore: Kontakti, Gëlltitja, Nuhatja dhe Injeksioni. Nëse jeni alergjik, ju shpeshherë jeni të ndjeshëm ndaj më shumë se një substance.

  • Alergjenët e Kontaktit mund të jenë bimë të tilla si dredhka helmuese lisi dhe valanidhi, bizhuteri, produkte shtëpiake për pastrim, duke përfshirë edhe saponjtë dhe detergjentë të tjerë, apo produktet e zbukurimit të tilla si ato kozmetike dhe ngjyrat e flokëve.
  • Alergjenët e Gëlltitjes përfshirë ushqimet, ilaçet, si dhe metalet e rënda në ujin të pishëm. Ushqimet më të shumta që shkaktojnë reaksione alergjike janë: gruri, misri, qumështi dhe produktet e tij, e bardha e vezës, domatet, soja, guackat e detit, kikirikët, çokollatat, si dhe ngjyrat e ushqimit, aditivët dhe pesticidet. Kurse prej medikamenteve që shkaktojnë reaksione alergjike përmendim aspirinën, ilaçet nonsteroidal anti-inflamator (NSAIDs), dhe antibiotikët si Amoxicillin dhe penicilina.
  • Alergjenët e Nuhatjes, ku përfshihen produktet kimike ajrore dhe tymi, tymi i duhanit, inati shtazor, zhgualli i kacabunjve, pluhuri i morrave të bimëve, sporet e mykut, nxjerrjet e makinave dhe kamionëve, dhe poleni i bimëve të tilla si bari, pemët, dhe barërat e këqija.
  • Alergjenët e Injeksioneve, përfshirë këtu pickimin dhe thumbimin e insekteve dhe, në disa raste, medikamentet injektuese (duke përfshirë edhe vitaminat sintetike-artificiale të farmacisë).

Shkaqet e Alergjive

Në përgjithësi, shkaqet kryesore për alergji dhe ndjeshmëri kanë të bëjnë me dietën ushqimore dhe stilin e jetesës, dhe këto shkaqe janë: Funksioni imun i pabalancuarfunksionet penguese të supozuar (siç është sindromi i “zorrës që pikon”), dhe mbingarkesa toksike. Secili prej këtyre shkaqeve në shkallë të ndryshme, është përgjegjës për zhvillimin dhe vazhdimin e alergjisë dhe ndjeshmërisë.

– Funksioni imun i kompromentuar: Një sistem imun i pabalancuar rrit seriozisht rrezikun e reaksioneve alergjike. Çrregullimi dhe çekuilibrimi i sistemit imun të dikujt shkaktohet nga vaksinimet dhe imunizimet e përsëritura në kohën e fëmijërisë dhe në moshën madhore, nga dëmtimi i florës së shëndetshme për zorrët dhe mbibesimi dhe mbështetja tek antibiotikët dhe steroidet (sidomos pilulat contraceptive-për ndalimin e shtatzanisë).

Ilaçe të tilla e ngatërrojnë organizmin dhe sistemi imun i tij has probleme në dallimin e mikut nga armiku.

Shkaqet e tjera të mosfunksionimit imun janë: dobësia e trashëguar, mungesat ushqimore, dietat e përsëritura dhe monotone, kimikatet në ushqim, si pesticidet dhe lëndët ruajtëse, si dhe tharma kronike dhe gjithnjë në rritje e zorrëve (Candidiasis). Dieta mesatare e një pacienti alergjik normalisht përbëhet nga 30 ushqime ose më pak, dhe ushqimet që ai ha më shpesh mund të bëhen bazë për intolerancën ushqimore.

– Funksionet penguese të supozuar: Funksionet pengues janë mbrojtësit që e ruajnë njeriun të bëhet i ndjeshëm ndaj substancave të ndryshme. Organizmi ynë zotëron tre sisteme mbrojtëse: tretjenmukozën dhe lëkurën.

Funksioni i parë pengues për ndjeshmërinë ndaj ushqimeve, është tretja. Nëse dikush mund ta tresë dhe ta përvetësojë një ushqim normalisht, ai ose ajo nuk do të bëhet i ndjeshëm ndaj ushqimit. Tretja joadekuate për çfarëdo arsye qoftë (infeksion, inflamacion, mospërvetësim), mund të rezultojë në kalimin e pengesës së sistemit të tretjes. Copëzat e patretura të ushqimit nuk përvetësohen nga gjaku, duke çuar kështu në alergji.

Një nga fajtorët kryesorë në pengesën e supozuar të tretjes është “zorra që pikon.” “Sindromi “zorra që pikon”, ose depërtueshmëria e tepruar në aparatin e tretjes mund të çojë në alergji. Tretja e dobët, konsumimi i alkoolit, përdorimi i ilaçeve steroidale ose josteroidale anti-inflamator (NSAIDs), viralet, fungalet, infeksionet bakteriale, parazitët, pamjaftueshmëria ushqyese, stresi i tepruar, antibiotikët dhe rrezatimet, janë që të gjitha shkaqe të mundshme të “zorrës që pikon.”

Pengesa e dytë është mukoza që mbulon membranat e sinuseve dhe rrugët e frymëmarrjes. Mukozë mbron trupin nga substancat që thithen, (pluhuri, poleni, lagështia). Qëllimi i mukuzës është të fusë në kurth çdo irritues apo grimcë të huaj në mënyrë që ato të dalin jashtë. Kollitja i dëbon grimcat e huaja dhe nëse ato gëlltiten, atëherë acidi i stomakut dhe enzimat e sistemit tretës i shkatërrojnë ato. Mungesa e lagështisë dhe/ose ekspozimi ndaj irrituesve të mjedisit mund të dëmtojë membranën e mukozës dhe të lejojë hyrjen e grimcave të huaja në gjak.

Pengesa e tretë është lëkura. Çdo dëmtim në lëkurë (çarje, gërvishtje, djegie, puçrra, apo defekte të tjera të lëkurës), rrezikon pengesën dhe mund të shkaktojë senzibilizimin. Veshjet, pëlhurat dhe bojërat kimike, produktet e lavanderisë, kozmetiket, parfumërat, locionet pas rrojës, kremërat, madje edhe ilaçet e ditës mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Djersa rrit mundësinë e senzibilizimit, pasi ajo del kur lëkura është e nxehtë dhe enët e gjakut në lëkurë janë zgjeruar. Përveç kësaj, mungesat në ujë dhe acidet yndyrore esenciale, rrezatimi ultravjollcë, parregullsia hormonal, dhe stresi mund të pengojë procesin e riparimit të lëkurës së dëmtuar, duke ndjekur rrugën drejt alergjisë dhe ndjeshmërisë.

– Mbingarkesa toksike: ndotësit toksikë luajnë rol në krijimin e të gjitha alergjive, si dhe kontribuojnë për shfaqjen e artritit dhe të sëmundjeve autoimune. Sa më shumë që të ngopet ushqimi ynë dhe mjedisi me ndotës dhe kimikate, aq më pak të fuqishëm janë mekanizmat e trupit tonë për eliminimin e toksinave. Kur organet kryesore të ç’helmimit bëhen të paafta për ç’helmim të plotë, një model i alergjisë kronike mund të zhvillohet. Qarkullimi i vazhdueshëm i toksinave në trup është barrë mbi sistemin imun, i cili vazhdimisht përpiqet për shkatërrimin e tyre. Një sistem imunitar i mbingarkuar përfundimisht bëhet tepër i ndjeshëm dhe alergjik ndaj ushqimit, agjentëve ajrore dhe kimikateve.

Zhiva e Merkurit me të cilën mbushen dhëmballët, mundet gjithashtu që të shkaktojë alergji, për shkak të mënyrës se si merkuri, i cili është çliruar në trup në formë avulli dhe pastaj është ruajtur në organet dhe indet e tij, e dobëson rëndë funksion imun, si dhe shkakton potencialisht një mori problemesh të tjera shëndetësore serioze. Nëse keni mbushje merkuri, këshillojmë që ta hiqni dhe ta zëvendësoni me lëndë tjetër tek një dentist holistik, i orientuar biologjikisht.

Testimi për Alergjitë

Nisur nga fakti se alergjitë dhe simptomat e tyre janë të vështira për t’u identifikuar, analizat për alergji janë të rekomanduara, nëse ju dyshoni se vuani prej tyre. Llojet më të zakonshme të testeve alergjike përfshijnë:

– Aplikim Kinesiolog, ose Ak. Praktika AK është në gjendje të përcaktojë marrëdhëniet mes gjëndrave, muskujve dhe mosfunksionit të organeve, dhe se si këto mund të jenë prekur nga ndonjë alergjen armik. Shumë praktikues të AK përdorin gjerësisht shishka mostër për shumicën e alergjeneve më të zakonshme, si ata ushqimorë edhe ata mjedisorë. Pacienti mban çdo mostër në kryerjen e AK-së. Ndjeshmëria dhe dobësimi i trupit ndaj ndonjërës prej këtyre shishkave gjatë testimit, është tregues energjik që personi është alergjik ose i ndjeshëm ndaj mostrës që ai ose ajo ka në dorë. NAET gjithashtu përdor kinesiology në përcaktimin e alergjive.

– Elektro ekzaminimi i lëkurës (EDS): përdoret gjerësisht në Evropë, dhe po përdoret gjithnjë e më shumë nga praktikuesit e shëndetit holistik në SHBA. EDS është në gjendje të ndajë mes dy llojeve të alergjive: atyre ushqimore dhe atyre mjedisore, duke lexuar rrugët energjitike të pacientit si të ishte ekspozuar ndaj një shishe mostër të alergjeneve më të zakonshme. Në duart e një praktikanti të aftë, EDS është forma më efektive për testimin e alergjive, dhe shpesh herë e aftë për zbulimin e alergjive të fshehura, në zbulimin e të cilave kanë dështuar të gjitha metodat e tjera të testimit.

– Analiza IgG ELISA (testi Immunoserological i enzimës së lidhur): Kjo analizë dallon nivelet e antitrupave IgG në gjak, të cilat janë çliruar si pjesë e një përgjigje alergjike. Ky test është një metodë shumë efektive për përcaktimin e alergjive ushqimore, sidomos alergjive të shkaktuara nga ushqimet që kanë një vonim efekti (24-96 orë), para se të shfaqen.

– Testi me shpim ose gërvishje të lëkurës: Ky është testi më i zakonshëm që përdoret nga mjekët tradicionalë dhe specialistët e alergjive. Testi realizohet me shpimin ose gërvishtjen e lëkurës, pas të cilit, alergenët e dyshuar futen në lëkurën e dëmtuar (zakonisht në krahë ose në shpinë) për të parë nëse ndodh ndonjë reaksion alergjik, të tilla si inflamacion rreth zonës së shpuar apo të gërvishtur. Nga të gjitha metodat e testimit, kjo rradhitet e fundit për nga saktësia apo gjithëpërfshirja.

Udhezime te pergjithshme për trajtimin e alergjive

Ushqimi

Problemi me alergjinë ushqimore dhe ndjeshmëritë është se 85% e tyre përfshijnë reagime të vonuara, që manifestohen deri në 72 orë pas konsumimit të ushqimit cënues. Simptomat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, kështu që, ndryshimi do të përsëritet sa herë që ekspozohet me diçka të re.

Përvetësimi i një diete që përfshin një shumëllojshmëri të gjerë të frutave dhe perimeve të freskëta jo alergjike, farat dhe bajamet, yndyra të pakëta dhe proteina të kafshëve por jo proteinat bylmetore, është një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar simptomat e një alergjie ushqimore të zgjatur.

Dietat e tjera ushqimore efektive për trajtimin e alergjive përfshijnë:

Eliminimi Ushqimor: Pasi alergjeni të jetë identifikuar, hapi vijues është ta eliminosh atë nga dietën tuaj. Fillimisht, ju duhet të përmbaheni plotësisht nga të gjitha ushqimet alergjike për 60-90 ditë. Pas kësaj periudhe, ju mund të filloni rivendosjen graduale të tyre në dietën tuaj. Ju gjithashtu duhet të ndryshoni ushqimet që hani çdo ditë për të shmangur zhvillimin e alergjive të reja. Në shumicën e rasteve, kjo dietë i mundëson trupit të riparojë funksionin pengesë të zorrëve, duke i bërë të mundur pacientëve që të rivendosin ushqimet reaktive në dietat e tyre. Eliminimi i një ushqimi alergjik mund të shkaktojnë reaksione alergjike tërheqje, kështu që të jesh i përgatitur për këtë dhe ta dish se kjo është diçka normale.

Alternimi Ushqimor: Një mënyrë për t’u siguruar që trupi po merr një furnizim më të madh të ushqyesve nga ushqimi, dhe në të njëjtën kohë duke minimizuar rrezikun e ekspozimit ndaj ushqimeve alergjike, është rritja larmike dhe alternimi ushqimor. Një dietë e alternuar është një nga masat e thjeshta dhe më të efektshme që çdokush mund të marrë për të parandaluar dhe reduktuar problemet e alergjive ushqimore.

Në këtë dietë, ndërrohen ushqimet çdo katër ditë. Kjo do të thotë se personi që e mban këtë dietë nuk do e hajë të njëjtin ushqim më shpesh se një herë në çdo katër ditë. Megjithatë, është e mundur që të konsumohet i njëjti ushqim disa herë në ditën e caktuar për të.

Ushqimi i kombinuar si duhet: Në qoftë se alergjitë tuaja ushqimore janë shkaktuar nga tretja e dobët, e cila i lejon molekulave të ushqimit për t’i shpëtuar pengesës së zorrës, kombinimi i duhur ushqimor mund të ndihmojnë në rikthimin e tretjes së shëndetshme. Rregulli i përgjithshëm kosntaton se proteinat dhe karbohidratet niseshtore kurrë nuk duhet të hahen në të njëjtën kohë. Proteinat mund të hahen me perime jo niseshtore. Karbohidratet (drithërat, patatet dhe perimet e tjera niseshtore) mund të hahen me të gjitha llojet e perimeve, si dhe me bishtajore. Frutat duhen ngrënë vetëm, pa u përzierë me ushqime të tjera; e njëjta gjë është e saktë edhe me produktet e qumështit.

Masa për këtë dietë buron nga ndryshimi në kohën që i duhet ushqimeve për t’u tretur. Disa ushqime nuk mund të thithen siç duhet nëse i kombinon me të tjera. Rezultatet e kësaj diete varen nga përgjigja individuale e organizmit të secilit pacient.

Terapia me lëngje

Një shtrydhje e shpejtë e perimeve organike për 2-3 javë rresht mund të ndihmojë çhelmimin e trupit, duke përmirësuar kështu aftësinë e tij për t’u përballuar me alergjitë. Dy kombinime të dobishme lëngu për këtë qëllim janë panxhari, karrota dhe kastraveci; ose karrota dhe selino. Për më shumë dobi, shtoni një pjesë të vogël nga rrënjët e xhenxhefilit në çdo kombinim lëngesh. (Shih këndin e recetave ushqimore, për më shumë.)

Stili i jetës

Siç dihet, parandalimi është forma më e mirë e mjekësisë. Këtu po paraqesim disa udhëzime për stilin e jetesës që mund t’ju mbrojnë ju dhe fëmijët tuaj nga zhvillimi i alergjive:

Fëmijët e porsalindur duhet të ushqehen me qumësht gjiri për të paktën gjashtë muaj pas lindjes, por koha ideale është për 18-24 muaj. Në këtë mënyrë, fëmija ka fituar një sistem shumë të shëndetshëm imunitar dhe rezistencë alergjike shumë herë më të lartë në krahasim me bebet që nuk kanë pirë qumësht gjiri ose që kanë pirë vetëm për pak muaj.

Vonimi i dhënies së ushqimeve të forta fëmijëve të posalindur është gjithashtu e dobishme. Shumica e bebeve janë krejtësisht mire me shëndet në qoftë se atyre nuk i jepen ushqime të ngurta deri sa ata të mbushin të paktën gjashtë muaj.

Vonimi ose shmangia e imunizimit të foshnjave të porsalindur është gjithashtu e rekomanduar, pasi që sistemi imun i tyre i sapoformuar nuk është gjithmonë i aftë të manovrojë aq shumë vaksina që i bëhen aktualisht foshnjave deri sa ata mbushin dy vjeç. Përveç kësaj, shumë prej përbërësve të vaksinave mund të jenë të dëmshme për foshnjet, dhe shumë prej tyre kanë rezultuar në autizëm, vështirësi të zhvillimit, madje edhe në vdekjen e foshnjes.

Një tjetër masë paraprake jetese që mund të merrni për veten dhe të gjithë familjen tuaj është të siguroni shtëpinë tuaj nga alergjia, sidomos dhomat e gjumit. Në dhomat e gjumit, sigurohuni që të gjitha jastëkët, batanijet, dhe mbulesat e tjera të shtratit të lahen së paku një herë në muaj, duke përdorur ujë të nxehtë. Zgjidhni gjithnjë jastëkë e batanije apo mbulesa që mund të lahen, dhe mos lejoni të hyjë në to (dhomat e gjumit) asnjë kafshë shtëpiake që mund të keni në shtëpi, ose të paktën të mos flejë me ju, në dhomë. Qilimat, sixhadet, dhe materialet me lëkurë kafshe duhet të mbahen larg dhomave të gjumit për shkak të kimikateve që ato përmbajnë.

Në pjesën tjetër të shtëpisë suaj, i mbani të mbyllura të gjitha dritaret gjatë kulmit të stinës alergjike në qoftë se vuani nga alergjia, dhe gjithashtu ndaloni çdo lloj tymi apo duhani brenda shtëpisë. Ozoni pastrues mund të ndihmojë në minimizimin e përhapjes së alergeneve ajrore, ndërsa dehumidifierët mund ta ruajnë shtëpinë tuaj nga lagështia, duke ndihmuar në parandalimin e shtimit të mykut.

Trajtimi Natyral Profesional per te gjitha llojet e Alergjive