Vezoret policistike, çfarë duhet të bësh për t’i eliminuar

Vezoret policistike, çfarë duhet të bësh për t’i eliminuar

PCOS, sindromi i vezoreve policistike përfshin një varg simptomash, fillimisht me një ndryshim të ndërtimit të vezoreve të cilat gjatë vizirës ultrasonografike japin një ndërtim karakteristik, madhësia e të cilëve ndryshon nga madhësia normale e deri në shumë të rritur. Nën kapsulën e vezoreve shfaqen një varg folikulash të vogla, që i japin pamjen e qafores me rruaza me madhësi maksimale deri në 7-8mm. Ky sindrom është përshkruar në vitin 1905, nga ana e Stein-it dhe Leventhal-it si një grumbull simptomash: amenore (mungesë e menstruacioneve), shtim i peshës- majmëri dhe vezore polikistike.

PCOS, sindromi i vezoreve policistike, shfaqet në rreth 3% të adoleshenteve dhe femrave të rritura. Mund të paraqitet që nga menstruacioni i parë. Shpesh e diagnostifikojnë te femrat e reja, fillimisht për shkak të cikleve menstruale të parregullta gjatë pubertetit. Paraqet shkakun më të shpeshtë të hiperandrogjenemisë (shtim i nivelit të hormoneve seksuale mashkullore – androgjeneve), në moshën para pubertetit. Niveli i ngritur i testosteronit vepron në gjëndrat dhjamore duke shkaktuar shfaqjen e seboresë (krunde në flokë) puçrrave-akne sidomos në fytyrë. Testosteroni, me veprimin në folikulin e qimeve, nxit shfaqjen e qimeve (hiruzitizëm) të tipit mashkullor, ndërsa qimet e kokës hollohen – dobësohen dhe fillojnë e bien duke imituar rënie të flokut të tipit mashkullor – tullac mashkullor.

Simptomat

– Anovulacion kronik, me gjakderdhje të çrregullta
– Mungesë e ovulacionit me muaj ose fare pa ovulacion
– Shtim i pilozitetit me shfaqje të pilozitetit të tipit femëror
– Akne, shtim i rënies së flokut, për shkak të shtimit të nivelit të testosteronit
– Sterilitet
– Shtim i peshës

Trajtimi endokrinologjik

Ndryshe nga më parë, në klasifikimet e mëpasëshme, ndryshimet morfologjike në vezore nuk luanin më rol vendimtar dhe sot problemi përqendrohet në trajtimin endokrinologjik të pacientes. Çrregullimet karakterizohen fillimisht me një disbalans të lehtë, më vonë, me një prishje të statusit hormonal të shoqëruar me shtim të nivelit të hormoneve seksuale mashkullore- testosteronit dhe androstendionit (hyperandrogenaemia), si dhe ndryshimin e funksionit të hipofizës. Jo rrallë në këtë problem merr pjesë edhe gjendra tiroide, (shfaqet zvogëlim i funksionit të gjendrës tiroide, ngritje e nivelit të prolaktinës), pankreasi shoqërohet me çrregullim në prodhimin e insulinës si dhe gjendra mbi veshkore.

Fillimi i hershëm i çrregullimeve hormonale dhe metabolike, si dhe një qëndrim pasiv ndaj mjekimit të sindromit të vezoreve policistike, çon në një mori rreziqesh për shëndetin e gruas si: gjakderdhje të parregullta nga mitra, shfaqja e dështimeve spontane 2-3 herë më shpesh, anemia, niveli i rritur i triglicerideve dhe kolesterolit në gjak.

Në rreth 40% të rasteve të pacienteve me sindromin e vezoreve policistike shoqërohet me rrezik të shfaqjes së hipertensionit arterial. Pjesëmarrja e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular është shtatë herë më e shpeshtë, ndërsa rreziku i shfaqjes së sëmundjes së sheqerit shtohet për 16%. Kanceri i shtresës së brendshme të mitrës – endometrit për shkak të anovulacioneve kronike dhe shtimit konstant të nivelit të estrogjeneve është dy- tri herë më i shpeshtë.

Metoda kryesore në diagnostikimin e sindromit të vezoreve policistike është diagnostika ultrasonografike transvaginale.
Gjatë kësaj vizite vlerësohet madhësia e vezoreve (1- 3 herë më të rritur se madhësia normale e vezoreve), madhësia e stromës (pjesa e brendshme e vezoreve) e cila prodhon hormone është 2-3 ose më shumë herë më e trashur, ndërsa ndërtimi i kësaj pjese është i mbushur me folikule të vogëla (duken si stoli – qafore me rruaza) dhe ky ndërtim u jep vezoreve pamje mikrocistike. Në këto raste, edhe pse përdoret shprehja vezore policistike, nuk bëhet fjalë për ciste tumorale, por për folikule të cilat zhvillohen deri në një stad të caktuar po jo deri në ovulacion, për shkak se çrregullimi hormonal këtë nuk ua mundëson.

Së bashku me vizitën ultrasonografike për diagnozën e sindromit të vezoreve policistike shfrytëzohen edhe një varg analizash, si matja e fluksit të gjakut në vezore (color Doppler), përcaktimi i nivelit të hormoneve por edhe analiza e metabolizmit, testi i mbingarkesës me sheqer (OGTT), niveli i insulinës, matet sasia dhe shpërndarja e indit dhjamor dhe analiza të tjera, në vartësi të simptomave që dominojnë.

Cistet e pamjekuara rritin kolesterolin dhe rrezikojnë për shterpësi

Problemi kryesor te gratë me sindromin e vezoreve policistike është majmëria – shtimi i peshës. Këtyre pacienteve u propozohet që të zvogëlojnë peshën trupore, gjë e cila sjell edhe shumë ndryshime të tjera pozitive. Zvogëlimi i peshës trupore vetëm për 5%, mundet që sërish të rivendosë funksionin e vezoreve gjegjësisht ciklet menstruale të shoqëruara me ovulacion. Pesha trupore normale në të njëjtën kohë do të thotë edhe më pak probleme me rritje të kolesterolit, lipideve dhe insulinës.

Së bashku me humbjen e peshës, me rëndësi është edhe aktiviteti fizik, mospirja e duhanit, alkoolit, dhe në përgjithësi regjim i rregullt jetese.

Në kuadër të mjekimit të sterilitetit – shterpësisë, problemi kryesor janë ciklet anovulatore.
Për këtë qëllim duhet të bëhet stimulimi i ovulacionit, shpesh i shoqëruar me frenim të aktivitetit të hipofizës dhe marrëdhënie seksuale në kohë të caktuar.

Shtatzënia ka ndikim shumë pozitiv në sindromin e vezoreve policistike. Problemet e tjera që lidhën me anovulacionin janë gjakderdhjet e çrregullta menstruale, vonesa e menstruacioneve – amenoreja, e cila mund të mjekohet me ilaçet bimore të mëposhtme dhe niveli i lartë i testosteronit, i cili mjekohet gjithashtu me të njëjtat ilaçe bimore.

Nëse shfaqën probleme të theksuara metabolike si rezistenca periferike në insulinë dhe hiperinsulinemia që edhe është shkak i problemit me kolesterol dhe lipide si dhe një varg problemesh të tjera metabolike dhe endokrinologjike që së bashku çojnë drejt shfaqjes së sëmundjes së sheqerit e cila haset në rreth 80 – 90% të rasteve me sindromin e vezoreve polikistike të pamjekuara, përdoret ilaçi bimor Cardiagreen.

Produktet bimore për pacientet me sindromë ovariane policistike (Kliko mbi foto)

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook