Strategjitë bazë për të zvogëluar rrezikun e kancerit Pankreatik
Strategjitë bazë për të zvogëluar rrezikun e kancerit Pankreatik
Kanceri i pankreasit (i njohur edhe si kanceri pankreatik apo kanceri exocrine), nuk është aq i zakonshëm sa disa forma të tjera të kancerit, si ai i mushkërive, gjirit, kolitit apo kanceri i prostatës.
Pankreasi është një gjëndër (një organ që prodhon dhe çliron substanca në pjesë të tjera të trupit), i vendosur në abdomen. Ai është përafërsisht 15cm i gjatë dhe gjendet pas stomakut, ku brinjët takohen në pjesën e poshtme të kockave të gjirit.
Pankreasi është në formwn e një gjetheje. Fundi i gjerë i gjëndrës është i njohur si koka, fundi i hollë është bishti, dhe pjesa në mes është trupi.
Pankreasi prodhon enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit (proteinat) dhe një hormon të njohur si insulinë.
– enzimat e tretjes ndihmojnë shpërbërjen e ushqimit në fragmente të vogla, që të mund të absorbohen nga trupi.
– Insulina ndihmon për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak në një nivel të qëndrueshëm.
Simptomat më të zakonshme tw kancerit nw Pankreas përfshijnë:
– Verdhëza
– Dhimbje barku dhe fundshpine
– Të përziera dhe të vjella
– Humbje e papritur dhe e pashpjegueshme e peshës
– Jashtëqitje me yndyrë ose me ngjyra të lehta
– Ndryshimet në ngjyrën e urinës
– Mungesa e oreksit
– Fryrje të stomakut, gazra dhe inflamacion në bark.
– Lodhje dhe dobësi e vazhdueshme.
– Diabeti i papritur dhe i pashpjegueshëm
– Temperaturë dhe të ngjethura.
Vdekjet e shkaktuara nga kanceri i pankreasit pritet të tejkalojnë vdekjet nga kanceri kolorektal, duke u bërë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin, sipas statistikave.
Ashtu si llojet e tjera të kancerit, ju nuk mund të kontrolloni të gjithë faktorët e rrezikut për kancerin e pankreasit. Mosha, gjinia, raca dhe historia familjare, të gjitha luajnë një rol (dhe nuk mund ta ndaloni veten të plakeni).
Sidoqoftë, ka shumë faktorë të stilit të jetës që mund të ndikojnë në rrezikun e kancerit të pankreasit. Për të ulur rrezikun tuaj, merrni parasysh këto ndryshime në stilin e jetës:
– Ndaloni pirjen e duhanit (ose mos e filloni, nwse nuk e pini)
Pirja e cigareve mund të dyfishojë rrezikun e kancerit të pankreasit. Kjo sepse cigaret përmbajnë lëndë kancerogjene (agjentë që mund të shkaktojnë kancer), të cilat dëmtojnë ADN-në dhe mund të rriten në kancer.
– Ndaloni menjëherë pirjen e alkoolit
Tretja e alkoolit zhvillon lëndën kimike dhe toksike acetaldehidin, një tjetër kancerogjen që mund të dëmtojë ADN-në. Për shkak të nënproduktit të acetaldehidit, konsumi i alkoolit është i lidhur me shumë lloje të kancerit, përfshirë kancerin e pankreasit.
Për të zvogëluar rrezikun e kancerit të pankreasit, ndaloni pirjen e alkoolit.
– Ulja e ekspozimit në vendin e punës ndaj disa kimikateve
Disa profesione përjetojnë më shumë ekspozim ndaj kancerogjenëve se sa të tjerët. Për kancerin e pankreasit, kjo përfshin kimikate si pesticide (për ata që punojnë në ferma dhe përdorin pesticide) ose petrokimike (për njerëzit që punojnë me naftë dhe gaz natyror). Nëse punoni në një industri që ka një ekspozim të lartë ndaj kimikateve kancerogjene, kompania duhet t’ju trajnojë se si të minimizoni ekspozimin. Ndjekja e këtyre masave paraprake të sigurisë është thelbësore për shëndetin tuaj afatgjatë.
– Përmbajuni një diete të shëndetshme
Megjithëse bërja e zgjedhjeve të shëndetshme në dyqanet ushqimore nuk mund të garantojë parandalimin e kancerit, por mund të zvogëlojë rrezikun e tij nëse bëni zgjedhje të duhura të ushqimit që konsumoni, merrni parasysh këto udhëzime:
Hani shumë fruta dhe perime. Fuqizoje veten, dhe zgjidh një dietë të theksuar në ushqime organike.
Përmbajuni kryesisht një diete me bazë bimore, të tilla si: drithërat, bishtajoret dhe arrat.
Përfshini në dietë një shumëllojshmëri të preferueshme të arrave dhe farave, sidomos fara kungulli dhe luledielli. Kufizoni mishrat e përpunuar. Një raport nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, agjencia e kancerit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, arriti në përfundimin se ngrënia e sasive të mëdha të mishit të përpunuar mund të rrisë rrezikun e llojeve të caktuara të kancerit.
Gjatë ditës, pini shumë ujë të pastër, të filtruar, dhe shmangni pirjen -si dhe banjën apo dushin në- ujë rubineti të pafiltruar, sepse uji i rubinetit përmban metale të rënda dhe mbetje të pesticideve, të cilat mund të vendosen në përqëndrime të larta në gjëndrën e prostatës.
– Mbani një peshë të shëndetshme dhe jini fizikisht aktiv
Mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të ulë rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit.
Mbipesha rrit rrezikun e të gjitha kancereve, përfshirë pankreasin. Në fakt, rritja e normave të mbipeshws është një nga arsyet e mundshme që kanceri i pankreasit është në rritje. Kjo sepse mbipesha mund të krijojë inflamacion kronik në të gjithë trupin, dhe inflamacioni mund të dëmtojë ADN-në me kalimin e kohës dhe potencialisht të çojë në kancer.
Obeziteti gjithashtu rrit shanset për të zhvilluar diabet tip 2, një faktor tjetër rreziku për kancerin e pankreasit.
Aktiviteti fizik vlen gjithashtu. Përveç që ju ndihmon të kontrolloni peshën, aktiviteti fizik më vete mund të ulë rrezikun e kancerit.
Të rriturit që marrin pjesë në çdo sasi të aktivitetit fizik fitojnë disa përfitime shëndetësore. Por, për përfitime të konsiderueshme shëndetësore, përpiquni të merrni të paktën 150 minuta në javë aktivitet të moderuar aerobik ose 75 minuta në javë aktivitet të fuqishëm aerobik. Ju gjithashtu mund të bëni një kombinim të aktivitetit të moderuar dhe të fuqishëm. Si një qëllim i përgjithshëm, përfshini të paktën 30 minuta aktivitet fizik në rutinën ditore.
Ju mund të mos keni kontroll 100 % të parandalimit të kancerit, madje edhe me një mënyrë jetese “perfekte”, por zakonet e shëndetshme mund të zvogëlojnë shumë rrezikun. Zakone të shëndetshme natyrale për të zvogëluar rrezikun e kancerit të pankreasit gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të jetoni një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Trajtimi dhe kurimi me produkte me bimë të egra është një trajtim i fuqishëm terapeutik dhe një metodë natyrale e shërimit që duhet të ndiqet nga të gjithë.
Bimët e Shkretëtirës në mbështetje të pacientëve me Kancer të Pankreasit
Trupi i njeriut është krijuar për ta kapërcyer kancerin. Ai është i pajisur me sistem imunitar të fuqishëm dhe sistemin e mbrojtjes intracellulare anti-oxidante. Krijuesi ynë nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në Tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të.
Një nga sfidat me kancerin është se ai nuk është pushtues i jashtëm që vjen për të bërë kërdi. Në vend të kësaj, janë qelizat tona që nuk ndjekin më udhëzimin kryesor për funksionimin e duhur, rritjen e qelizave dhe ciklin e jetës / vdekjes qelizore. Është zhvillimi i qelizave mashtruese që egoistikisht vendosin të grumbullojnë lëndë të para dhe nuk dëgjojnë më rregullat dhe rregulloret e vendosura nga organet e inteligjencës së lindur, të krijuar nga Zoti.
Kontrolli master i trupit e njeh pamjen e madhe të asaj që është më e mira për mbijetesën afatshkurtër dhe potencialin afatgjatë. Ky kontroll duhet ta mbajë pjesën tjetër të trupit në mënyrë të vazhdueshme të informuar dhe në përputhje me këtë skemë të madhe. Ky proces komunikimi zhvillohet përmes sistemit neuro-endo-imun. Kjo do të thotë që trupi komunikon me veten përmes sistemit nervor, sistemit hormonal dhe sistemit imunitar.
Për të stimuluar dhe fuqizuar sistemet mbrojtëse dhe luftuese të trupit, për asgjësimin e qelizave kancerore burimore dhe metastazike, dhe për përkrahjen e shëndetit të pacientëve, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më të fuqishme, të kombinuara në lloj dhe sasi, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me lloje të ndryshme të Kancerit të Pankreasit, që i gjeni më poshtë. (Shtypni mbi foto)