Mënyra natyrale për të pastruar dhe forcuar Sistemin Limfatik

 

Sistemi limfatik është një sistem kompleks i kullimit. Kullimi limfatik përbëhet nga nyjet limfatike, shpretka, venat e gjakut dhe tiroidet. Sistemi limfatik luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër infeksioneve dhe thithjen e lëngjeve të tepërta, yndyrnat, dhe materialet toksike në të gjithë trupin.

Mungesa e ushtrimeve, mungesa e jodit, sëmundje të ndryshme, apo vështirësitë e tretjes, mund të bllokojnë sistemin limfatik dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore dhe sëmundje. Për fat të mirë, ka shumë mënyra natyrore për të pastruar sistemin limfatik dhe për të përmirësuar indet e lëkurës, artritin, celulitin, dhimbjet e kokës, ftohjet, infeksionet e sinusit, lodhjet, kolesterolin, çrregullime të tretjes, dhe shëndetin e përgjithshëm.

Mënyra natyrale për të pastruar dhe forcuar sistemin limfatik

– Masazhimi; Masazhimi me vajra ensenciale, stimulon qarkullimin limfatik dhe ndihmon në drenazhin e eyndyrave, lëngjeve, toksinave dhe produkteve të tjera  larg nga qelizat tuaja.

– Banja me avull; Janë një mënyrë e shkëlqyer për djersitje dhe lirimin nga toksinat dhe materialet e tjera të mbeturinave nëpërmjet lëkurës, dhe pastron sistemin tuaj.

– Ushtrimet;  Lëvizja e rregullt që përfshin vrapin, notin, ecjen, etj. janë mënyrat më të mira që të mbani sistemin tuaj limfatik pa çrregullime dhe probleme. Ndërsa muskujt tuaj janë duke lëvizur, ato masazhojnë sistemin tuaj limfatik dhe përmirësojnë  lëvizjen limfatike.

– Ushqime për të pastruar sistemin limfatik; Një dietë e shëndetshme prodhon më pak toksina, në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia e një sistemi të bllokuar limfatik. Mundohuni të zgjidhni produkte organike sa më shumë të jetë e mundur për të shmangur pesticidet dhe kimikatet e tjera.

– Merrni frymë thellë; Ushtrohuni për të marrë frymë thellë për të stimuluar qarkullimin limfatik, për të shmangur toksinat dhe për të sjellë oksigjen më të freskët për qelizat tuaja.

– Fërkimi i trupit; fërkimi i trupit në mënyrë rrethore (me sfungjer) gjatë larjes përmirëson qarkullimin limfatik dhe i jep gjithë sistemit tuaj limfatik nxitje në veprim.

– Veshje të lirshme; veshjet e shtrënguara ngadalësojnë rrjedhjen limfatike dhe mund të shkaktojnë bllokime.

Ushqime që nxisin rrjedhjen limfatike

– Frutat; të tilla si: boronicat, mënaferrat, luleshtrydhet, kumbullat e freskëta ose të thata, qershitë, rrushi, shega; ndihmojnë sistemin limfatik, organet e brendëshme dhe veshkat për të hequr qafe lloje të ndryshme të toksinave të dëmshme. Këto fruta janë të ngarkuar me antioksidantë dhe ushqyes të shumtë që ndihmojnësistemin imun dhe sistemin limfatik.

– Perimet; sidomos perimet me gjethe (për shkak të përmbajtjes së tyre klorofilit)të tilla si: spinaqi, marule, brokoli, selino, preshi (prasi), qepët jeshile, lakra, etj.

– Leshterikët dhe algat e detit; përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat pastrojnë dhe forcojnë sistemin limfatik.

– Farat; Arrat, bajamet, farat e lirit, farat e kungullit, farat e chias, kanë përfitime shëndetësore mahnitëse për sistemin limfatik.

– Avokado, bananja, hurmat arabe; sigurojnë vitamina të rëndësishme, minerale, antioksidantë, acide yndyrore, dhe përfitime të tjera të dobishme për të mbrojtur sistemin limfatik dhe për të pastruar trupin tuaj nga toksinat.

Shtoni fruta të papërpunuara, perime, dhe lëngje të freskëta në dietën tuaj sepse ato ofrojnë enzima të fuqishme dhe acide për të pastruar sistemin tuaj limfatik; por mos e teproni dhe mos konsumoni më shumë se një racion normal.

– Pini shumë ujë; Trupi juaj ka nevojë për ujë për të qëndruar i hidratuar për të mbajtur lëngjet  limfatike të rrjedhin  siç duhet. Pini 6 deri në 8 gota filtruar në ditë.

Ushqime që duhet të shmangni

– Ëmbëlsirat artificiale
– Mishin e kuq
– Ushqimet e konservuara
– Farat e rafinuara.
– Ushqimet e përpunuara
– Ushqimet e larta në kripë
– Ushqimet e skuqura
– Shmangni produktet kimike; Shumica e kremrave komerciale si: pasta, krem, ruajtësit nga dielli, deodorantet, produktet kozmetike,etj janë plot me kimikate që përfundojnë në sistemin tuaj limfatik. Të gjitha këto ushqime janë të njohura për prodhimin e mbeturinave toksike dhe mund të bllokojnë sistemin limfatik.

Në qoftë se ju i përmbaheni këtyre këshillave, sistemi juaj limfatik do të punojë në mënyrë më efikase për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ju do të keni më shumë energji, më pak dhimbje, dhe më pak toksina në trup.