Qumështi i Dhisë

Published On: January 26th, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Qumështi i Dhisë

Qumështi i Dhisë

 

Dhia shtëpiake (Capra aegagrus hircus) është një prej llojit të kafshëve të fuqishme që mund të jetojë në mjedise të ndryshme, në male, fusha dhe shkretëtirë. Mashkulli i dhisë quhet Cap ndërsa i vogli keç apo edh. Dhia shtëpiake prejardhjen e ka nga dhia e egër (dhia e egër jeton në disa vende të botës, si dhe në trevat shqiptare). Është zbutur nga njeriu gjatë shekullit të XI para erës së re, në Lindjen e Afërt, në Levant ose në Zagros.

Rëndësia ekonomike

Njerëzit shfrytëzojnë mishin, lëkurën dhe qumështin e dhisë. Nga qumështi i dhisë bëhet edhe djath i cili është shumë i kërkuar sepse i atribuohen veti shëruese. Në krahasim me peshën trupore dhe sasinë e qumështit që jep, dhia është kafsha që jep më shumë qumësht nga çdo kafshë tjetër e të njëjtës madhësi trupore. Sasia e qumështit është në kufijtë mes 1,7 deri në 2,7 litra qumësht në ditë. Nga lëkura e dhisë bëhen dorashka shumë të buta. Dhitë, për ushqim nuk zgjedhin shumë, i hanë të gjitha pjesët e bimëve, preferojnë gjethet e pemëve por edhe degët e tyre, sepse sistemin tretës e kanë shumë të zhvilluar. Disa e quajnë dhinë edhe lopa e fukarenjve. Ruhet së bashku me delet në vendet malore sepse është e aftë të ngjitet në vende të pjerrëta ku lopët nuk është e mundur të mbijetojnë.

Dhitë mund të shkatërrojnë sipërfaqe të tëra me bimësi, sepse hanë bimët me gjithë  rrënjët e tyre pa përjashtim. Deri në fillim të shekullit XX përdoreshin si kafshë tërheqëse dhe i tërhiqnin qerret, dhe nëse nuk kishte kafshë të mëdha në dispozicion, përdoreshin edhe për lëvrimin e tokës. Në Tibet, me dhi transportohej kripa. Dhia shtëpiake jeton në të gjitha vendet e botës, me përjashtim të vendeve me klimë shumë të ftohtë.

Kohët e fundit, qumështi i dhisë ka fituar popullaritet dhe përdorim të gjërë. Arsyet për popullaritetin e tij në mbarë botën është në shumë aspekte. Së pari, ne duhet ti kujtojmë vetes tonë se “jo të gjithë llojet e qumështit janë krijuar të barabartë.” Dallimet në mes qumështit të lopës dhe qumështit të dhisë nuk mund të duken qartë që në shqyrtimin e parë. Një vështrim nga afër, zbulon disa faktorë kyç që luajnë një pjesë integrale në mënyrën se si qumështi (nga lopët apo dhitë) përputhet me trupin e njeriut në faza të ndryshme të tij. Të gjithë njerëzit janë krijuar të mbështetur tërësisht mbi qumështin e nënave për të paktën gjashtë muajt e parë të jetës. Nuk ka asnjë ushqim tjetër në botë më të mirë se qumështi i nënave, dhe kjo është vërtetuar si në laborator dhe në botën reale.  Sipas zbulimeve, qumështi i dhisë përmban enzima që afrojnë me qumështin e nënave dhe kjo do të ishte një alternativë e mirë për fëmijët.

Qumështi i dhisë është i pasur me: Yndyrë, proteinë, lactose, calori, ujë, Carbohydrate, Cholesterol, Calcium, fatty acids, fiber, saturated fat, vitamins: A, B2, C, D, magnesium. Copper, sodium, zink.

Dobitë e qumështit të dhisë

– Është i lehtë për t’u tretur

Përmbajtja e yndyrës në  qumështin e lopës dhe të dhisë është i ngjashëm, por rruazat e yndyrës në qumështin e dhisë janë më të vogla, duke e bërë atë më të lehtë për t’u tretur nga trupi. Pasi qumështi arrin në bark, proteinat në qumështin e dhisë formojnë një gjizë më të butë se sa qumështi i lopës – vetëm rreth 2 % e qumështit të dhisë është gjizë, krahasuar me rreth 10 % në qumështin e lopës – duke ndihmuar trupin ta tretë atë me më pak acarim se qumështi lopës.
Gjithashtu, qumështi i dhisë është më i ulët në lactose, apo sheqerna të qumështit, se sa qumështi i lopës. Shumë njerëz kanë probleme me tretjen e qumështit të lopës dhe në të vërtetë nuk janë alergjik ndaj lactosës – qumëshi i dhisë mund të jetë një alternativë e besueshme.

– Ka më pak proteina alergjike dhe shkakton më pak inflamacion

Shumica e njerëzve që janë të ndjeshëm ndaj qumështit të lopës, në të vërtetë janë të ndjeshëm ndaj një prej proteinave që gjenden në të (casein A1). Përveç kësaj, qumështi i lopës shkakton alergji në mesin e fëmijëve që mund të vazhdojnë edhe në moshën më të rritur. Kjo për shkak se përmban më shumë se 20 alergene të ndryshme (duke përfshirë casein A1), që mund të shkaktojnë reaksione alergjike, e cila shpesh ngatërrohet si simptome e alergjive sezonale.

Por çfarë është Casein A1? Kjo proteinë është shumë nxitëse për inflamacion tek disa njerëz, dhe është shkak për shumicën e sëmundjeve. Casein A1 mund të kontribuojë në problemet gastrointestinale, si sindromi i zorrës nervoze, Crohn, ulçëra në zorrë dhe koliti – dhe disa probleme të tjera si puçrra në fytyrë, sëmundje autoimune dhe ekzemë.

Ka disa lloje të lopës që nuk prodhojnë casein A1, si lopët Jersey dhe Guernsey, por shumica e lopëve në SH.B.A., në Evropën Perëndimore dhe Australi janë Holstein dhe Fresian, të cilat prodhojnë casein A1.
Në të kundërtën e kësaj, qumështi që përmban kryesisht ose ekskluzivisht casein A2 nuk shkakton asnjë nga këto efekte inflamatore. Qumështi i dhisë  përmban vetëm casein A2, duke e bërë atë, më të afërt me qumështin e gjirit të njeriut. Në fakt, një studim sugjeron se qumështi i  dhisë, është shumë herë më pak alergjik për fëmijët se sa qumështi i lopës.

– Është i lartë në kalcium dhe acide yndyrore, por i ulët në kolesterol

Qumështi i lopës është konsideruar shpesh si një nga ushqimet kryesore të pasur me kalcium, por qumështi i dhisë përmban sasi më të larta të kalciumit. Ai është më i pasur me minerale, me rreth 33 % e vlerës së rekomanduar ditore kundrejt 28 % që gjenden në qumështin e lopës.

Qumështi i dhisë ka gjithashtu nivele të larta të acideve yndyrore 30-35 % në krahasim me 15-20 % që gjenden në qumështin e lopës. Këto acide yndyrore rritin energjinë trupore,  ndihmojnë rritjen e nivelit të  kolesterolit “të mirë” dhe reduktojnë nivelin e kolesterolit të dëmshëm, ndihmojnë në trajtimin e  sëmundjeve koronare dhe çrregullimet e zorrëve.

– Ruan dhe mban shëndet më të mirë të lëkurës

Acidet yndyrore dhe trigliceridet që gjenden në qumështin e dhisë, jo vetëm ju mbajnë të shëndetshëm nga brenda, por  ju ndihmon të dukeni mirë edhe në pjesën e jashtme. Cilësitë hidratuese të këtij qumështi ndihmojnë për të mbajtur lëkurën e fëmijës të butë. Qumështi i dhisë ka gjithashtu nivele të larta të vitaminës A, e cila mund të përmirësojë ngjyrën e lëkurës, lufton puçrrat në fytyrë dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm të lëkurës. Në fakt, ai konsiderohet si një nga mënyrat më të shëndetëshme shtëpiake për puçërrat e fytyrës. Acidi laktik që gjendet në qumështin e dhisë ndihmon trupin të shpëtojë nga qelizat e vdekura të lëkurës, dhe shndrit tonin e lëkurës; duke luftuar zverdhjen e lëkurës!

 – Ndihmon trupin të  thith mineralet dhe lëndët ushqyesve

Qumështi i dhisë është fituesi për përmbajtjen e mineraleve dhe lëndëve ushqyese, të cilat treten lehtë nga trupi.
Studime të hershme kanë zbuluar se përbërësit si: hekuri, kalciumi, magnezi dhe fosfori, treten dhe thithen më lehtë nga trupi se qumështi i lopës.
Nëse keni ndonjë çështje gastrointestinale, ulçër në zorrë apo sindromin e zorrës nervoze, ju duhet të qëndroni larg  nga qumështi i lopës.

Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur. Te fëmijët që e kanë konsumuar qumështin e dhisë, është vërejtur rritje dhe zhvillim më i shpejtë, si dhe masë më e madhe trupore, në krahasim me fëmijët e ushqyer me qumësht të lopës.

Qumështi i dhisë është i pasur me kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për fortësinë e eshtrave, zink dhe selen, antioksidues të fuqishëm, të cilët forcojnë sistemin imun, është i dobishëm për personat që vuajnë nga anemia, që shkaktohet si pasojë e mungesës së hekurit në gjak.

Po qumështi i deles?

Ky qumësht i butë është mjaft i ngjashëm me qumështin e dhisë; në fakt, në shumë raste, është i shëndetshëm. Një filxhan qumësht dele përmban më shumë kalcium, karbohidrate dhe proteina se homologu i tij qumështi i dhisë.

Qumështi i deles është gjithashtu më i lartë se qumështi i dhisë dhe lopës, në vitamina dhe minerale si vitamina B12, vitamina C, folate dhe magnez.
Si qumështi i dhisë ashtu edhe qumështi i deles është lehtësisht i tretshëm nga trupi, në sajë të rruazave të vogla të yndyrës që e bëjnë më të lehtë tretjen e ushqimit. Ai përmban nivele të ngjashme të acideve yndyrore, kështu që është më pak irritues.

Yndyrnat që përmban qumështi i deles janë kryesisht monounsaturated dhe polyunsaturated (dmth të mira), një filxhan përmban pothuajse dyfishin e yndyrës që përmban qumështi i lopës dhe dhisë. Pra sasi e vogël e tij plotëson nevojat ditore që ka nevojë trupi.

Si ta konsumoni?

– Për përfitime optimale, qumështi i dhisë rekomandohet të pihet i papërpunuar.

– Qumështi i dhisë mund të përdoret si një zëvendësim për qumështin e lopës në çdo recetë.

– Pirja e qumështit të dhisë i papërpunuar, mund të rrisë imunitetin e trupit kundër sëmundjeve, të ndërtojë densitet të kockave, të mbrojë kundër alergjive dhe madje edhe në përmirësimin intolerancës ndaj lactosës.

– Nëse e konsumoni si kos, gjithashtu ka dobi në mbështetjen e tretjes, ul rrezikun e diabetit, ndihmon uljen në peshë, për humbjen e yndyrës, dhe për të reduktuar presionin e lartë të gjakut.

– Djathi i dhisë gjithashtu është i mbushur me probiotics.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook