Qershia; Dobitë ushqyese dhe kurative

Qershia; Dobitë ushqyese dhe kurative

 

Arabisht: الكرز, al-keraz.

Anglisht: Cherry.

Emri shkencor: Cerasus.

Origjina e qershisë është Deti i Zi, në një zonë të quajtur Cerasus, prej nga ka marrë edhe emrin. Më pas u përhap në vende të ndryshme të botës. Qershia kultivohet në zona të ftohta dhe me ngricë. Turqia zë vëndin e parë në botë për prodhimin e qershisë.

Qershia është disa llojesh. Llojet më të rëndësishme janë: Qershia e idhët (Prunus cerasus) dhe qershia e ëmbël (Prunus avium).

Përmbajtja e lëndëve ushqyese të qershisë

Qershia është e pasur me: Energji, Karbohidrate, Sheqerna, Fibra, Fat, Proteina, Acid-pantothenic, Kalcium , Iron, Magnesium, Potassium, Sodium, Zink. Vitamina: vitamin A, Beta-carotene, vitamin B1, B2, B3, B6, B9, vitamin C, E, K. Është e pasur me antioksidantë dhe flavonoide.

Dobitë më të rëndësishme të qershisë

  1. Parandalon kancerin: Qershia përmban antioksidantë të rëndësishëm: queritin, perillyl, dhe acid-ellagic i cili ndihmon qelizat e trupit nga radikalet e lira të cilat të cilat jan shkak për lloje të ndryshme të kancereve.
  2. Kontrolluese të tensionit të gjakut: Qershia është burim i shkëlqyer i potaciumit i cili luan rol në rregullimin e tensionit të gjakut dhe largimin e sodiumit të tepërt në trup.
  3. Ruan shëndetin e zemrës: Konsumimi i qershisë largon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ul yndyrat në trup, rregullon nivelin e kolesterolit dhe inflomacionet kronike.
  4. Redukton infeksionet: Antioksidantët që përmban qershia zvogëlojnë infeksionet e trupit dhe eliminimin e migrenës.
  5. Përmirëson kujtesën: Qershia është burim i mirë i anthocyanins i cili ndihmon për të përmirësuar kujtesën.
  6. Parandalon sëmundjen Alzheimer: Ngrënia rregullisht e qershive ndihmon në parandalimin e shfaqjes së shumë çrregullimeve të trurit duke përfshirë sëmundjen Alzheimer.
  7. Për një gjumë të shëndetshëm: Qershia përmban Melatonin, një hormon natyral që ndihmon në rregullimin e gjumit brenda trupit.
  8. Mbështetes i sistemit imun në trup: Melatonin gjëndet në sasi të larta tek qershia e kuqe, e cila punon për të përmirësuar sistemin imunitar dhe ta bëjë atë rezistent ndaj sëmundjeve dhe mikrobeve të ndryshme.
  9. Ndihmon në uljen e peshës: Qershia përmban sasi të lartë të ujit dhe sasi të ulët të kalorive. Përmban fibra të tretshme të cilat ndihmojnë në uljen e peshës.
  10. Për flokë më të shëndetshëm: Qershia përmban sasi të larta të antioksidantëve që ndihmojnë në përmirësimin e rritjes së flokëve dhe ndalimin e rënies së tyre.
  11. Trajton problemet e lëkurës dhe lufton plakjen: Qershia përmban vitaminën A e cila është Anti-bakterial që ndihmon për largimin e problemeve të lëkurës si; puçërrat e rinisë, skuqjen e lëkurës, etj.

Studime dhe kërkime për lëngun e qershisë

Studimet kanë treguar se një gotë me lëng qershie është e barabartë me ekuivalentin e marrë nga  23 frute të ndryshme. 250 ml lëng qershie përmban më shumë anti- okside se pesë racione bizele, banane, karrota, domate dhe shalqi. Lëngu i qershisë përmban Anthocyanins, vitaminat A dhe C, Kalcium, Natrium dhe shumë lëndë të tjera ushqyese.

Bishtat e qershisë janë gjithashtu të dobishëm për kurimin e disa sëmundjeve:

– Qetësues të nervave.

– Ndihmojnë uljen në peshë.

– Pastrues të trupit nga helmet.

– Pastrues të mëlcisë.

Kujdes:

Shumica e ekspertëve theksojnë se fruti i qershisë në përgjithësi për të rriturit është i sigurt. Por gjethet dhe farat e qershisë përmbajnë lëndë helmuese acid-toksik. Prandaj nuk duhet të hani farën apo gjethen e qershisë.

 

 

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook