You are here:---Mjedra, Ari i Kuq

Mjedra, Ari i Kuq

2018-04-15T23:16:43+00:00April 15th, 2018|Categories: Fruta Perime|

Mjedra, Ari i Kuq; Me veti të mrekullueshme shëndetësore dhe mjekësore

 

Arabisht: العُلَّيْق الأحمر

Anglisht: Raspberry, European raspberry.

Emri shkencor: Rubus idaeus Lat.

Familja: Rosaceae.

Shqip: Mjedra, mjedhra, manaferrë e kuqe, malinë, dredhëz, manaferrë e butë.

 

Mjedra është bimë shkurre, dy ose shumëvjeçare, që mund të ndryshojnë në madhësi, me lule të bardhë e me pesë petale, me gjethe të gjera, ovale ose eliptike, me fruta të kuq, me shije të ëmbël dhe aromatike.

Fakte për mjedrën

Origjina e Mjedrës është Evropa Jugore, pellgu i Mesdheut dhe Azia Qëndrore.  Mbreti Edward I i Anglisë kishte inkurajuar kultivimin e mjedrës në vend. Edhe Xhorxh Uashingtoni ishte i njohur të kishte kultivuar mjedra në malin Vernon, 40 varietete ishin në dispozicion deri në kohën kur shpërtheu Lufta Civile.

– Mjedra (Rubus idaeus) është kultivuar kryesisht për frutat , por edhe për gjethet dhe rrënjët e saj të cilat kanë veti medicinale.

– Mjedrat përmbajnë një përbërje të quajtur anthocyanin, e cila është një pigment që i jep frutit ngjyrën e kuqe.

– Mjedra përmban sasi të larta të folateve, hekurit dhe vitaminës C.

– Mjedra ka efekte anti-oksidante, që luajnë rol në vrasjen e kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë.

– Janë konsumuar që nga kohët parahistorike, por u kultivuan në Francë dhe Angli në vitet 1600.

– Mjedra mund të gjenden në ngjyrë vjollcë, të kuqe, ari dhe ngjyrë të zezë.

– Edhe pse ka mbi 200 lloje të bimws, vetëm dy lloje janë komercializuar në mënyrë kulturore.

– Rrënjët e saj mbijetojnë deri në 10 vjet.

– Rusia prodhon 125,000 Ton mjedër në vit, kështu që konsiderohet si prodhuesi më i madh në botë.

– Kultivimi i mjedrës po bëhet gjithashtu i mundur edhe në Kosovë.

– Rrënja e mjedrës përdoret për shkrirjen e gurëve në veshka.

– Në Francë, gjethet përdoren si tonik për gjëndrën e prostatës.

Pjesët që përdoren: Frutet, gjethet dhe rrënjët.

Vlerat ushqyese të mjedrës: Kalori, Fat: Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Sheqer, Protein, vitamins: A, B5, B6, C, D, E, Calcium, Iron, Magnesium, acid-salicylik, Flavonoide, Omega 3 dhe Bakër.

Dobitë shëndetësore të mjedrës

– Fruti i mjedrës ruan shëndetin e mëlçisë.

– Lufton radikalet e lira që shkaktojnë kancer.

– Ndihmon në luftimin e kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë.

– Fruti është i pasur me lëndë ushqyese dhe është i  dobishëm për parandalimin e anemisë.

– Forcon veshkat dhe ndihmon në funksionin e tyre.

– Mjedrat janë të pasura me fibra që ndihmojnë në procesin e tretjes.

– Ndihmon në ruajtjen e nivelit të lartë të metabolizmit dhe djegien e yndyrës.

– Zvogëlon rritjen e kërpudhave dhe baktereve në trup, të cilat mund të çojnë në infeksionin vaginal dhe rezultatet e sindromit të zorrës së irritueshme.

– Mjedrat  posedojnë enzima metaloproteinazë që kërkohen për rinovimin dhe zhvillimin e indeve, forcimin e shikimit dhe kockave.

– Mjedrat janë të dobishme për gratë gjidhënëse dhe gratë shtatzëna.

– Mjedrat  janë të larta në antioksidantë dhe phytonutrients ,të cilat ndihmon për të përmirësuar sistemin imunitar.

– Lëngu i mjedrës përdoret me mjalt për të kuruar ethet, lodhjen dhe infeksionet.

– Një maskë fytyre e frutave përdoret për të zhdukur skuqjen e lëkurës, rrudhat dhe për pastrimin e plagëve.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të zemrës dhe luftimin e simptomave të Diabetit.

– Ekstraktet e gjetheve dhe rrënjëve konsiderohen si agjent anti-inflamator, decongestues, astringent, oxytocic, oftalmik dhe stimulues.

– Gjethet janë përdorur më parë (zakonisht si çaj) për të trajtuar diarrenë, gjakderdhjen e rëndë menstruale dhe shkarkimin vaginal, inflamacionin e gojës dhe fytit, për grykët, dhimbje të fytit, venat me variçe. Gjethet mund të forcojnë membranat mukozale në të gjithë trupin dhe të kenë një efekt pozitiv në sistemin e tretjes.

Përdorimi

• Frutat konsumohen të papërpunuara ose të gatuara.

• Në Indi, frutat përdoren për të bërë ëmbëlsira, si fruta të thara dhe pije.  

• Mjedra shërbehet gjithashtu me akullore ose krem.

• Ato janë shtuar në karamele, ëmbëlsira  dhe produktet e qumështit, për të rritur aromën dhe shijen.

• Frutat e thata përdoren në produkte të ndryshme ushqimore.

• Fidanët e rinj gatuhen si asparagus.

• Gjethet përdoren si  çaj bimor.

Masat paraprake

• Përdorimi i tepërt mund të shkaktojë diarre.

• Mund të shkaktojë reaksione alergjike në disa njerëz.