Nervi Shiatik

Published On: December 14th, 2022Categories: Kockat dhe Nyjet, Sëmundjet0 Comments on Nervi Shiatik

Si të trajtoni dhimbjet e Nervit Shiatik

 

Nervi shiatik është ai nerv që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi nga një hernie diskale që del nëpërmjet vertebrës së 5-të lumbare dhe të parës sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesën ku ai kalon. Kur hernia diskale del nëpërmjet vertebrës së 4-ët lumbare, dhe vertebrës së 5-të lumbare, ajo shtyp nervin e 5-të lumbar dhe vertebrën e 1-rë sakrale (S 1).

SIMPTOMAT

Simptomat e nervit shiatik përfshijnë dhimbje, djegie, ndjesi shpimi gjilpërash, dhe mpirje përgjatë rrugës së nervit shiatik. Në raste të rënda, dhimbja mund të shoqërohet me dobësi. Në mënyrë tipike, simptomat e nervit shiatik janë të përsëritura deri sa shkaku të gjendet dhe të trajtohet.

SHKAQET

Dallimi mes nevralgjisë shiatike dhe pezmatimit të nervit shiatik është thelbësore për trajtimin e duhur. Në rastet e pezmatimit të nervit shiatik, dhimbja ndodh për shkak të inflamacionit të shtegut nervor, ndërsa në nevralgjinë shiatike dhimbja shkaktohet zakonisht nga një acarim nervor për shkak të diskut, kockave, dhe / ose mosfunksionimit të muskujve.

Ndonjëherë, dhimbjet kronike muskulare mund të jenë për shkak të kushteve të ulëta tiroide, mangësia e lëndëve ushqyese, lëndimet e vjetra në nyjet lidhëse që nuk shërohen plotësisht ose saktë, dhimbjet nga problemet në organet e brendshme, dhe / ose stresi emocional.

Ushtrimi i pamjaftueshëm dhe, muskujt e dobët dhe / ose të tensionuara, mund të krijojnë mosbalancim që përfundimisht rezulton në dhimbje të nervit shiatik.

Shënim: Trajtimi i duhur i nervit shiatik kërkon largimin e shkakut të presionit mbi vetë nervoin shiatik, së bashku me stresin jonormal mbi këmbë, gju, ijë, dhe / ose në fundshpinë që ndikon ecjen në këmbë dhe shkakton tendosje shtesë për muskujt përkatëse.

TRAJTIMI NATYRAL I NERVIT SHIATIK

  • Ushqimi

Hani ushqime organike të pasura në thiamine (vitaminë B1) dhe magnez, që të dy ushqyes që veprojnë si relaksues natyror të muskujve. Ushqime të tilla përfshijnë perimet me gjethe jeshile të errët, perimet e verdha, drithërat, farat e papërpunuara dhe arrat.

Një vitaminë tjetër që duhet të jetë e lartë në dietën tuaj është vitamina B12. Kjo vitaminë ndihmon prodhimin e myelin, një shtresë mbrojtëse e indeve nervore delikate. Mangësia e B12 shkakton dëmtim të nervave tuaja. Burime të mira ushqimore të B12 janë: peshku, mishi lopës, mishi qengjit dhe vezët; që të gjitha organike.

Mangësia e kaliumit është e lidhur gjithashtu me dhimbjet e nervit shiatik dhe mendohet të krijojë dhimbje poshtë këmbës së djathtë. Kaliumi rregullon kontraktimet e muskujve, kështu që sigurohuni që  të hani shumë ushqime të pasura në kalium. Avocadot, bananet, kajsitë e thata dhe frutat e kivit janë të gjitha zgjedhje të mira. Një tjetër burim i madh është melasa e zezë.

Mangësia e sodiumit është e thënë të krijojë dhimbje shiatike poshtë këmbës së majtë. Nëse ky është rasti juaj, atëherë zdjidhni ushqime organike të papërpunuara të pasura në sodium, të tilla si: selino, perimet e detit si leshterik dhe nori, aloe dhe lëngjet e perimeve. Kripa Himalayane rozë është gjithashtu një burim i madh i natriumit dhe përmban një numër të kosniderueshëm të mineraleve esenciale.

Eliminoni kafenë dhe pijet e tjera me bazë kafeine, çokollatat, dhe të gjitha sheqernat, dhe pini shumë ujë të filtruar.

Është e rëndësishme për të mos shtuar toksicitetit të mëtejshme në sistemin tuaj në procesin e shërimit, prandaj përpiquni të përmbaheni për sa më poshtë:

  • Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.
  • Mos konsumoni shurup misri të lartë në fruktozë.
  • Mos pini asnjë pije të gazuar.
  • Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.
  • Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
  • Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.
  • Shmangni viçin konvencional.

 

  • Aromaterapia

Aplikoni një kompresë të ftohtë dhe / ose masazhoni lehtë rajonin e nervit shiatik me vajra esenciale të kamomilit, livandos, ose thuprës. Shtoni 12 pika vaj esencial në për 30ml vaj vegjetal dhe shkundeni mirë para se ta përdorni për të shpërndarë vajrat. Masazhoni butësisht pjesën mbrapa, mbrapa kofshës dhe deri te këmbët.

  • Fizioterapia

Fizioterapia dhe ushtrimet e shtrirjes janë të mira për të forcuar muskujt dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe ngurtësinë. Këtu janë dy ushtrime të rekomanduara:

Përkulja e shpinës

  • Shtrihuni mbi bark.
  • Vendosni shuplakat në nivelin e gjoksit dhe shumë ngadalë ngrini kokën dhe gjoksin lart. Pjesa e poshtme e trupit qëndron në dysheme.
  • Harkoni shpinën prapa.
  • Mbajeni për 20 sekonda.
  • Përsëriteni 3 herë.

Tërheqja e shpinës

  • Shtrihuni mbi kurriz.
  • Mblidhni gjunjët ngadalë deri në drejtim të gjoksit.
  • Mbajeni për 20 sekonda dhe pastaj ngadalë i ktheni këmbët në pozicionin e fillimit.
  • Përsëriteni 5 herë.
  • Produktet bimore mbështetëse

Bimët e egra të shkretëtirë për Shëndetin e Kockave dhe Kyçeve


Një mënyrë jetese e ngarkuar, ushqimet e dëmshme dhe të pashëndetshme në dietë, e cila detyrimisht është e ulët në kalcium, kontribuon në zvogëlimin e densitetit të kockave, humbjen e hershme të kockave dhe rritjen e rrezikut për fraktura dhe sëmundje të ndryshme tëkockave. Aktiviteti i ulët fizik gjithashtu shton degjenerimin e kockave. Dhimbja e kyçeve, në anën tjetër, vjen me rritjen e moshës, lëndimin, mbajtjen e peshës së tepërt dhe konsumimin e kërcit.

Kështu, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit (WAHR&D) ka bërë kërkime të jashtëzakonshme dhe ka prodhuar produktet më të mira bimore për dhimbjet e kyçeve dhe muskujve dhe për trajtimin e problemeve të ndryshme të kockave, kyçeve dhe muskujve. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook