Luleshtrydhja, Fruti që Zgjat Jetën e Trurit

Luleshtrydhja, Fruti që Zgjat Jetën e Trurit

 

Arabisht: الفراولة  – Al Ferawile.

Anglisht: Strawberry.

Emri shkencor: Fragaria x Ananassa.

Përshkrim: Luleshtrydhja  është  bimë barishtore me lartësi 5-30 cm, gjethet treshe dhe të dhëmbëzuara, lulet me ngjyrë të bardhë. Lulet mblidhen nga prilli deri në qershor, ndërsa frytet mblidhen nga qershori deri në gusht , aroma dhe shija e të cilave janë të parezistueshme ..

Pjesët e bimës që përdoren: Rrënjët, lulet dhe fruti.

Vlerat ushqyese të Luleshtrydhes: Luleshtrydhja është e pasur me: Kalori, Fat: Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Sheqer, Protein, vitamins: A, B5, B6, C, D, E, Calcium, Iron, Magnesium, acid-salicylik, Flavonoide, Omega 3 dhe Bakër.

Dobitë shëndetësore të luleshtrydhes

Përveç shijes dhe aromës së mrekullueshme, luleshtrydhet kanë efekte jashtëzakonisht të dobishme si për shëndetin ashtu edhe për bukurinë.

– Konsumimi i luleshtrydhes ruan shëndetin e trurit,  plakjen e tij dhe forcojnë kujtesën.

– Ndihmojnë për shëndetin e enëve të gjakut dhe eliminojnë kolesterolin e tepërt në gjak.

– Ulin rrezikun e prekjes nga sëmundja e diabetit dhe sëmundjet  e zemrës.

– Luftojnë kancerin e gjakut  dhe sëmundjet e mëlçisë.

– Largojnë dëshirën për të pirë duhan dhe pastrojnë gjakun.

– Ndihmojnë lëkurën që të jetë më elastike, luftojnë rrudhat, largojnë puçërrat, pikat, zbusin lëkurën. Për të luftuar rrudhat, mund të përgatisim një maskë me luleshtrydhe. Mjafton që tulin e luleshtrydhes ta përhapim nëpër fytyrë dhe ta mbajmë 20 minuta mbi lëkurë duke e masazhuar atë para se ta shpëlajmë.

– Ruajnë shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të tyre. Me luleshtydhe mund të krijohet edhe një pastë natyrale për të zbardhur dhëmbët. Nëse copat e luleshtrydhes i përziejmë me një lugë çaji sodë buke, masën e krijuar mund ta përdorim në vend të pastës së dhëmbëve.

– Largojnë zbokthin e flokëve, rënien e tij dhe i ruajnë atij gjallërinë dhe shkëlqimin.

– Luftojnë sëmundjen e reumatizmës, përdhesit dhe  forcojnë kockat.

– Forcojnë shikimin dhe e ruajnë atë nga rrezet e dëmshme.

– Ruajnë veshkat nga formimi i gurëve.

– Luftojnë aneminë e gjakut.

– Largojnë stresin dhe ankthin.

– Forcojnë stomakun, kurojnë ulçërat e tij, ndihmonë tretjen dhe uljen në peshë.

– Të dobishme dhe shumë ushqyese gjatë shtatzanisë.

– Forcojnë sistemin imun të fëmijëve. Mosha 1-3 vjet = 15 g në ditë, 4-8 vjec = 25 gr në ditë.

Gjethet e Luleshtrydhes

Gjethet e luleshtrydhe përmbajnë: karotenoide, proteinë, pektinë, holinë.

– Esenca përbëhet nga gjethet e thara të luleshtrydhes.

– Gjethet e luleshtrydhes përdoren në infeksionet e mukozës së zorrëve që shoqërohen me heqje barku.

–  Kundër gurëve të aparatit urinar dhe në sëmundje të veshkave.

– Nga jashtë, çaji i esencës përdoret në kompresa për hemorroide të gjakosura.

– Për shpëlarjen e gojës së infektuar dhe me erë të keqe.

– Kundër ekzemës etj.

Merren 5g gjethe të thara në 500 ml ujë të vakët, lihet nga darka në mëngjes, më pas kullohet dhe pihet 2 gota çaji në ditë.

Shënim!

– Luleshtrydhja është e sigurtë për shumicën e njerëzve, për gratë shtatzëna apo gjidhënëse.

– Tek disa njerëz mund të shkaktojë alergji, kruajtje ose skuqje të lëkurës.

– Nuk preferohet që fëmijët më pak se një vjeç të konsumojnë luleshtrydhe.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook