Luledielli; Për Zemrën dhe Diabetin
Luledielli; Për Zemrën dhe Diabetin
Arabisht: دوار الشمس – Duvaru Shems
Anglisht: Sunflowers.
Emri shkencor: Helianthus L.
Familja: Asteraceae.
Përshkrimi: Luledielli është bimë njëvjecare me gjatësi deri në 3 m. Kërcelli i fortë dhe gjethet e ashpra e të gjelbra kurorëzohen me një lule të madhe, të rrumbullakët, me petale në ngjyrë të verdhë të ndezur. Petalet rrethojnë pjesën e errët në qendër, që përbëhet nga lule të vogla në formë tubthash. Kur pjalmohen nga insektet, këto lule të vogla japin farat e ngrënshme të lulediellit. Diametri i boçes së lulediellit shkon nga 5 deri në 50 centimetra dhe prodhon 100 deri në 8.000 fara. Është quajtur luledielli për arsye se e ndjek diellin. Ukraina zë vendin e parë në botë për prodhimin e lulediellit. Orgjina e lulediellit është Meksika, Peruja dhe Amerika.
Mjekët e vjetër e kanë përdorur për kurimin e malarjes, uljen e kolesterolit në gjak, dhe arterio sklerozën. Gjethet e saj i përdornin për uljen e temperaturës.
Farat e lulediellit janë të pasura me: Energji, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, fat, proteina, një gamë të gjërë vitaminash, B1, B2, B3, B5, B9, C, E, minerale; Calcium, Iron, Magnesium, Magnese, Fosfor, Potassium, Sodium, Zink. Vetëm 50 gramë fara të Lulediellit ofrojnë 100 % të nevojave për Vitaminë E për trupin e njeriut.
Dobitë e farave të Lulediellit
– Pakëson yndyrat e dëmshme dhe shton yndyrat e dobishme në trup.
– Ul rrezikun e arterieve koronare.
– Ul rrezikun nga prekja e kancerit të mushkërive.
– Luftojnë radikalet e lira në trup, parandalojnë tumoret dhe pastrojnë gjakun nga helmet.
– Ndalojnë mpiksjet.
– Ndihmojnë zhvillimin e trupit.
– Ndihmojnë për stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ulin kolesterolin.
– Ndalojnë zhvillimin e lëndës Glycogen në mëlçi.
– Largojnë stresin dhe shqetësimet.
– Nxitin prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
– Qetësues të sistemit nervor, ulin tensionin dhe stresin.
– Ndihmojnë dëndësimin e kockave.
– Ndihmojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit, forcojnë flokun.
– Të dobishme për aneminë dhe qarkullimin e gjakut.
– Forcojnë sistemin imun dhe luftojnë infeksionet.
– Vonojnë shenjat e plakjes.
– Ndalojnë arteriosklerozën.
– Ndalojnë çrregullimet nervore.
– Rregulluese të rrahjeve të zemrës.
– Largojnë dëshirën e duhan pirjes.
– Nuk lejon krijimin e lagështirës brenda trupit.
Vaji i ludiellit
Farat e zeza të lulediellit përmbajnë vaj acidik të pangopur, vaj eterik, vitamina dhe një sërë substancash tjera të dobishme për organizmin. Përveç tjerash, fara e zezë e lulediellit përmban karbohidrate, vajra të ndryshëm, albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancave të ndryshme, siç janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter, vitaminat B1, B2, B6, acidi folik, niacina, mineralet si hekur, kalcium, magnez, zink, dhe amino acide
Përdorimet e vajit të lulediellit
Vaji i Lulediellit përdoret për gatim, për salcë sallate dhe për të bërë margarinë. Farat kanë mjaft vlera ushqyese, pasi përmbajnë 18 deri në 22 për qind proteina dhe lëndë të tjera ushqyese. Për më tepër, vaji i lulediellit është një nga përbërësit e shampove, zbutësve të buzëve, kremit të duarve, kremit të trupit dhe produkteve për bebe. Madje, ai përdoret edhe për prodhimin e vajit të motorëve.
Dobitë e vajit të lulediellit
– Ruan zemrën nga sëmundjet.
– Ruan lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit dhe njësojnë ngjyrën e saj.
– Rrit imunitetin .
– Parandalon alergjitë.