Fiku, Fruti i Këndshëm
Fiku, Fruti i Këndshëm
Arabisht: التين, Et Tin.
Anglisht: Common fig tree.
Emri shkencor: Ficus Carica L.
Familja: Moraceae.
Fiku është pemë shumëvjeçare, gjetherënës, me lartësi 4- 10 m. Me gjethe të mëdha dhe fruta të ëmbël të mbuluar me lëvore mbrojtëse. Në botë gjenden disa lloje të Fikut por më kryesorët janë Fiku i Bardhë dhe Fiku i Zi.
Orgjina e fikut është Lindja e Mesme dhe Azia perëndimore. Turqia zë vëndin e parë në botë për prodhimin e fikut, kurse Shqipëria zë vëndin e tetë në botë.
Fiku ka qënë i njohur dhe i preferuar që në kohët e lashta si frut i freskët dhe i tharë. Mbishkrime dhe skulptura të Fikut janë zbuluar në Siri. Thuhet se ai erdhi në Greqi dhe në Perëndim nga një zonë e Azisë e quajtur Carica, prej nga ka marrë edhe emrin Ficus Carica. Plini në kohën e tij jep detaje për më shumë se 29 lloje të Fikut.
Fruti i Fikut është i bekuar sepse ai përmëndet në Kuranin e Shenjtë; Allahu i Madhëruar thotë në Suren me emrin e Fikut (et Tin): “Pasha Fikun dhe Ullirin!”
Vlerat ushqyese të frutit të Fikut. Fiku është i pasur me : Carbohidrates, Calories, Fibra dietike, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potasium, Protein, Vitamins: A, B6, C, D, Magnesium, Calcium, Iron.
Dobitë e frutit të Fikut
– Ndihmon për kurimin e zmadhimit të shpretkës.
– Ndihmon për kurimin e anemisë.
– Ndihmon për kurimin e reumatizmës.
– Ul nivelin e kolesterolit në gjak.
– Ndihmon për ruajtjen e kancerit të kolitit.
– Ndihmon tretjen dhe kuron kapsllëkun.
– Qetëson çrregullimet mestruale dhe redukton dhimbjet e tyre.
– Parandalon epilepsinë.
– Ruan nga ulçërat, baktieret dhe viruset.
– Ul çrregullimet e sistemit të frymarrjes.
– Forcon mëlçinë dhe aktivizon veshkat.
– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të zemrës.
– Kuron dobësinë e qarkullimit të gjakut.
– Copëton dhe shkrin gurët në veshka.
– Ndalon gjakderdhjen.
– Qetëson nervat.
– Nxitës seksual.
– Parandalon tumoret.
– Forcon kockat dhe dhe lufton infeksionet e kyçeve.
– Parandalon ngritjen e tensionit të gjakut.
– Ndihmon të sëmurët me diabet.
– Aktivizon sistemin nervor dhe ndalon dhimbjen e migrenës.
– Ndihmon kurimin e tumoreve të gojës.
– Ndihmin për kurimin e astmës.
– Ndihmon për sëmundjet e shkaktuara nga i ftohti si: kollën kronike, gëlbazën, vështirësi në frymarrje, etj.
– Heq qafe puçërrat dhe parandalon puçërrat e rinisë.
– Forcon flokun, nxit rritjen e tij dhe vonon thinjat.
– Parandalon rrudhat, largon tharjen lëkurës, zbut lëkurën dhe largon qelizat e vdekura nga lëkura.
Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike
– Kundër sëmundjes së astmës.
– Ulin kolesterolin dhe yndyrat në gjak.
Përdorimi: 2-3 gjethe Fiku i ziejmë për 15 min dhe e pimë 25 min para ose pas ngrënies.
Disa këshilla të rëndësishme
– Konsumoni Fik të freskët dhe rregullisht për rezultate sa më të mira.
– Mos konsumoni Fik të ngrirë.
– Fikun e thatë vendoseni për disa orë në ujë para konsumimit.
– Parësore është mos teprimi në konsumimin e tij.
– Konsumi i tepërt i tij mund të shkaktojë diarre.
– Në vecanti të sëmurët më veshka nuk duhet ta teprojnë me ngrënien e tij.