Dardha, fruti vjeshtor i shëndetshëm për të gjithë

Dardha, fruti vjeshtor i shëndetshëm për të gjithë

 

Arabisht: الإِجَّاص

Anglisht: Pear.

Emri shkencor: Pyrus L.

Dardha është bimë drunore me lartësi mesatare 10-17 m, gjethërënëse, me gjethe të thjeshta dhe të vendosura në mënyrë jo simetrike (2-12 cm). Me lule të bardha dhe rozë. Fruti i dradhës është i lëngshëm dhe i ëmbël me përbërje pak të kokrriztë. Sipas disa të dhënave kultivimi i dardhës daton që para 3000 vitesh. Supozohet se më këtë frut janë freskuar njerëzit që në epokën e gurit. Në Odise, Homeri dardhën e karakterizon si “Dhuratë nga Zoti“, kurse në kohën e mbretit freng Luigji kanë qenë simbol të luksit. Dardha jeton rreth 300 vjet. Lloje të kësaj bime rriten në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Gjenden mbi 30 loje të dardhës, disa prej tyre janë vlerësuar si ushqyese dhe disa zbukuruese. Kina zë vendin e pare në botë për kultivimin e dardhës, e pasuar nga Amerika dhe Argjentina.

Mund të konsumohen të freskëta, si lëng, të thata, reçel. Githashtu mund të kombinohen me fruta të tjera për  përdorime të ndryshme.

Dardha është e pasur me vlera të larta ushqyese: energy, carbihidrates, sugars, dietary fiber, protein, vitamins, B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, E, K. minerals, calcium, iron, magnesium, magnese, phosphorus, potassium, sodium, zink.

Dobitë shëndetësore të Dardhës

– Forcon imunitetin.

– Lufton radikalet e lira që sulmojnë trupin.

– Lufton qelizat kancerore, ul rrezikun nga kanceri i kolitit dhe mushkërive.

– Ul kolesterolin në gjak dhe ruan nga sëmundjet e zemrës.

– Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

– Rregullator i presionit të gjakut.

– Parandalon osteoporozën.

– Largon plogështinë dhe furnizon trupin me energji.

– Ndihmon tretjen dhe lufton kapsllëkun.

– Ndihmon zhvillimin e embrionit dhe largon rrezikun nga të metat fizike.

– Ul temperaturën dhe largon ethet.

– Ruan nga alergjitë që kapin fëmijët dhe nuk shkakton alergji.

– Ndihmon për çrregullimet e frymëmarrjes, infeksionet e fytit dhe pastrimin e mushkërive nga viruset (këshillohet për duhanpirësit).

– Ndihmon për infeksionet e fshikëzës së tëmthit dhe kolitit.

– Pastron gjakun, trajton puçrrat e fytyrës dhe redukton rrudhat.

– Redukton simptomat e plakjes dhe degjenerimin molekular të syve.

Shënim

– Dardha është frut i sigurt nëse nuk e tepron me konsumimin e saj.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook