Fiku, Fruti i Këndshëm

 

Fiku – Arabisht: التين, Et Tin.

Anglisht: Common fig tree.

Emri shkencor:  Ficus Carica L.

Familja: Moraceae.

Fiku është pemë shumëvjeçare, gjetherënës,  me lartësi  4- 10 m. Me gjethe  të mëdha dhe fruta të ëmbël të mbuluar me lëvore mbrojtëse. Në botë gjenden disa lloje të Fikut por më kryesorët janë Fiku i Bardhë dhe Fiku i Zi.

Orgjina e fikut është Lindja e Mesme dhe Azia perëndimore. Turqia zë vëndin e parë në botë për prodhimin e fikut, kurse Shqipëria zë vëndin e tetë në botë.

Fiku ka qënë i njohur dhe i preferuar që në kohët e lashta si frut i freskët dhe i tharë. Mbishkrime dhe skulptura të Fikut janë zbuluar në Siri. Thuhet se ai erdhi në Greqi dhe në Perëndim nga  një zonë e Azisë e quajtur Carica, prej nga ka marrë edhe emrin Ficus Carica. Plini në kohën e tij jep detaje për më shumë se 29 lloje të Fikut.

Fruti i Fikut është i bekuar sepse ai përmëndet në Kuranin e Shenjtë;  Allahu i Madhëruar thotë në Suren me emrin e Fikut (et Tin): “Pasha Fikun dhe Ullirin!”

Vlerat ushqyese të frutit të Fikut. Fiku është i pasur me : Carbohidrates, Calories,  Fibra dietike, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potasium, Protein, Vitamins: A, B6, C, D, Magnesium, Calcium, Iron.

Dobitë e frutit të Fikut

– Ndihmon për kurimin e zmadhimit të shpretkës.

– Ndihmon për kurimin e anemisë.

– Ndihmon për kurimin e reumatizmës.

– Ul nivelin e kolesterolit në gjak.

– Ndihmon për ruajtjen e kancerit të kolitit.

– Ndihmon tretjen dhe kuron kapsllëkun.

– Qetëson çrregullimet mestruale dhe redukton dhimbjet e tyre.

– Parandalon epilepsinë.

– Ruan nga ulçërat, baktieret dhe viruset.

– Ul çrregullimet e sistemit të frymarrjes.

– Forcon mëlçinë dhe aktivizon veshkat.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të zemrës.

– Kuron dobësinë e qarkullimit të gjakut.

– Copëton dhe shkrin gurët në veshka.

– Ndalon gjakderdhjen.

– Qetëson nervat.

– Nxitës seksual.

– Parandalon tumoret.

– Forcon kockat dhe dhe lufton infeksionet e kyçeve.

– Parandalon ngritjen e tensionit të gjakut.

– Ndihmon të sëmurët me diabet.

– Aktivizon sistemin nervor dhe ndalon dhimbjen e migrenës.

– Ndihmon kurimin e tumoreve të gojës.

– Ndihmin për kurimin e astmës.

– Ndihmon për sëmundjet e shkaktuara nga i ftohti si: kollën kronike, gëlbazën, vështirësi në frymarrje, etj.

– Heq qafe puçërrat dhe parandalon puçërrat e rinisë.

– Forcon flokun, nxit rritjen e tij dhe vonon thinjat.

– Parandalon rrudhat, largon tharjen lëkurës, zbut lëkurën dhe largon qelizat e vdekura nga lëkura.

Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike

– Kundër sëmundjes së astmës.

– Ulin kolesterolin dhe yndyrat në gjak.

Përdorimi: 2-3 gjethe Fiku  i ziejmë për 15 min dhe e pimë 25 min para ose pas ngrënies.

Disa këshilla të rëndësishme

– Konsumoni Fik të freskët dhe rregullisht për rezultate sa më të mira.

– Mos konsumoni Fik të ngrirë.

– Fikun e thatë vendoseni për disa orë në ujë para konsumimit.

– Parësore është mos teprimi në konsumimin e tij.

– Konsumi i tepërt i tij mund të shkaktojë diarre.

– Në vecanti të sëmurët më veshka nuk duhet ta teprojnë me ngrënien e tij.