Ephedra Alata; Bimë e Shkretëtirës Arabe
Ephedra Alata; Bimë e Shkretëtirës Arabe
Arabisht: علندا, Alanda
Anglisht: Ephedra
Emri shkencor: Ephedra Alata
Ephedra Alata Decne; Ka aktivitet të fortë antikancerogjen, antibakterial, antioksidant, anti-inflammatory dhe antiproliferative, duke pasur kështu një potencial kundër linjave qelizore të disa llojeve të kancerit, si: kanceret e traktit të riprodhimit, të veshkave, zorrës së trashë, mëlçisë, gjirit dhe mushkërive. Është një specie medicinale që përdoret zakonisht për të trajtuar kanceret, sëmundjet e frymëmarrjes, ethet dhe hipertensionin, problemet e veshkave, astmën bronkiale, çrregullimet e sistemit të qarkullimit të gjakut, dhe çrregullimet e sistemit të tretjes. Posedon gjithashtu aktivitet antiobezitet, antidiabetik dhe citotoksik. Ka përmbajtje të lartë të lëndëve aktive: Quinones, anthraquinones, steroids, phytosteroids, phenols, terpenoids, flavonoids, saponins, glycosides, Cardiac glycosides, reduktues të sheqernave dhe antocianineve, si edhe coumarina dhe proteina.
Ephedra është bimë që gjendet në Gadishullin Arabik. Është e njohur për vetitë e saj kuruese. Është bimë shumëvjeçare, me gjatësi 50-100 cm. Nga veçoritë e bimës është se nuk ka gjethe por vetëm kërcell të gjelbër, dhe lulëzon në pranverë. Veçori tjetër e bimës është se ajo është dy lloje; femërore dhe mashkullore; bima femërore ka lule dhe lëshon fruta, dhe hyn në rangun e “Bimëve Mjekësore Kuruese”. Për kurim përdoren frutat, rrënjët dhe kërcelli.
Gjenden disa lloje të Ephedrës që rriten në Gadishullin Arabik, më të rëndësishmet janë:
العلندى الانتقالية; Latinisht: Ephedra transitoria; gjendet në vendet e Levantit (Siri, Palestinë, Jordani).
العلندى الأنثوية Latinisht: Ephedra foeminea; gjendet në Marok dhe në vendet e Levantit.
العلندى العالية Latinisht: Ephedra altissima; gjendet në Marok.
العلندى عديمة الأوراق Latinisht: Ephedra aphylla; gjendet në vendet e Levantit, Egjipt, Marok, Irak dhe në Gadishullin Arabik.
العلندى الكبيرة Latinisht: Ephedra major; gjendet në vendet e Levantit, Marok.
العلندى المجنحة Latinisht: Ephedra alata; gjendet në Gadishullin Arabik, Irak, vendet e Levantit dhe Egjipt.
العلندى الورقية; Latinisht: Ephedra foliata; gjendet në vendet e Levantit dhe Marok.
Ephedra është e pasur me; Ephedrine e cila ka aftësi për të rritur sekretimin e adrenalinës në rrjetin nervor. Flavonoids, acid-taninet, acid-folic, Pectin, vitaminat; A, C, E, B6, B5, B3, etj. Acide organike, dhe kripëra minerale si; Fosfor, Kalcium, Mangan, Bakër,etj.
Vëtitë kuruese të Ephedrës
– Fuqizon imunitetin.
– Ndihmon në parandalimin e përhapjes së tumoreve dhe kancereve në trup.
– Ephedra lufton më shpejtë kanceret në organet e brëndëshme të trupit, ndërsa kanceret që gjenden në pjesët e sipërme të trupit kërkojnë kurim dhe kohë më të gjatë.
– Lufton kancerin e gjakut, mëlçisë dhe prostatës.
– Mbron arteriet dhe zemrën.
– Rregullues i tensionit të gjakut.
– Shkrirës i gurëve të veshkave.
– Ndihmon për lehtësimin e diarresë.
– Ndihmon në shkrirjen e dhjamit të tepërt dhe për uljen në peshë.
– Ndihmon meshkujt që kanë sterilitet.
– Kuron cystitis.
– Heq helmet e trupit.
– Kuron fruthin.
– Ndihmon në kurimin e homorroideve.
– Pastrues i plagëve.
– I dobishëm për ngjyrosjen e flokëve.
– Vonon thinjat.
– Kuron infeksionet e mishrave të dhëmbëve dhe fytit.
Shënim!
– Para përdorimit të bimës Ephedra duhet të konsultohesh me mjekun herbalist.
– Përdorimi i kësaj bime është i sigurtë nëse përdoret me dozë të veçantë dhe pa e tepruar.
– MBA e përdor bimën në kura të caktuara që i gjeni këtu.