Ribes uva-crispa – Rrushi i dhelprës

Ribes uva-crispa – Rrushi i dhelprës; për shëndetin e gjithë trupit

 

Arabisht: عنب الثعلب ،  الأملج

Anglisht: Gooseberry.

Emri shkencor: Ribes uva-crispa  ose  Ribes grossularia.

Rrudhi i dhelprës ka qënë i njohur  që prej shekujsh për shkak të dobive të tij të shumta. Orgjina e tij është Afrika Veriperëndimore, Azia Juglindore dhe Evropa. Kjo bimë  bën pjesë tek familja e shkurreve dhe prodhon fruta të ngrënshëm dhe me shije të ëmbël. Bima ka lartësi deri 1.5 m.

Pjesa e bimës që përdoret janë frutat. Përdoret si çaj dhe pije.

Përmbajtja ushqyese e Rrushit të dhelprës

Gooseberry është i pasur me: Energji, Carbohydrates, Fibra, Fat, Protein. Përmban një gamë të gjërë vitaminash: A, B1, B2, B3, B5, B6, B9,C, E. Kalcium, Hekur, Magnesium, Manganese, Fosfor, Sodium, Zink.

Dobitë shëndetësore të Rrushit të dhelprës

Rrushi i dhelprës është i mrekullueshëm për plotësimin e trupit me energji, vitamina dhe minerale. Ai përmirëson shëndetin dhe mund të parandalojë shumë sëmundje. Përdorimi i tij në mënyrë të rregullt ofron shumë dobi shëndetësore.

– Mbron mëlçinë, forcon mushkëritë, ushqen trurin dhe forcon muskujt.

– Zvogëlon simptomat e astmës dhe bronkitit.

– Djeg yndyrat e tepërta të trupit.

– Ul kolesterolin dhe pakëson rrezikun e sulmeve të zemrës.

– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve të stomakut, urthin, diarrenë, ulçërën e stomakut dhe pakëson acidet në të.

– Pastrues i gjakut, largon toksinat nga trupi, rrit numrin e hemoglobinës dhe rruazave të kuqe të gjakut.

– Është i dobishëm për shëndetin e syve, përmirëson shikimin, çrregullimet në sy si dhe skuqjen dhe kruajtjen e syve.

– Forcon muskujt e zemrës.

– Mban nën kontroll Diabetin.

– Anti-inflamator; ndihmon në uljen e ënjtjeve të kyçeve të shkaktuara nga Artriti.

– Konsumimi me rregull i Rrushit të dhelprës redukton prodhimin e qelizave Osteoclasts që janë përgjegjëse për zbërthimin e kockave.

– Parandalon dhe mbron trupin nga qelizat tumorale; anti-oksidantët e Rrushit të dhelprës ndalojnë formimin e radikaleve të lira.

Dobitë e Rrushit të dhelprës për lëkurën

– Njëson dhe zbardh ngjyrën e lëkurës.

– Largon dhe pengon shfaqjen e rrudhave.

– Kuron pigmentin e fytyrës.

– Ndihmon në kurimin e puçërrave të rinisë.

– Pastron dhe riparon dëmtimet e lëkurës.

Dobitë e Rrushit të dheprës për flokët

– Forcon rrënjën e flokut dhe nxit mbirjen e tij.

– Ndalon thinjat e parakohëshme.

– Përmirëson ngjyrën e flokut dhe është balsam natyral për të.

– Parandalon akumulimin e zbokthit në lëkurën e kokës dhe pastron lëkurën e kokës.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook