Brokoli; Dobitë shëndetësore dhe receta gatimi
Arabisht: القُـنَّـبِـيط الأسود, البَرْكولي
Anglisht: Broccoli
Emri shkencor: Brassica oleracea
Familja: Brassica
Brokoli bën pjesë në një familje prej më shumë se 3000 llojesh, duke përfshirë, lulelakrën, kokëlakrën, selinon, etj. Orgjina e fjalës brokoli është nga italishtja (Broccolo), që do të thotë majë e lulëzuar. Brokoli dallohet për lulet e tij të shumta dhe me ngjyrë të gjelbër ose vjollcë.
Orgjina e brokolit është Mesdheu, veçanërisht Italia. Por më vonë ai u kultivua në shumë vende të botës si Kina, India, Spanja, Meksika, Franca, Shtetet e Bashkuara, Polonia, Pakistani, dhe Egjipti. Kina zë vëndin e parë në botë për prodhimin e brokolit, e pasuar nga Italia dhe India. Preferohet të konsumohet i freskët ose i zier me avull që të mos humbë vlerat ushqyese.
Elementët aktiv të brokolit; Calories, Energy, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Protein, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra ,Sugar, vitamin; A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, D, E, Choline, Calcium, Iron, Magnesium.
Dobitë shëndetësore dhe mjekësore të Brokolit
– Përmirëëson shëndetin e sistemit nervor, është ushqim ideal për forcimin e punës së funksionit të trurit dhe parandalon sëmundjen Alzheimer.
– Rregullon normat e presionit të gjakut.
– Brokoli është i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe parandalon osteoporozën.
– Forcon sistemin imunitar dhe mbron nga sëmundjet infektive.
– Lufton qelizat kancerore dhe parandalon kancerin e stomakut, ezofagut, prostatës, kancerin e qafës së mitrës.
– Rrit funksionin e mëlçisë.
– Ul nivelin e sheqerit në gjak.
– Ndihmon tretjen dhe parandalon kapsllëkun.
– Parandalon dëmtimin e membranës së syrit dhe kontribon në formimin e retinës.
– Parandalon arteriosklerozën dhe goditjen në zemër.
– Ndihmon uljen në peshë.
– Rrit energjinë e trupit.
– Forcon lëkurën, flokët dhe parandalon rrudhat.
– Shton qelizat e bardha të gjakut.
– Parandalon depresionin, dhe përmirëson inteligjencën.
– Ndihmon për kurimin e Astmës.
– Është ushqim ideal për gratë shtatzëna, gjidhënëse dhe për fëmijët e vegjël.
Shënim!
* Nëse e konsumon në mënyrën dhe masën e duhur, brokoli konsiderohet i sigurtë dhe pa efekte anësore.
Sallatë brokoli
Përbërësit:
– 1 brokoli të zier dhe të prerë.
– 1 lulelakër të zier dhe të prerë më parë.
– 2 domate të prera.
– 1 karrotë të prerë imët.
– Për salcën: 2 lugë vaj ulliri, 1 lugë uthull, 2 lulgë lëng limoni, pak kripë dhe piper.
Përbërësit i vendosni në një pjatë të thellë dhe shtojini salcën e përzier më parë, i përzieni mirë, dhe mund ta servirni.
Disa mënyra për gatimin e brokolit
- Supë brokoli
Përbërësit:
– 1 brokoli të prerë në copa të vogla.
– 1 qepë.
– 1 lugë gjalp.
– 2 lugë miell.
– Kripë, piper, bërzilok, rigon.
Përgatitja:
Në një tenxhere me temperaturë mesatare vendosni qepën dhe gjalpin. I përzieni deri sa të zbutet qepa, shtoni brokolin e prerë, 2 gota ujë të zier më parë, kripën, piperin, borzilokun, rigonin dhe miellin, i përzieni mirë dhe lereni të ziejë për 20-30 min. Mund ta grini në grirëse frutash, ose mund ta servirni pa e bërë pure.
- Pije me brokoli, domate, karrotë dhe xhenxhefil
Përbërësit:
– 4 karrota të prera.
– 1 domate e prerë.
– Gjysëm brokoli të prerë në copa.
– Majdanos.
– 1 limon dhe 1 portokall të shtrydhur.
– 1 lugë xhenxhefil.
Përgatitja
– Vendosini përbërësit në grirëse frutash dhe i përzieni.
– Vendoseni lëngun e përfituar në gota dhe zbukurojini më feta limoni dhe gjethe majdanozi.