You are here:-, Ushqimi-Bimë të egra që mund t’i hani si perime

Bimë të egra që mund t’i hani si perime

2018-04-30T14:28:08+00:00 April 30th, 2018|Categories: Bota Bimore, Ushqimi|

Bimë të egra që mund t’i hani si perime

 

Pranvera është në ritmin elulëzimit të bimëve të egra, të cilat janë të mbushura me lëndë ushqyese të dobishme për trupin. Këtu po përmendim disa bimë të egra që mund të konsumohen në këtë sezon të mrekullueshëm.

Luleradhiqe – Taraxacum officinale

Luleradhiqe është e lehtë për t’u njohur. Në pranverë ato kanë lule me shumë petale me ngjyrë të ndritshme të verdhë. Ju mund t’i hani të gjitha pjesët e bimës të papërpunuara ose t’i përgatitini supë të zier lehtë. luleradhiqet janë të mbushura me Vitamina A dhe C, dhe beta carotene.

– Asparagus (shpargu)  – Asparagus officinalis

Asparagu rritet në gjedje të  egër në shumicën e Evropës, disa pjesë të Afrikës Veriore dhe Azinë Perëndimore. Shpargu i egër ka një kërcell shumë më të hollë se lloji i dyqaneve ushqimore. Ai është një burim i madh i vitaminës C, tiaminës, kaliumit dhe vitaminës B6. E konsumoni të papërpunuar ose të zierë lehtë.

– Kudzu – Pueraria lobata

Pueraria lobata është një bimë me vlera të larta medicinale, por ajo është gjithashtu e ngrënshme. Bima ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në trajtimin e dhimbjes së kokës. Gjethet mund të hahen të papërpunuara, me avull ose të ziera. Rrënja mund të përgatitet si çaj.

– Zambaku – Hemerocallis

Zambaku ka lule të ndritshme portokalli. Bima është e pasur me kalori, proteina, calcium, sodium, iron, vitamin, A, C, B, acide-yndyrore,  Ju mund të hani lulet para se të hapen, mjafton t’i gatuani ato si perimet. Origjina e zambakut është Azia dhe Afrika. Rrënjët dhe lulet janë përdorur në kuzhinën keneze, japoneze, koreane dhe vietnameze që prej mijëra vitesh. Gjenden disa llojë të zambakut por jo të gjithë janë të ngrënshëm, prandaj para se të përdorni zambak duhet të pyesni një botanist ekspert.

– Tërfili i kuq – Trifolium repens

Tërfili i kuq gjendet kudo, dhe përveç veçorive të tij kuruese si: për uljen e presionit të gjakut, luftues i inflamacionit, luftues i radikalëve të lira etj, ai është gjithashtu i ngrënshëm! Ju mund të hani gjethet e tij të ziera si perime. Lulet mund t’i përdorni si çaj.

– Çikore – Cichorium intybus

Ju mund ta gjeni këtë bimë në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi. E gjithë bima mund të hahet së bashku me lulet. Bima është e njohur mirë për luftimin e parazitëve të brendshëm.

– Stellaria media

Origjina e bimës është Evropa. Kjo bimë shfaqet në maj dhe korrik. Mund të hani gjethet të papërpunuara ose të ziera; janë të larta në vitamina dhe minerale!

– Thundërmushka – Tussilago farfara

Gjethet dhe lulet përmbajnë vlera ushqyese dhe medicinale. Përdoret për lehtësimin e nxjerrjes së gëlbazës; për rrallimin dhe lehtësimin e krizave të astmës; kundër gripit të rëndë; kundër kollës së vazhdueshme. Gjethet kanë veprim të lehtë diuretik.  Mund t’i hani të ziera ose si çaj.

– Selino e egër – Ligusticum scoticum hultenii

Përdorni gjethet e papërpunuara në sallatë, salsë, supë. Bima ka shije dhe aromë të mirë dhe mund të përdoret si erëz.

– Hudhra e egër – Allium vineale

Hudhra e egër është një bimë që shpesh gjendet në fusha, kullota dhe pyje. Ajo i ngjan hudhrave të kultivuar ose qepëve të pranverës, por fidanët shpesh janë shumë të hollë. Përdoreni atë në sallatë, supë ose në oriz.

– Çanta e Bariut – Capsella bursa-pastoris

Përdorni gjethet e reja të papërpunuara në sallatë, ose të gatuar në supë.

Mëllaga – Malvaceae

Mëllaga është me gjethe të buta e të shijshme që mund të përdoret në sallata të freskëta. Përdoreni si marulja dhe zarzavatet e tjera me gjethe. Mund ta gatuani gjithashtu si spinaqi.

– Gjëmbaçi i gomarit – Silybum marianum

Gjembaçi njihet  më së shpeshti për vetitë e tij medicinale për parandalimin dhe riparimin e dëmtimit të mëlçisë. Por shumica e pjesëve të bimëve janë gjithashtu të ngrënshme dhe të shijshme. Deri kohët e fundit është kultivuar gjerësisht në kopshtet evropiane të perimeve. Gjethet mund të përdoren të ziera si asparagus.

– Netulla – Verbascum thapsus

Pjesët e ngrënshme janë gjethet dhe lulet. Lulet janë aromatike dhe me shije të ëmbël, kurse gjethet kanë shije të hidhur. Kjo bimë  mund të përdoret si çaj. Gjethet dhe lulet përmbajnë vitaminë B2, B5, B12, dhe D, choline, hesperidin, para amino, benzoic acid, magnez, dhe squfur.

– Mustarda e egër – Brassica campestris

Mustarda e egër gjendet në shumë pjesë të botës. Ajo lulëzon në mes të shkurtit dhe marsit. Mund të hani farat, lulet dhe gjethet.

– Leshterikët – Alaria esculenta

Leshterikët  janë një formë e algave të  detit. Mund t’i gjeni në pjesën më të madhe të botës. I konsumoni si sallatë ose i përfshini në supë. Leshterikët janë një burim i madh i folateve, vitaminës K dhe lignan.