Balanites Aegyptiaca

Published On: December 20th, 2022Categories: Bimët Shkretinore0 Comments on Balanites Aegyptiaca

Balanites Aegyptiaca; Për ulçërat, mukozën, parazitët, bakteriet në zorrë, kancerin e mëlçisë, hepatitin C …

 

Arabisht: الهجليج المصري

Anglisht: Thron tree, Egyptian myrobalan, Egyptian balsam.

Emri shkencor: Balanites aegyptiaca L

Familja: Zygophyllaceae

Balanites aegyptiaca është pemë shumëvjeçare, me lartësi 10 m, me gjelbërim të përjetshëm, me degë të gjata e spirale, me gjëmba të verdhë, me lule aromatike të verdha në të gjelbër me pesë petale, me fruta të ngrënshëm por të hidhur.

Origjina e bimës është Gadishulli arabik. Ajo njihet me emra të ndryshme si: hurma e shkretëtirës, balsami egjiptian, myrobalani egjiptian, etj. Balanites është kultivuar në Egjipt për më shumë se 4000 vjet. Pema u përshkrua për herë të parë në vitin 1592 nga Prosper Alpinus. Gjethet janë përdorur si ushqim në Afrikë, të gatuara ose të freskëta, të përziera me Sorghum (melekuqe). Ajo është ushqim i preferuar në disa zona të Afrikës dhe përdoret edhe si bimë kuruese. Pema ka veti të shumta kuruese dhe ushqyese; ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të mëlçisë dhe shpretkës, qetësimin e dhimbjes së kokës, malaries, ulçërave, krimbave në zorrë, etj.

Bima përmban 9 lloje saponin, 5 lloje të glikozideve, acide yndyrore esenciale, Alstirrek palmitik, oleik dhe linoleik, proteina, etc.

Pjesët që përdoren: Gjethet, frutat, farat dhe rrënjët.

Dobitë mjekësore të Balanites aegyptiaca

– Lufton qelizat tumorale të tilla si: kancerin e mushkërive, mëlçisë dhe zorrës së trashë.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të trurit.

– Ndihmon në kurimin e epilepsisë dhe astmës.

– Ndihmon në kurimin e çrregullimeve të mëlçisë dhe shpretkës.

– Ndihmon në kurimin e hepatitit C.

– Trajton çrregullimet në zorrë, lehtëson tretjen, lufton ulçërat dhe mukozën e zorrëve, vret krimbat, parazitët dhe bakteret në zorrë.

– Qetëson dhimbjet e stomakut dhe barkut.

– Lufton Candidan dhe virusin herpes.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve reumatike.

– Ndihmon në kurimin e malaries dhe sëmundjeve të lëkurës.

– Ndihmon në kurimin e pagëve të gojës.

Shënim!

– Bima nuk ka efekte anësore, nëse nuk e tepron me përdorimin e saj.

[ecwid widgets=”productbrowser” default_category_id=”14047609″ default_product_id=”0″ minicart_layout=”MiniAttachToProductBrowser”]

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook