Këshilla për të hequr qafe yndyrnat e dëmshme

Këshilla për të hequr qafe yndyrnat e dëmshme dhe për të gëzuar shëndet të mirë

 

Yndyra ka një rol aktiv në trupin e njeriut. Ajo është një burim thelbësor i energjisë dhe gjithashtu ndihmon në thithjen e vitaminave të tretshme në yndyrë A-D-E-K.

Yndyrat gjithashtu japin një ndjenjë të ngopjes për një kohë të gjatë, dhe mbrojnë trupin nga trauma, rrethojnë organet vitale në trup, si veshkat, zemra dhe mëlçia.

Ndër përfitimet e yndyrës në trup është gjithashtu se ajo parandalon humbjen e nxehtësisë që trupi ka nevojë, përveç prodhimit të acideve yndyrore esenciale që trupi nuk mund t’i prodhojnë në mënyrë që  të mbush nevojat.

Megjithatë, konsumi i  tepruar i yndyrnave çon në probleme shëndetësore, veçanërisht llojet e yndyrave të cilat janë quajtur Lipide, sidomos nëse e tepron me konsumimin e tyre, duke përfshirë: kolesterolin dhe trigliceridet.

Kolesteroli

Trupi i njeriut merr rreth 40% të konsumit të përditshëm të kolesterolit (500-800 mg), kurse 60% prodhohet  brenda trupit në mëlçi.

Rritja e nivelit të kolesterolit në gjak çon në sëmundje të zemrës, që do të thotë se rreziku i sëmundjeve të zemrës ndodh nëse konsumohen sasi të mëdha të yndyrës, por nuk është vetëm kjo shkak i sëmundjeve të zemrës ; Faktorë të tjerë të jetës kontribuojnë në shfaqjen e niveleve të larta të kolesterolit në gjak si:

– shtimi në peshë,

– mungesa e aktivitetit,

– stresi mendor,

– pirja e duhanit,

– konsumimi i yndyrave të ngopura si gjalpi, margarina,

– yndyrnat industriale

– yndyrnat shtazore.

Burimet e kolesterolit nga ushqimet e kafshëve përfshijnë: mishi i kuq, vezët, mëlçitë, produktet e qumështit, etj. Burimet  bimore nuk përmbajnë kolesterol, por kolesteroli mund të shfaqet gjatë përgatitjes së ushqimit. Disa lloje të farave përmbajnë kolesterol të mirë, dhe zvogëlojnë rrezikun e arteriosklerozës.

Trigliceridet

Trigliceridet janë lipide të pranishme në qarkullimin e gjakut dhe shumica e njerëzve kanë trigliceride të larta për shkak të faktorëve gjenetik ose konsumit të sasive të mëdha të pijeve të përpunuara dhe shumë yndyrnave të ngopura. Kur nivelet e triglicerideve në gjak rriten, ato mund të shoqërohen me arteriosklerozë, dhe nivelet e larta të triglicerideve mund të çojnë në pankreatit.

Sa për marrëdhënien e yndyrës me mbipeshën dhe nënpeshën, kjo mund të jetë shumë e lidhur me stilin e jetës,  në mënyrën e gatimit, sasinë e ushqimit të konsumuar; dhe që të gjitha këto çojnë në mbipeshë dhe në rritje të triglicerideve, dhe shfaqje të sëmundjeve të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe dhjamosja e mëlçisë.

Udhëzime për të reduktuar yndyrnat e dëmshme dhe për të pasur një shëndet të mirë

– Hani shumë perime dhe fruta të freskëta që zvogëlojnë sasinë e yndyrës së dëmshme në trup.

– Perimet e freskëta gjethe gjelbër, marule, selino, lakërishtë, rrepkë, etj. Të gjitha këto lloje reduktojnë yndyrnat e dëmshme brenda trupit për shkak se janë të pasur me fibra dhe vitamina.

– Mos hani shumë ushqime të pasura me kolesterol, veçanërisht produktet  e kafshëve si: mish të kuq, mëlçitë, vezët ( jo më shumë se dy kokrra në ditë).

– Ulni konsumin e ushqimeve të kripura si: turshitë, ushqimet e gatshme, mishin e kuq të përpunuar.

– Ulni konsumimin e sheqernave që gjenden në ëmbëlsira dhe karbohidrate, sepse nxisin rritjen e triglicerideve në trup.

– Konsumoni më shumë bishtajore dhe drithëra, sepse zvogëlojnë trigliceridet dhe stimulojnë ndjeshmërinë e sekretimit të insulinës.

– Një kontroll periodik duhet të bëhet çdo gjashtë muaj për të parë nivelet e kolesterolit në gjak.

– Përdorimi i yndyrnave të shëndetëshme  për gatim, duke përfshirë: vajin e ullirit, vaj kokosi, dhe vajin e lirit.

– Ruani një peshë të shëndetshme trupore, pasi trupi me humbjen e peshës fillon të reduktojë yndyrat  e dëmshme të tepërta, të tilla si trigliceridet.

Një dietë e shëndetshme dhe një aktivitet i vazhdueshëm sportive, jo vetëm që luftojnë yndyrat e dëmshme në trup, por ruajnë edhe një shëndet të mirë.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook