Këshilla për të hequr qafe yndyrnat e dëmshme dhe për të gëzuar shëndet të mirë
Yndyra ka një rol aktiv në trupin e njeriut. Ajo është një burim thelbësor i energjisë dhe gjithashtu ndihmon në thithjen e vitaminave të tretshme në yndyrë A-D-E-K.
Yndyrat gjithashtu japin një ndjenjë të ngopjes për një kohë të gjatë, dhe mbrojnë trupin nga trauma, rrethojnë organet vitale në trup, si veshkat, zemra dhe mëlçia.
Ndër përfitimet e yndyrës në trup është gjithashtu se ajo parandalon humbjen e nxehtësisë që trupi ka nevojë, përveç prodhimit të acideve yndyrore esenciale që trupi nuk mund t’i prodhojnë në mënyrë që të mbush nevojat.
Megjithatë, konsumi i tepruar i yndyrnave çon në probleme shëndetësore, veçanërisht llojet e yndyrave të cilat janë quajtur Lipide, sidomos nëse e tepron me konsumimin e tyre, duke përfshirë: kolesterolin dhe trigliceridet.
– Kolesteroli
Trupi i njeriut merr rreth 40% të konsumit të përditshëm të kolesterolit (500-800 mg), kurse 60% prodhohet brenda trupit në mëlçi.
Rritja e nivelit të kolesterolit në gjak çon në sëmundje të zemrës, që do të thotë se rreziku i sëmundjeve të zemrës ndodh nëse konsumohen sasi të mëdha të yndyrës, por nuk është vetëm kjo shkak i sëmundjeve të zemrës ; Faktorë të tjerë të jetës kontribuojnë në shfaqjen e niveleve të larta të kolesterolit në gjak si:
– shtimi në peshë,
– mungesa e aktivitetit,
– stresi mendor,
– pirja e duhanit,
– konsumimi i yndyrave të ngopura si gjalpi, margarina,
– yndyrnat industriale
– yndyrnat shtazore.
Burimet e kolesterolit nga ushqimet e kafshëve përfshijnë: mishi i kuq, vezët, mëlçitë, produktet e qumështit, etj. Burimet bimore nuk përmbajnë kolesterol, por kolesteroli mund të shfaqet gjatë përgatitjes së ushqimit. Disa lloje të farave përmbajnë kolesterol të mirë, dhe zvogëlojnë rrezikun e arteriosklerozës.
– Trigliceridet
Trigliceridet janë lipide të pranishme në qarkullimin e gjakut dhe shumica e njerëzve kanë trigliceride të larta për shkak të faktorëve gjenetik ose konsumit të sasive të mëdha të pijeve të përpunuara dhe shumë yndyrnave të ngopura. Kur nivelet e triglicerideve në gjak rriten, ato mund të shoqërohen me arteriosklerozë, dhe nivelet e larta të triglicerideve mund të çojnë në pankreatit.
Sa për marrëdhënien e yndyrës me mbipeshën dhe nënpeshën, kjo mund të jetë shumë e lidhur me stilin e jetës, në mënyrën e gatimit, sasinë e ushqimit të konsumuar; dhe që të gjitha këto çojnë në mbipeshë dhe në rritje të triglicerideve, dhe shfaqje të sëmundjeve të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe dhjamosja e mëlçisë.