Refluksi Gastroezofageal

Published On: February 14th, 2023Categories: Gastrointestinale0 Comments on Refluksi Gastroezofageal

Refluksi Gastroezofageal; Simtomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral

 

40% e  të gjitha moshave vuajnë nga refluksi gastroezofageal.
Disa barna-kimike që merren për të  kuruar acidin, në fakt vetën sa shtypin simptomat përkohësisht. Efektet famëkeqe anësore të këtyre barnave përfshijnë: dhimbje koke, dhimbje të muskujve, rrahje të shpejta të zemrës dhe vështirësi në tretjen e ushqimit.
Përdorimi i vazhdueshëm i këtyre barnave mund të çojë në mangësi serioze të lëndëve ushqyese, duke përfshirë: nivelet e vitaminës B12, kalciumit dhe magnezit. Ato gjithashtu mund të kontribuojnë në dhimbje dhe çrregullime në zorrë (IBS), depresion, anemi dhe lodhje.

Simptomat e refluksit gastroezofageal

Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, është e domosdoshme që ju të ndryshoni dietën tuaj dhe të bëni  ndryshimet e nevojshme të jetesës.

– Urth
– shije të hidhur në gojë, në mënyrë periodike, ose gjatë gjithë ditës
– zgjoheni të bllokuar ose kolliteni në mes të natës
– gojë të thatë
– frymë e keqe
– të përziera
– të vjella (shenjë e mundshme e dëmtimit të ezofagut)
– gromësira pas ngrënies
– lemza, që janë të vështira për t’u ndaluar
– vështirësi në gëlltitje (shenjë e mundshme e ngushtimit të ezofagut)
– humbje peshe papritur
– zë i ngjirur gjatë gjithë ditës
– acarim kronik në fyt, hidhërim dhe thatësi

– fryrje pas ngrënies.

Shkaqet

– Hernia hiatale mund të shkaktojnë simptomat e pakëndshme të refluksit gastroezofageal. Hernia hiatale ndodh kur pjesa e sipërme e stomakut zgjatet mbi diafragmë, duke lejuar acidetin të shpëtojë.

– Gjatë shtatzënisë, fëmija mund të bëjë presion shtesë mbi valvulën ezofagale, duke shkaktuar lirimin e acidit dhe simptomat e shpërthimit të acidit. Duke pirë çaj bimor dhe me konsumim të ushqimit në sasi të vogla, mund të ndihmojë.

– Ashtu si shtatzania, mbipesha mund të vendosë presion shtesë mbi valvulat dhe muskujt unazorë që lejojnë lirimin e acidit. Përveç kësaj, mbipesha është e lidhur shpesh edhe me nivele të ulëta të acidit në stomak.

– Ngrënia në sasi të mëdha, është një keqbërës për organizmin, sidomos pak para gjumit. Një stomak plot vendos presion të tepërt në diafragmë, duke shkaktuar acid.

– Pirja e duhanit dëmton reflekset e muskujve dhe rrit prodhimin e acidit, dhe kjo duhet të shmanget për këdo që vuan nga acidi i stomakut.

– Disa medikamente, duke përfshirë ibuprofen, relaxers për muskujt, disa receta për presionin e gjakut dhe aspirina, mund të shkaktojnë ngritje të acidit dhe fryrje të stomakut.

– Urthi mund të jetë sistemi i parë i një infeksioni H. pylori që është i zakonshëm në dy të tretat e popullsisë. Nëse nuk trajtohet, ky infeksion mund të shkaktojë kancerin e stomakut.

– Edhe ushtrimi i tepruar mund të shkaktojë ngritje të acidit, duke vënë presion shtesë në zgavrën e barkut.

– Mangësia e magnezit mund të çojë në funksionimin e pahijshëm të muskulit unazor, duke mos penguar acidin.

Ushqime që shkaktojnë ngritje të refluksit gastroezofageal

– Pothuajse çdo studim i bërë për aciditetin e stomakut, ka gjetur se dieta ushqimore është një faktor kontribues.

Këto janë ushqimet që shkaktojnë refluks gastroezofageal:

– Alkooli
– Pijete gazuara
– Pijet energjike
– Sheqeri
– Ëmbëlsirat artificiale
– Ushqimet e skuqura
– Vajra perimesh, duke përfshirë vaj canola
– Ushqimet pikante
– Ushqime të përpunuara
– Patatet e skuqura
– Çokollata
– Domatet dhe produktet e domates

– Mos ha tepër – hani vakte të vogla, sepse vaktet e mëdha ushtrojnë presion shtesë mbi muskulin unazor.

– Veshjet; shmangni rrobat e ngushta dhe rripat, sidomos gjatë ngrënies.

– Mos konsumoni ushqime tre orë para se të flini dhe  pini një çaj bimor me mjaltë për të zbutur stomakun dhe  tretjen e ushqimit.

– Përtypja e ushqimit;  Shumica e njerëzve sot nuk e përtypin ushqimin mjaftueshëm; mos harroni, tretja fillon në gojë.

– Stresi; Stresi përkeqëson simptomat e shpërthmit të acidit dhe është e rëndësishme për të filluar teknikat e relaksimit në rutinën tuaj të përditshme. Kjo mund të përfshijë meditimin, ecjen, kalërimin, notin, terapi arti ose çfarëdo që ju ndihmon në mënyrë efektive për të menaxhuar stresin.

Këtu janë ushqimet që përmirësojnë refluksin gastroezofageal

– Supë me mish të viçit organik, duke e gatuar ngadalë  për nxjerrjen e komponimeve thelbësore, duke përfshirë kolagjenin, glutaminën, proline dhe glycin.

– Uthulla e mollës ndihmon për të balancuar aciditetin në stomak dhe pakëson simptomat e shpërthimit të acidit. Përziej një lugë gjelle uthull molle me një gotë me ujë dhe pijeni pesë minuta para ngrënies.

– Perimet me gjethe jeshile

– Angjinare.

– Shpargulli mjekësor

– Trangujt

– Kungull

– Peshku salmon dhe ton

– Yndyrna të shëndetshme, duke përfshirë vaj kokosit dhe vaj ulliri

– Djathë organik

– Bajame

– Mjaltë

– Papaja; një enzimë në papaja, ndihmon  tretjen  duke thyer proteinat.

– Uji kokosit – është i lartë në kalium dhe elektrolite që ndihmojnë për të mbajtur trupin të hidratuar.

–  Limoni; shtoni një fetë limoni organik të freskët në ujë.

Për shëndet të mirë, është e rëndësishme për të zgjedhur ushqime organike. Gati një e treta e popullsisë vuan nga çrregullimet e tretjes dhe sëmundje të tjera, duke përfshirë IBS, Crohn, celiac, refluks gastroezofageal, etj.
Rritja e marrjes së fibrave ndihmon në mbështetjen e baktereve të shëndetshme dhe reduktimin e ilaçeve kimike. Konsumimi i proteinave me cilësi të lartë, ndihmon në mbrojtjen e traktit të tretjes, balancon funksionin hormonal dhe ndihmon  për të parandaluar shumë sëmundje të rënda kronike.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook