Blepharis Ciliaris
Blepharis Ciliaris; Për pastrimin e gjakut, zorrëve, rrugëve të frymëmarrjes, infeksionet
Arabisht: شوك الضب, السحاية
Anglisht: Blepharis
Emri shkencor: Blepharis ciliaris L.
Familja: Acanthaceae.
Blepharis është bimë e degëzuar shumëvjeçare me lartësi 30cm, me gjethe të trasha e me gjëmba, me ngjyrë gri të argjentë, me lule vjollcë në blu, me frute te thjeshtë në formë të kapsullës.
Origjina e bimës është Gadishulli Arabik, Levanti (Jordania, Siria, Palestina) dhe Egjipti. Bima është përdorur në mjekësinë bimore për kurimin e sistemit të frymëmarrjes, pastrimin e gjakut, forcimin e shëndetit seksual, ulçërat, sytë, plagët, etj.
Pjesët që përdoren: Kurora e bimës, gjethet, farat, lulet.
Dobitë mjekësore të Blepharis
– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve në sistemin e frymëmarrjes.
– Lufton infeksionet dhe inflamacionin.
– Pastrues i rrugëve të frymëmarrjes, gjakut, stomakut dhe zorrëve.
– Ndihmon në luftimin e Multiple Myeloma.
– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të stomakut.
– Forcues i shëndetit seksual.
– Pastron sytë dhe forcon shikimin.
– Diuretik, pastrues dhe fuqizues i veshkave.
– Ndalon gjakderdhjen dhe ndihmon në kurimin e plagëve.
– Forcon flokët dhe parandalon rënien e tyre.
[ecwid widgets=”productbrowser” default_category_id=”111773680″ default_product_id=”0″ minicart_layout=”MiniAttachToProductBrowser”]