Çfarë ndikon në Shëndetin e kockave

Çfarë ndikon në Shëndetin e kockave dhe si t’i mbajmë kockat të shëndetshme

 

Mbrojtja e shëndetit të kockave është më e lehtë nga sa mendoni. Mësoni se si dieta, aktivitetet fizike dhe faktorë të tjerë të stilit të jetesës ndikojnë në masën tuaj kockore.

Kockat kryejnë shumë funksione në trup; — Sigurojnë formën strukturore të trupit, mbrojnë organet, mbajnë muskujt dhe ruajnë kalciumin. Edhe pse është thelbësore të ndërtoni kocka të forta dhe të shëndetshme në fëmijëri dhe adoleshencë, ju gjithashtu mund të ndërmerrni hapa në moshën madhore për të mbrojtur shëndetin e kockave.

Pse është i rëndësishëm shëndeti i kockave?

Kockat ndryshojnë vazhdimisht, pasi kockat e reja formohen dhe kockat e vjetra konsumohen. Në moshë të re, trupi zhvillon kocka të reja më shpejt se sa prishja e kockave të vjetra, kështu që masa e kockave rritet. Shumica e njerëzve arrijnë masën maksimale kockore rreth moshës 30 vjeçare. Pas kësaj, rimodelimi i kockave vazhdon, por humbet pak më shumë masë kockore sesa fitohet.

Sa gjasa keni për të zhvilluar osteoporozën, një gjendje që i bën kockat të dobëta dhe të brishta, varet nga sa masë kockore fitoni deri në moshën 30 vjeç dhe sa shpejt e humbni atë pas kësaj. Sa më shumë masë kockore të fitoni, aq më shumë densitet kockor keni dhe aq më pak gjasa keni për të zhvilluar osteoporozën me kalimin e moshës.

Çfarë ndikon në shëndetin e kockave?

Ka disa faktorë që mund të ndikojnë në shëndetin e kockave, ku midis tyre:

– Sasia e kalciumit në dietë. Një dietë me kalcium të ulët çon në densitet më të ulët të kockave, humbje të parakohshme të kockave, si dhe një rrezik në rritje të frakturave.

– Aktiviteti fizik. Rreziku i osteoporozës është më i madh tek njerëzit që nuk janë fizikisht aktivë sesa tek ata që janë më aktivë fizikisht.

– Duhani dhe alkooli. Hulumtimet sugjerojnë se përdorimi i duhanit kontribuon në dobësimin e kockave. Po kështu, pirja e një pije alkooli në ditë për gratë mund të rrisë rrezikun e osteoporozës.

– Gjinia. Gratë kanë një rrezik të shtuar të osteoporozës, sepse kanë më pak ind kockor se meshkujt.

– Përmasa. Rreziku rritet nëse jeni shumë i dobët ose keni një kornizë të vogël trupi, sepse mund të keni masë të ulët kockore që në fillim, e pastaj të humbni një pjesë të saj me kalimin e moshës.

– Mosha. Kockat bëhen më të holla dhe më të dobëta me kalimin e moshës.

– Historia etnike dhe familjare. Rreziku i osteoporozës rritet nëse jeni të bardhë ose me origjinë aziatike. Përveç kësaj, rreziqet e një personi rriten nëse njëri nga prindërit ose vëllezërit e motrat e tij ka osteoporozë, veçanërisht nëse ky person ka gjithashtu një histori familjare të frakturave.

– Nivelet e hormoneve. Një rritje e konsiderueshme e niveleve të hormoneve tiroide mund të shkaktojë humbje kockore. Për gratë, humbja e kockave rritet në mënyrë dramatike gjatë menopauzës, për shkak të niveleve më të ulëta të estrogjenit. Mungesa e menstruacioneve për periudha të gjata kohore (amenorrhea) para se të ndërpritet gjithashtu rrit rrezikun e osteoporozës. Sa për meshkujt, nivelet e ulëta të testosteronit mund të çojnë në humbje të masës kockore.

– Çrregullim i oreksit dhe kushte të tjera. Pakësimi i ushqimit dhe humbja e peshës çojnë në kocka të dobëta si te burrat ashtu edhe te gratë. Përveç kësaj, programet për humbje peshe dhe disa kushte të tilla si sëmundja Celiac mund të ndikojnë në aftësinë e trupit për të absorbuar kalciumin.

– Marrja e medikamenteve të caktuara. Përdorimi afatgjatë i medikamenteve kortikosteroide, si prednizoni, kortizoni, prednizoloni dhe dexametazoni, dëmtojnë rëndë kockat. Medikamente të tjera që mund të rrisin rrezikun e osteoporozës përfshijnë frenuesit e aromatazës që përdoren për trajtimin e kancerit të gjirit, frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës, metotreksatin, disa medikamente kundër konvulsioneve si fenitoina (Dilantin) dhe fenobarbitali, dhe medikamente frenuese të pompës së protonit.

Çfarë mund të bëjmë për të ruajtur shëndetin e kockave?

Ju mund të ndërmerrni disa hapa të thjeshtë për të parandaluar ose ngadalësuar humbjen e masës kockore. Për shembull:

– Shtoni ushqime të pasura me kalcium në dietë. Burimet ushqimore të pasura me kalcium përfshijnë produktet e qumështit, bajamet, brokolin, lakrën kaçurrelë, salmonin e konservuar me kocka, sardelet dhe produktet e sojës si tofu (djathë soje).

– Kushtojini vëmendje vitaminës D, pasi trupi ka nevojë për të për të absorbuar kalciumin.  Burime të pasura të vitaminës D përfshijnë peshkun me vaj, si salmoni, trofta, peshku i bardhë dhe toni. Përveç kësaj, kërpudhat, vezët dhe ushqimet e fortifikuara si qumështi dhe drithërat e mëngjesit janë burime të mira të vitaminës D, dhe rrezet e diellit ndihmojnë gjithashtu trupin të prodhojë vitaminë D.

– Bëjini aktivitetet fizike pjesë të rutinës suaj të përditshme. Ushtrimet e mbajtjes së peshës në normë si ecja, vrapimi dhe ngjitja e shkallëve mund të ndihmojnë në ndërtimin e kockave të forta dhe ngadalësimin e humbjes së kockave.

– Shmangni duhanin dhe alkoolin. Nëse doni një shëndet të mirë të kockave, mëlçisë dhe trurit ndaloni përfundimisht pirjen e duhanit dhe pirjen e pijeve alkoolike.

– Merrni në konsideratë produktet me bimë të shkretëtirës nëse tashmë keni dëmtim të kockave, Boneëellia dhe Zinginax janë agjentët tuaj më besnikë.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook