Hurma Arabe, Mrekulli Hyjnore
Hurma Arabe, Mrekulli Hyjnore
Phoenix dactylifera – نخلة التمر
I Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të) ka thënë: “Kush ha në mëngjes 7 hurma arabe (axhua), nuk e kap atë ditë magjia dhe as helmimi.” (Transmetojnë Buhariu 10/203, dhe Muslimi 2047).
Ç’është hurma arabe?
Hurma arabe është fruti i palmës, trungu i së cilës e ndjeu humbjen dhe ndarjen e të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të), ndjeu dashuri dhe mall për të kur nuk e kishte pranë, ndjeu mungesën e tij kur ai mbështetesh tek ajo gjatë hutbes së xhumasë. Hurma arabe është ai frut që i zbriti tek këmbët Merjemes, kur ishte duke lindur Isain (paqja qoftë me të), siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!” Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!” [Merjem:23-25].
Përse të ishte palmë dhe të ishte pikërisht hurmë arabe (rutab)? Sepse ky frut është mrekulli hyjnore. Kjo është thirrje në të vërtetën nga Allahu i Lartësuar që të mendojm ,të meditojmë dhe të kërkojmë të fshehtat e saj. Studime mjekësore kanë vërtetuar se ndikimi i hurmës arabe (rutab) barazon ndikimin e narkotinës që jepet për lehtësimin e lindjes dhe është i sigurtë për shëndetin e nënës dhe të fëmijës së bashku. Është zbuluar gjithashtu se, hurma arabe përmban element që paralajmërojnë tkurrjen e mitrës, dhe shtojnë shtrëngimin e saj, në vecanti gjatë lindjes. Ky element është i ngjashëm me hormonin oxytocin. Ky element ndihmon lindjen dhe në të njëjtën kohë pakëson rrjedhjen e gjakut që ndodh pas lindjes. Gjithashtu ndihmon në rikthimin e mitrës në gjëndjen e saj natyrale dhe ndihmon ndjeshëm në nxitjen e shtimit të qumështit për të posalindurin.
Hurma arabe përmban këto vlera ushqimore
Glukozë: Lëndë e ëmbël, e tretshme në ujë , prodhon energji që synon në furnizimin e të gjitha reaksioneve energjike që ndodhin brenda qelizave.
Fructose: Veçoria e tij është se nuk ka nevojë për insulinë kur përdoret në prodhimin e energjisë. Gjithashtu nuk paraqet ngarkesë për të sëmurët me diabet (diabetic urine).
Fibra: Më të rëndësishmet janë: Celulozë, Alimoseleleoz dhe Pektin. Roli kryesor i tyre është parandalimi i sëmundjeve si: mostretja , kapsllëku, dhe sëmundjet e kolitit.
Elementet minerale: Në veçanti ka potacium i cili ndihmon të menduarit. Fosfor, i cili është i dobishëm për vazhdimin e jetës dhe rregullsinë e rrahjeve të zemrës dhe dhënien e sinjaleve nervore. Hekur , i cili hyn në përbërjen e hemoglobinës në gjak. Calcium, i cili bën pjesë në formimin e kockave dhe dhëmbëve, gjithashtu ai është i dobishëm për çdo rrahje të zemrës. Mungesa e kalciumit shkakton çrregullim në sistemin nervor dhe atë muskular. Fruti i hurmës përmban elementin jod, i cili aktivizon gjëndrrën teroide dhe hormonin e vecantë të saj.
Do gjejmë hadithe profetike që na nxisin për rëndësinë e hurmës në jetën tonë të përditshme, për përmbajtjen e lëndëve më kryesore që ka nevojë trupi i njeriut. I Dërguari Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të) ka thënë: “Njerëzit e asaj shtëpie në të cilën nuk ka hurma, janë të uritur.” (Muslimi).
Gjithashtu, ai ka thënë: “Kush ka hurma, ta çeli iftarin me to, dhe kush nuk ka, ta çele iftarin me ujë; sepse ai është i pastër.” [Sahiha; El Albani”].
Ibën Xheuzij në Zad Elmesir ka thënë: “Selefët parapëlqenin hurmën për gratë që sapo kishin lindur.”
Allahu i Lartësuar e cilëson hurmën me fjalën e tij: “Ndërsa nga frutat e palmave dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të shijshëm. Natyrisht, edhe kjo është shenjë e vërtetë për ata që mendojnë.” [An Nahl: 67].
Hurma arabe përmban edhe disa vitamina të rëndësishme për trupin, si:
Vitamina A: Vitamina e shikimit, është e rëndësishme për ruajtjen dhe shëndetin e lëkurës. Rol të vecantë ka në procesin e ushqyerjes së qelizës në brendësi.
Vitamina D: Lufton sëmundjen e rakitizmit. Kujdeset për koncentrimin e kalciumit në gjak. Ajo gjithashtu luan rol në lëvizjen e muskujve dhe në funksionin energjik të gjëndrrave.
Vitamina B1: vitamina B1 është e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të muskujve. Mungesa e saj shkakton mungesë oreksi.
Vitamina B3: Vitamina B3 është parandalues i sëmundjes së pelagrës( sëmundje autoimune e lëkurës) . Mungesa e saj shkakton çrregullime të nervave, dhembje koke, kujtesë të dobët etj.
Acidi Pantothenic (vitamin B6). Kjo vitaminë është anti-stres dhe anti-lodhje, ndihmon në procesin e tretjes së ushqimit, mungesa esaj shkakton çrregullime në tretje dhe rënien e flokëve.
Acid Folik. Acidi folik është ndihmues i anemisë akute. Luan rol të rëndësishëm në sintezën e acidit të kodit gjenetik (DNA & RNA). Mbron trupin nga arterioscleroza.
Do vazhdojnë zbulimet për sekretet e hurmës arabe ditë pas dite, që të qëndrojë njeriu i nënshtruar dhe i pafuqishëm para argumenteve të Allahut të Lartësuar dhe thënieve të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të), për të cilën na ka thënë i Dërguari para 24 shekujsh nëpërmjet librit të mrekullive. “Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të lavdishmit.” [Fussilet, 42]. “(Kjo është) Mjeshtëri e Allahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur me atë që punoni.” [En Neml, 88].
Mund të lindë pyetja: Përse i Dërguari fisnik shpesh e çelte iftarin me hurma? Ndoshta sepse çdo punë që bënte i Dërguari i mëshirës kishte urtësi të madhe, atëherë duhet të ketë lidhje agjërimi dhe hurma në anën tjetër, po ashtu siç ka lidhje ndërmjet hurmës dhë shërimit nga disa sëmundje. Sepse i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të) hante hurma në çdo kohë të vitit.
Për këtë arsye do të shikojmë dobitë e ngrënies së hurmës për çdo ditë, dhe në veçanti , në muajin e agjërimit.
Dobitë shëndetësore më të rëndësishme të hurmës
– Hurma është ilaç për helmimin dhe toksinën
Ngrënia e disa hurmave çdo ditë e ndihmon trupin që të zhdukë një pjesë të helmeve të depozituara në qelizë siç janë mineralet e dëmshme, si psh: plumbi. Këto helme janë shumuar në kohët tona për shkak të ndotjes së ujit, të ajrit dhe e ushqimeve që konsumojmë. Mund të jetë një dobi e madhe e hurmës për kurimin e helmimit nga lënda e plumbit. Ajri që ne thithim sot është i ndotur me lëndën plumb, për shkak të përhapjes së oksidit plumb nga skrapamenti i makinave dhe remtari i fabrikave.
– Kuron çrregullimet në aparatin e tretjes
Hurma kuron çrregullimet në zorrë dhe ndihmon zorrët që të kryejnë misionin e tyre në mënyrë të përsosur, ashtu si i asistojnë ato në rifillimin e kolonisë së baktierieve të dobishme për zorrët. Për këtë arsye hurma asiston për kurimin e kapsllëkut në mënyrën më të mirë. Tkurr muskujt e zorrëve dhe i aktivizon ato me fibrat që gjenden në të. Mund të përfitosh shumë edhe nga pija e hurmës për kurimin e kapsllëkut, duke lënë disa kokrra hurme në ujë gjatë natës dhe e pin atë në mëngjes si pije luksative.
– Lufton çrregullimet seksuale
Mundet që të përdorësh pijen e hurmës arabe për kurimin e zemrës së dobët, gjithashtu mund të përdoret për kurimin e dobësisë seksuale, nëse përziejmë hurmën me qumësht dhe mjaltë, bëhet një pije efektive në kurimin e çrregullimeve seksuale për të dy gjinitë.
– Rrit nivelin e energjisë
Pija e hurmës forcon trupin në mënyrë të përgjithshme dhe ngre nivelin e energjisë në të. Këtë mund ta konsumojnë edhe të moshuarit për përmirësimin e fuqisë së tyre dhe heqjen e helmeve të grumbulluara në qelizat e tyre gjatë viteve.
– Lufton çrregullimet psikologjike
Përmbajtja e hurmës arabe një shumëllojshmëri mineralesh, proteinash dhe vitaminash ndikon në tru dhe plotëson çka i mugon trupit prej lëndëve ushqimore. Kjo çon në qëndrueshmërinë psikologjike të njeriut. Pra, konsumimi i hurmës arabe çdo ditë dhe me dietë të rregullt, ka ndikim pozitiv në gjëndjen shpirtërore dhe e bën atë më të qëndrueshme.
– Lufton mbipeshën
Përmbajta e hurmës me llojshmëri të gjërë të lëndëve ushqyese e bën atë ushqim ngopës. Kur dihet se shkaku kryesor i mbipeshës është ndjesia gjithmonë i uritur dhe oreks për ushqim dhe si rezultat konsumim më shumë i yndyrave dhe karbohidrateve duke ngrënë. Kura për këtë është ngrënia e disa hurmave, kur ndihesh i uritur, kjo do të ndihmojë që të ndihesh i mbushur dhe i ngopur. Këto kokrra e furnizojnë trupin me karbohidratet e nevojshme, rregullojnë lëvizjen e zorrëve, dhe ulin ndjeshëm ndjesinë e urisë. Rezultati: konsumim i ulët i ushqimit.
Prej këtu, shkëlqen udhëzimi i të Dërguarit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të) kur thotë: “Nuk ndjen uri shtëpia që ka hurma”. [Transmeton Muslimi]. Prej këtu zbulojmë kurë për mbipeshëm me përdorimin e hurmës.
– Lufton çrregullimet e mëlçisë
Hurma kuron mëlçinë dhe e pastron atë nga helmet, nëse e shoqëron me agjërim dhe e çel agjërimin me hurma. Me të vërtetë ky ishte ilaçi më i mrekullueshëm natyral mjekësor për ruajtjen dhe pastrimin e mëlçisë nga helmet e mbledhura atje.
– Lufton çrregullimet e frymarrjes
Pija e hurmës mund të kurojë infeksionet e fytit dhe shumë lloje ethesh, gripin dhe rrufën. Shkencëtarët sot na sigurojnë se ngrënia e hurmës në mënyrë të rregullt, kuron infeksionin kronik të mushkërive.
– Lufton infeksionin e dhëmbëve
Hurma përmban gjithashtu vitaminën B1 dhe B2, si dhe Flour, i cili i bën më rezistentë dhëmbët ndaj karies. hurma përmban shumë minerale, më të rëndësishmet janë: Boron, kalcium, kobalt, flour, hekur, magnesium, potacium, fosfor, sodium dhe zink.
– Lufton tumoret
Hurma arabe përmban elementin Selenium që i reziston tumoreve. Pra, ngrënia e hurmës në mënyrë të rregullt, çdo ditë 7 kokrra ose më shumë, kjo dietë bën dobi për rezistencë ndaj shumë lloje të tumoreve. Ky ushqim mund të bëjë më shumë dobi nëse e shoqëron me lutje. (Me emrin e Allahut, me të cilin nuk mund të dëmtojë asgjë në qiell apo në Tokë, dhe ai është Dëgjuesi , i Dituri.)
– Lehtëson lindjen
Muskujt e mitrës gjatë lindjes dhe gjakderdhjes kanë shumë nevojë për sheqer natyral, për të ushqyer këto muskuj gjigante relative. Meqënëse hurma është lëndë laksative dhe purgative, ajo është shumë e domosdoshme për shtatzënën para lindjes për pastrimin e kolonit dhe të zorrëve, dhe lehtësimin e lindjes. Hurma arabe në këtë rast ndikon në muskujt e mitrës, e aktivizon atë dhe rregullon lëvizjet e saj, gjë që lehtëson lindjen. Prej këtu shfaqet mrekullia në thënien e të Lartësuarit në Kiuran për Merjemen: “ Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!” [Merjem: 25].
– Hurma arabe eshte qetësuese për fëmijët
Hurma arabe përmban sheqer natyral i cili eshtë i lehtë dhe i tretshëm. Për këtë arsye ajo është qetësuese dhe e sigurtë për stomakun dhe zorrët e fëmijës. Mund të përfitohet gjithashtu nga pija e hurmës, në vecanti kur përzihet me qumësht, nga kjo përfitohet një pije fuqizuese për fëmijët dhe për të mëdhenjtë së bashku.
Mund të përfitohet nga kjo përzierje duke e përdorur si qetësuese për mishrat e dhëmbëve të fëmijëve, në kohën kur janë duke dalë dhëmbët, sepse kjo e qetëson dhe zbut mishin e dhëmbëve dhe lehtëson daljen e dhëmbëve.
– Kuron diarren e fëmijëve
Përzierja e qumështit dhe hurmës përdoret për kurimin e diarresë së fëmijëve. Kuron edhe disanterinë, nëse e përdor 3 herë në ditë.
– Eshtë ushqim për fëmijën e posalindur
Këtu po kujtojmë udhëzimin e të Dërguarit Muhamed, në dhënien e foshnjes hurmë të përtypur nga prindi dhe ushqyerja me pak prej saj pas lindjes. Kjo është e vërtetuar shkencërisht, për dhënien e të sapolindurit pak ujë ose sheqer për ta furnizuar atë me ushqim, dhe të përfitojë imunitet të domosdoshëm për të luftuar sëmundjet.
Mësuam se sheqeri që përmban hurma është sheqeri më i tretshëm nga të gjithë, dhe është shumë i përshtatshëm për të posalindurin, (duke e tretur në ujë që të jetë i lehtë për të). Kjo vërteton që i Dërguari i Allahut i kaloi doktorët e sotshëm me këtë ushqim. E si të mos jetë e vërtetë kjo, kur ai është i dërguar nga Zoti i botëve.
Vlerat ushqyese për 100 gram nga Hurma e thatë arabe | |
Elementët | Sasia në gram |
Karbohidrate | 67-71 gr |
Ujë | 13-16 gr |
Fibra | 5.4 gr |
Proteina | 2-2.6 gr |
Yndyra | 2.5 gr |
Celulosë | 3.8 gr |
Hi – Ash | 1.9 gr |
Fosfor | 72 mg |
Magnesium | 21 mg |
Kalcium | 65 mg |
Acid-nicotin | 2.2 mg |
Hekur | 2.2.3 mg |
Vitamin B1 | 0.08 mg |
Vitamin B2 | 0.05 mg |
Vitamin A | 60 mg |
Boron | 3.6 mg |
Potacium | 78 mg |
Sodium | 2.5 mg |
Squfur | 65 mg |