14 Gjëra që thonë duart për shëndetin

14 Gjëra që thonë duart për shëndetin

Duke i kushtuar vëmendje duarve tuaja, ju mund të merrni një përshtypje nga afër se çfarë po ndodh brenda trupit tuaj. Kur diçka nuk shkon si duhet në brendësi, kjo shpesh shfaqet në pjesët e jashtme. Ndjesi si shpim gjilpërash,thatësi, kruajtje, ndryshimi i ngjyrës së duarve, etj.  në disa pjesë të duarve mund të jetë tregues i një problemi më serioz.

Këtu janë 14 gjëra të rëndësishme që duart tuaja janë duke u përpjekur t’ju tregojnë për shëndetin tuaj:

  1. Plasarijtja e lëkurës së gishtave

Nëse lëkura në majë të gishtave është papritmas e plasaritur, ju mund të keni mangësi të vitaminës B. Vitaminat B, të tilla si niacin (B3) dhe biotin (vitamina B7) janë ekstra të rëndësishme për lëkurë të shëndetshme. Niacin ndihmon në mbrojtjen dhe riparimin e lëkurës.

Rekomandimi:  Shtoni në dietën tuaj më shumë ushqime të pasura me kompleksin e vitaminës B, të tilla si: peshk, kikirikë, kërpudha, avokado, patatet e ëmbla, vezët, farat, etj.

  1. Thatësia, kruarja, dhe skuqja

Nëse keni ndjeshmëri tek duart, ju mund të keni ekzemë, një gjendje e lëkurës që e bën lëkurën të kruhet, të thatë, ose të kuqe. Nëse nuk keni ekzemë dhe duart tuaja janë thjesht të thata, atëherë keni mungesë të vitaminës A dhe E.

Rekomandimi: Konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë A dhe E.
Vitaminën  A e gjeni te karrota, brokoli, veza, mëlçitë. Vitaminën E e gjeni te bajamet, misri, vaj ulliri, arra e kokosit, farat e lulediellit, kungulli, etj.

  1. Duart e zbehta

Ky lloj mund të jetë shenjë e anemisë, që do të thotë se qelizat e kuqe të gjakut janë dobësuar dhe nuk kanë oksigjen të mjaftueshëm  për indet tuaja.

Rekomandimi: Konsumoni ushqime që luftojnë aneminë, të tilla si: panxhar, fiq, spinaq, perime me gjethe të gjelbër, mëlçi, peshk, etj.

  1. Majat e gishtave ngjyrë blu

Ndryshimi i ngjyrës së majave të gishtave nga e bardhë në blu, mund të sinjalizojë sindromën Raynaud. Kjo gjendje shkakton ftohtësinë e gishtave të duarve dhe këmbëve. Sëmundja  Raynaud ndodh për shkak të një vrulli të enëve të gjakut dhe ulje të  qarkullimit të gjakut.

Trajtimi më i mirë: Vishni doreza kur punoni, mbroni duart nga lëndët kimike, shmangni stresin emocional, shmangni pirjen e duhanit dhe ekspozimin ndaj temperaturave të ftohta.

  1. Njollat kafe në duar

Zakonisht janë shenja të moshës, nga dielli, por gjithashtu tregojnë dobësi të funksionit të mëlçisë. Duart janë ekstra-të prirur për dëmtime nga  rrezet UV të diellit.

Rekomandimi: Për të ruajtur shëndetin e duarve dhe për t’u dukur të shëndetëshme, shmangni ekspozimin ndaj rrezeve të dëmshme të diellit dhe kujdesuni më shumë për shëndetin e mëlçisë tuaj.

  1. Dridhjet e duarve

Nëse duart tuaja kanë dridhje të pakontrolluar, së pari, mos u trëmbni. Një shpjegim i thjeshtë për dridhjen e dorës është se mund të keni pirë shumë kafeinë, disa medikamente, duke përfshirë medikamentet e astmës dhe ilaçet kundër depresionit.

Një shkak më i rrallë mund të jetë sëmundja e Parkinsonit, një çrregullim i sistemit nervor që ndikon në lëvizjen e gjymtyrëve. Megjithatë, në qoftë se asnjë nga këto shkaqe nuk janë për t’u fajësuar, dhe ju keni dridhje të pashpjegueshme që ndodhin shpesh, shihni një mjek të besueshëm për të zbuluar shkakun.

  1. Mpirje të gishtit tregues dhe të mesëm

Mpirja e gishtit tregues dhe gishtit të mesëm shpesh shkaktohet nga veprime të caktuara që janë të përsëritura vazhdimisht si pjesë e punës së një personi apo stilit të jetës. Tendonsjet dhe  bymimi i tepruar, zakonisht shkaktojnë mpirje të tyre.

Rekomandim: Relaksojini duart shpesh duke i masazhuar për të parandaluar mpirjet.

  1. Dhimbje afër kyçit të dorës

Ngritja e sendeve të rënda, lodhja, stresi dhe vendosja e orës ose byrzylykëve të rëndë në bazë të rregullt ushtron presion mbi nervat e  vendosura në afërsi të sipërfaqes së lëkurës. Kjo mund të shkaktojë dhimbje afër kyçit dhe në pëllëmbë të dorës.

Rekomandimi: Kjo është një shenjë e lodhjes. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe gjeni  mënyra për të menaxhuar më mirë stresin tuaj.

  1. Dhimbja e gishtave

Kjo do të thotë se keni probleme me shtyllën kurrizore dhe zakonisht shfaqen në gishtat e dorës së majtë. Kjo shkaktohet nga ushtrimi i shumë presioni mbi nerva, ose mund të keni nerva të dëmtuara.

Rekomandimi: Ushtroni rregullisht shpinën, provoni të bëni not dhe vrapim të lehtë duke e mbajtur trupin drejt. Shmangni ndenjen ulur për një kohë të gjatë.

  1. Ndjesi shpimi gjilpërash në dorën ose këmbën e majtë

Kur trupit i mungojnë vitamina të caktuara, ju mund të ndjeni një ndjesi shpimi gjilpërash në gishtat e dorës së majtë ose në këmbën e majtë. Kjo mund të ndodhë kur trupit i mungon vitamina E, B1, B6 dhe B12.

Rekomandimi: Konsumoni më shumë ushqime të pasura që përmbajnë këto vitamina.

  1. Mpirja e gishtave

Sëmundja e Buergerit  është një sëmundje që më së shpeshti prek duhanpirësit. Qarkullimi  i gjakut bllokohet nga futja e vazhdueshme e nikotinës, e cila çon në mungesë të mineraleve në trup. Në fillim kjo çon në mpirje të majave të gishtave, pastaj në të gjithë krahun.

Rekomandimi: Kjo sëmundje nuk është plotësisht e shërueshme, por duke hequr dorë nga pirja e duhanit është hapi i parë.

  1. Mpirja në majat e gishtave të dorës së djathtë

Nëse përjetoni mpirje në majat e gishtave të dorës së djathtë, mund të jetë për shkak të presionit në nervat sipërfaqësore apo trauma në dorë. Disa sëmundje kardiovaskulare gjithashtu mund të shkaktojnë ndjesi shpimi gjilpërash në dorën e djathtë, sepse sëmundjet kardiovaskulare kanë efekt mbi qarkullimin e përgjithshëm të gjakut në gjymtyrë.

Rekomandimi: Bëni shëtitje disa herë në javë, ose ushtrime për të përmirësuar shëndetin e enëve të gjakut. Nëse keni problem serioz me qarkullimin e gjakut, ju duhet të bëni një kontroll për të përcaktuar shkakun.

  1. Ndjesi shpim gjilpërash në duar, këmbë dhe krahë

Një ndjesi shpimi gjilpërash që fillon nga këmbët  dhe vazhdon deri tek krahët është shpesh një nga shenjat e para të diabetit. Kjo ndodh për shkak të reduktimit të qarkullimit të gjakut në disa zona të caktuara, të shkaktuar nga dëmtimi i mbaresave nervore dhe fibrave.

Rekomandimi: Diabeti i tipit I dhe ll mund të trajtohen duke përdorur çajra bimorë të caktuara dhe dietë ushqimore të shëndetshme. Hapi i parë është që ju të bëni një test të gjakut për të përcaktuar llojin e tij.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook