Zinku

Published On: February 1st, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Zinku

Zinku

 

Zinku është element kimik me simbolin (Zn) dhe me numër atomic 30. Zinku është një nga metalet më aktive, që vepron me acidet duke çliruar hidrogjen. Ne ajër mbulohet nga një shtrese okside, prandaj edhe përdoret për te mbuluar hekurin (procesi quhet zinkim). Ne përbërjet e tij ka vetëm gjendjen e oksidimit +2. Nga pikëpamja ushqimore, zinku mund të jetë një mineral më pak i njohur se hekuri, kalciumi ose sodiumi, por nuk është më pak i rëndësishme për metabolizmin apo shëndetin tonë. Si magnezi, ashtu edhe zinku është përdorur si një ‘cofactor’ nga një numër i enzimeve kritike. ( “cofactor” status i zinkut do të thotë se zinku merr pjesë direkt në aktivitetin e enzimeve.) Në fakt, më shumë se 300 enzime të zinkut janë të njohura për momentin. Edhe një mangësi e e zinkut mund të ketë ndikim të gjerë për shëndetin. Imuniteti, riprodhimi, shëndeti e lëkurës, dhe vizioni, janë vetëm disa nga fushat që mund të preken.

Roli i zinkut në trupin e njeriut

– Forcon imunitetin, ruan shëndetin dhe ndihmon për të kryer funksione të rëndësishme çdo ditë.

– Ndihmon në prodhimin e hormoneve dhe rritjen.

– Lehtëson tretjen.

– Vepron si një antioksidant i fuqishëm që mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit,  ngadalëson procesin e plakjes dhe është i nevojshëm për ndarjen e qelizave të shëndetshme.

– Zinku ka aftësi për të vepruar si një agjent anti-inflamator.

– Ruan shëndetin e zemrës dhe parandalon sëmundjen e Diabetit.

– Zinku është i pranishëm në të gjitha indet trupore.

– Zinku gjithashtu ka një ndikim të madh në bilancin hormonal.

– Zinku është i nevojshëm për prodhimin e estrogjenit dhe progesteronit tek femrat. Nivelet shumë të larta ose shumë të ulëta të estrogjeneve mund të shkaktojnë probleme me menstruacionet, menopauzën e hershme, aneminë dhe ndoshta edhe të rrisin rrezikun për disa lloje kanceresh.

– Ndalon Diarrenë; mangësia e zinkut është e lidhur me probleme kronike të tretjes dhe sëmundjet diarreike.

– Rrit Fertilitetin; Studimet tregojnë se zinku luan një rol të rëndësishëm në pjellori tek meshkujt, shton numrin e spermatozidëve dhe fuqinë seksuale.
– Zinku gjithashtu ndikon në pjellorinë e  grave, nivelet e duhura të zinkut janë të nevojshme gjatë procesit të rritjes së vezëve tek femra.

– Mbështet shëndetin e mëlçisë; Plotësimini me zink ka treguar se redukton incidencën e infeksionit dhe dëmtimin e mëlçisë. Zinku mund të ndihmojë në pastrimin e mëlçisë, për të redukuar inflamimin në mëlçi, redukton dëmet e radikaleve të lirë, ndihmon në thithjen e lëndëve ushqyese dhe lejon për eliminimin e duhur të mbeturinave.

– Ndihmon me rritjen e muskujve dhe riparimin e tyre; Zinku luan një rol vendimtar në ndarjen qelizore dhe rritjen e qelizave, kështu nga përfitimet e zinkut është edhe ruajtja e forcës në sistemet muskulare dhe skeletore.

 Shenjat më të zakonshme dhe simptomat që lidhen me mangësinë e zinkut

– Ndryshimet në oreks, duke përfshirë edhe dëshirat e ushqimit për ushqime të kripura apo të ëmbla.

– Ndryshimet në aftësinë për shije dhe erë.

– Dobësim të vizionit.

– Shtim ose humbje peshë.

– Humbe të  flokëve.

– Probleme të tretjes, duke përfshirë diarrenë.

–  Sindromi i lodhjes kronike.

– Steriliteti.

– Problemet hormonale, duke përfshirë PMS, apo simptoma të menopauzës.

– Imunitet të ulët.

– Përqendrim dhe kujtesë të dobët.

– Ngadalëson aftësinë për të shëruar plagët, infeksionet e lëkurës ose irritim të saj.

– Infeksion të mushkërive.

– Prekja nga ftohjet dhe sëmundjet virale.

– Infeksion të lëkurës, puçrra, skuqje dhe plagë.

– Sëmundje të mëlçisë.

– Ulçera.

–  Diabet.

– Depresion.

– Degjenerim makular.

Ushqime të pasura me zink

– Mishi organik
– Spinaqi
– Shpargu
– Kërpudhat
– Farat e susamit
– Farat e kungullit
– Fasulet
– Thjerrëzat
– Arra shqeme
– Gjeli i detit
– Karkalecat
– Peshku Solmon
– Bizelet e njoma
– Tërshëra
– Kosi
– Panxhari i gjelbër
– Brokoli
– Marule – sallata jeshile
– Miso (erëz japoneze e nxjerrë prej sojës)
– Majdanoz
– Perimet e detit
– Domatet
– Lakra kineze

A ka ndonjë ndërveprim negativ të zinkut?

– Duke marrë doza të larta të zinkut për një periudhë të zgjatur, mund të ndërhyjë në thithjen e trupit të mineraleve të tjera të rëndësishme, duke përfshirë bakrin. Kjo ka potencial për të bërë të kundërtën e asaj që duhet të bëjë zinku – ai mund të shtypë sistemin imunitar dhe të pengojë formimin e qelizave të gjakut.
– Mbidoza e zinkut mund të shkaktojë ndryshime në aftësinë për të nuhatur erën apo shijuar shijen e ushqimeve, të cilat mund të ndikojnë oreksin. Zinku gjithashtu mund të shkaktojë të vjella, të përziera, diarre, dhimbje të barkut.

– Efektet anësore zakonisht ndodhin kur zinku merret në formë të shtojcave, prandaj ne këshillojmë që marrja e zinkut të bëhet vetëm duke konsumuar ushqime që përmbajnë zink.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook