Vitaminat që luftojnë sëmundjet yndyrore të mëlçisë
Mëlçia kryen shumë funksione themelore dhe shërben si pikë themelore metabolike në trup. Ajo ruan vitaminat dhe mineralet esenciale për t’i përdorur kur është e nevojshme. Mëlçia gjithashtu largon toksinat nga trupi, ndihmon në kurimin e sëmundjeve yndyrore të mëlçisë të cilat janë të lidhura me pirjen e alkoolit.
Ushqimet e pasura me këto vitamina ndihmojnë në uljen e dëmtimit të mëlçisë dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve yndyrore të saj. Vitaminat e bëjnë mëlçinë më rezistente ndaj acideve yndyrore dhe dëmtimit.
– Vitamina E
Inflamacioni i lidhur me sëmundjet yndyrore të mëlçisë i bën indet e mëlçisë të ashpra, si rezultat i kësaj mund të ndodhë dëmtim i mëlçisë në mënyrë të përhershme dhe mëlçia të bëhet e paaftë për të kryer punën e saj, siç është prodhimi i materialeve që përdoren në procesin e tretjes, organizimi i ri-trajtimit të qelizave të kuqe të gjakut, ruajtja e vitaminave dhe proteinave të ndërtimit, dhe pastrimi nga toksinat.
Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që përmirëson enzimat e mëlçisë dhe kjo do të thotë se ajo e ndihmon mëlçinë për të reduktuar inflamacion.
Ushqime të pasura me vitamin E: Spinaqi, brokoli, vaj ulliri, vaj kokosi, bajamet, kikirikët, farat e lule diellit, avokado, bizelet, majdanozi, asparagos, karrota, etj.
– Vitamina C
Vitamina C është gjithashtu një antioksidant dhe forcon sistemin imun. Vitamina C lufton viruset që shkaktojnë dështim dhe cancer të mëlçisë, mbështet sistemin tretës, lufton yndyrat e mëlçisë dhe lehtëson fuksionet e saj.
Ushqime të pasura me vitaminë C: Papaja, luleshtrydhet, limoni, portokalli, ananasi, speci, kokëlakër, brokoli.
– Niacin / Vitamina-B12
Vitamina B12 ndihmon në luftën kundër sëmundjeve yndyrore të mëlçisë, ndihmon për uljen niveleve të larta të triglicerideve në gjak dhe zvogëlon rrezikun e cirrozës apo hepatitit.
Ushqime të pasura me vitaminë B12: Pula dhe mishi organik, veza, arrat, kikirikët, qumështi dhe produktet e tij, peshku salmon, midhjet, karkalecat e detit, etj.
Këshilla të nevojshme për pacientët me mëlçi yndyrore
Ju mund të ruani shëndetin e mëlçisë dhe trupit në përgjithësi duke qenë të kujdesshëm që të konsumoni vetëm ushqim të shëndetshëm, i cili ju ruan një peshë trupore të shëndetshme, dhe gjithashtu mban nën kontroll nivelet e triglicerideve dhe sheqerit në gjak.
Këshillat më të rëndësishme për pacientët me sëmundje yndyrore të mëlçisë përfshijnë:
– Hani ushqime të shëndetshme, të bazuara kryesisht në perime, fruta, dhe fibra dietetike organike.
– Hani vakte të vogla të ndara gjithë ditës për të shmangur lodhjen e mëlçisë.
– Pini sasi të mjaftueshme të ujit.
– Hani ushqime të ulëta në kripë.
– Hani ushqime që përmbajnë karbohidrate për të marrë furnizim të mjaftueshëm me energji, për shkak se mëlçisa e dëmtuar ka vështirësi në konvertimin e energjisë.
– Shmangni ushqimet e pasura në yndyra të ngopura.
– Ushtrohuni në mënyrë të rregullt.
– Qëndroni larg medikamenteve kimike.
- Kura me bimë shkretinore për mëlçinë yndyrore