Vitaminë e harruar që  mund të zvogëlojë shanset e kancerit të gjirit

Vitaminë e harruar që  mund të zvogëlojë shanset e kancerit të gjirit

Sa i njihni vitaminat dhe përfitimet e tyre?

Vitamina A shpesh harrohet që është një  anti-oxidant, dhe që është aq e rëndësishme, veçanërisht për shëndetin e gjirit të grave. Shumica prej jush e dinë se çfarë përfitimesh ka vitamina C, dhe shumë prej jush i dinë përfitimet e vitaminës E si një anti-oksidant.  Shumë flasim për  Vitaminën A se është e dobishme për sytë, gjë e cila është e vërtetë, por ajo është gjithashtu e dobishme për flokët, thonjtë dhe lëkurën. Madje ajo  është e rëndësishme edhe për shëndetin e gjirit.

Jepini trupit tuaj çfarë ka nevojë për të shëruar veten

Shpesh, gjatë një konsultimi,  ju  mund të vini re një të kuqërremtë të veçantë, dhe pika kafe në zonën e gjirit. Kjo njollë e kuqërremtë specifike, ngjyrë kafe mund të përfaqësojnë mangësi të Vitaminës A.
Si praktikues natyral të kujdesit shëndetësor, ne besojmë se në qoftë se ju i  jepni trupit tuaj çfarë ai ka nevojë, kjo do të  ndihmojë në eliminimin e asaj që trupi juaj nuk ka nevojë, atëherë trupi  do të ketë aftësinë për të shëruar veten. Deklaratë e fortë, por është e vërtetë.

Ne nuk i urdhërojmë organet tona për të shëruar një plagë. Trupi ynë i bën të gjitha vetë. Një shëmbull për këtë është lindja e fëmijës, trupi ynë e di se kur është koha për të hapur qafën e mitrës, madje edhe kur është koha për të lindur fëmijën. Trupi ynë na jep të gjitha llojet e sinjaleve për atë që ai ka nevojë. Detyra jonë është ta dëgjojmë dhe pastaj të marrim masa.

Për të pasur shëndet të mirë të gjirit, trupi kërkon anti-oxidantin e duhur, e ai është Vitamina A.

Nga ta merrni?

Ju mund të marrni Vitaminën A nga një shumëllojshmëri ushqimesh, duke filluar me patatet e ëmbla. Ushqimet me ngjyrë portokalli dhe të verdhë janë më të larta në Vitaminë A, si: pjepri, kajsia, speci i kuq, karrota dhe kungulli. Perimet me gjethe të errëta si dhe perimet jeshile dhe disa bimë, janë burime të mira të vitaminës A. Ju duhet të merrni 10.000 njësi të vitaminës A në dozë të përditshme. Ja një shembull: 100 gram karrota sigurojnë rreth 16.000 njësi të vitaminës A.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook