Toksinat që shkatërrojnë tiroidet

Published On: January 26th, 2023Categories: Autoimune0 Comments on Toksinat që shkatërrojnë tiroidet

Toksinat që shkatërrojnë tiroidet; Mënyra natyrale që luftojnë toksinat dhe ndihmojnë shëndetin e tiroideve

Gjëndrat tiroide janë një kontrollues master i trupit. Ato kontrollojnë  se si trupi përdor energjitë, prodhojnë proteina, dhe kontrollojnë ndjeshmërinë e trupit ndaj hormoneve të tjera.

Prodhimi hormonal nga tiroidet rregullohet me hormonet stimuluese të tiroideve (TSH). Shumica e mjekëve shikojnë vetëm në nivelin e TSH kur testojnë  për çështjet e tiroideve. Por për fat të keq, kjo tregon vetëm një pjesë të vogël sesi hormonet tuaja janë duke funksionuar.

Ka shumë gjëra që mund të ndikojnë në funksionet e tiroideve.Toksinat janë të pranishme në mjedisin tonë, dhe ka shumë pak mundësi që të mund t’i eliminojmë të gjitha ato. Megjithatë, ne mund të kufizojmë ekspozimin ndaj komponimeve toksike.

Toksinat që mund të shkatërrojnë tiroidet

– Pesticidet; Një studim ka gjetur se gratë e martuara me burra të cilët përdorin pesticide në punën e tyre të përditshme, janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të problemeve tiroide se sa gratë e tjera. Një tjetër studim paralajmëron se rreth 60% e pesticideve të përdorura sot mund të ndikojnë në prodhimin e hormoneve të gjëndrës tiroide.

– Produktet e Sojës; Soja është në gjendje të pengojnë funksionin normal të tiroideve duke penguar aftësinë e trupit për të përdorur jod, pengon sekretimin e hormoneve të tiroideve, dhe ndërpret konvertimin periferik të T4 në T3.

– Fluori; Shumë njerëz duhet të jenë të vetëdijshëm, se fluori është shumë i dëmshëm për shëndetin e dhëmbëve dhe për funksionin normal të gjëndrave tiroide. Fluori shtyp funksionin e tiroideve dhe doza e mjaftueshme për të ulur funksionimin e tiroideve është mjaft e ulët, vetëm 2 deri në 5 mg në ditë.

– Bromine; Br është toksik për tiroidet, për sytë, për lëkurën dhe për fytin. Përpiquni të shmangni produktet që përmbajnë Br.

– Perchlorates; ‘Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve’ thotë se pothuajse të gjithë në tokë kanë perchlorates në trupat e tyre. Perchlorate është një efekt anësor kur prodhohen lëndë djegëse për avionët, raketat, fishekzjarret dhe airbags. Për fat të keq, kjo  toksinë gjendet edhe  në ujin e pijshëm dhe në ujin i cili përdoret për të ujitur burimet tona ushqimore. Një studim i bërë nga CDC thotë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë në nivelin e perchlorates dhe hormoneve të tiroideve. Është e vështirë për të shmangur të gjitha perchlorates, por ju mund të kufizoni ekspozimin tuaj, duke pirë gjithmonë ujë të filtruar dhe të konsumoni fruta dhe perime organike.

– Halogjenët;  Halogjenët janë të zhytur në ushqim, ujë, madje edhe në mjedis. Sepse përbërja e tyre është e ngjashme me jodin, halogjenët zënë receptorët e jodit në trupin tuaj dhe e bëjnë jodin natyral në trupin tuaj të padobishëm.

– Lëndët plastike; janë të rrezikshme për mjedisin dhe trupin. Një studim tregon se nivelet e antimonit në lëngjet e ruajtura në shishe plastike, janë 2.5 herë më të larta sesa uji që pimë nga rubineti. Lëndët plastike kanë treguar se reduktojnë funksionin  e tiroideve.

Reduktoni

– Sheqerin e bardhë

– Kafeinën

– Miellin e rafinuar

– Mishin e kuq

– Pijet energjike

– Pjet e gazuara

– Ëmbëlsirat artificiale

– Të skuqurat

– Ushqimet e shpejta

 

Konsumoni

– Bishtajore

– Mish pule organik, mëlçitë e viçit

– Peshkun dhe frutat e detit

– Kosin organik

– Arrat, bajmet, farat e lirit

– Vaj ulliri

– Qepë, hudhër.

– Konsumoni ushqime që përmbajnë glutathione të tilla si: brokoli, grejpfrut, lulelakër, lakër të bardhë.

Arti i të jetuarit

– Qëndroni larg stresit, ankthit, frikës dhe depresionit.

– Ushtroni notin, ecjen, kalërimin, meditimin, ushtrime të lehta fizike.

– Rrezet e telefonit janë të dëmshme për trurin dhe shëndetin e teroideve, për të folur në telefon përdorni kufje.

Përdorni këtë pije për shëndetin e tiroideve
– 1 filxhan lëng boronicë
– 7 gota ujë të filtruar
– 1/2 lugë kanellë të bluar
– 1/4 lugë xhenxhefil të bluar
– 3/4 filxhanit me lëng të shtrydhur të portokallit të freskët (afërsisht 3 portokall)
– 1/4 e kupës me lëng të freskët limoni  (afërsisht 1-2 limona)

Mënyra e përgatitjes
Zieni ujin;  shtoni lëngun e boronicës,
Shto kanellë, xhenxhefil, dhe lereni të ziej për 20 minuta; lërini të ftohen sa temperatura  e dhomës,
shtoni lëngun e portokallit dhe limonit (mund ta ëmbëltoni me pak mjalt), dhe pija është gati.

Bimët e Shkretëtirës në Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Autoimune


Sëmundjet Autoimmune dhe fushat e tyre përkatëse janë të lidhura me strukturën e punës së sistemit imun. Sëmundjet autoimune ndodhin si rezultat i çekuilibrit në funksionimin e sistemit imunitar. Baza e sëmundjeve aotoimune është si shkak i dështimit të sistemit imun në dallimin mes trupave të huaj dhe trupave që gjenden në brendësi të tij në mënyrë të zakonshme dhe natyrshëm. Kur dështon në zbulimin e trupave të huaj, sistemi imun sulmon indet e tij, pra vetveten. Ai mund të sulmojë një qelizë të vetme, mund të sulmojë një organ ose një sistem të tërë. Ky është dështim i ushtrisë në mbrojtje të trupit nga sulmet e huaja. Por më shumë se kjo është dështimi i ushtrisë së imunitetit në identifikimin e anëtarëve të trupit të tij.

Ekipi ynë i Kërkimit dhe Zhvillimit (WAHR&D), ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, të kombinuara në lloj dhe sasi të caktuar, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me çrregullime autoimune, si Multiple Sclerosis (MS), Artriti Reumatoid, Tiroiditi Hashimoto, Lupus, Hepatiti Autoimun, Diabeti Tip 1, Anemia Hemolitike Autoimune, Epilepsia, Sindromi Sjogren, Skleroderma, Urtikaria/Hives, etj.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook