Skanimet e trurit vërtetojnë çelësin e vjetër për lumturinë

Skanimet e trurit vërtetojnë çelësin e vjetër për lumturinë

 

Ekipi hulumtues vëzhgoi skanimet e MRI-ve të trurit të pjesëmarrësve dhe u përqëndrua në tri fusha. Korteksi orbitofrontal, ku ne marrim në konsideratë një vendim, kryqëzimi tempoparietal, ku përpunohet sjellja bujare, dhe striatumi ventral, i cili shoqërohet me lumturinë.

Të tria fushat u ndezën ndryshe në skanime në varësi të faktit nëse pjesëmarrësi ishte në grupin bujar apo atë egoist.

Ndihma për të tjerët ju bën më të lumtur dhe duket se është fizike jo vetëm psikologjike. Këto janë përfundimet e studimit, i cili vëzhgoi trurin e disa pjesëmarrësve.

Shkencëtarët në Universitetin e Zyrihut zbuluan se bujaria i bën njerëzit më të lumtur, por, edhe më intrigues… ata zbuluan se thjesht premtimi për të qenë bujar, ju bën më të lumtur. Dhe, ka edhe më shumë … edhe nëse jeni vetëm pak bujar, me sa duket, përsëri jeni të lumtur! Neuroekonomistët zbuluan se bujaria shkakton një lloj ndryshimi në trurin tonë që na jep një buzëqeshje në fytyrë.

Ky ndoshta nuk është lajm për shumë njerëz që prej kohësh e kanë ditur që të bësh diçka të këndshme për dikë tjetër, të jep ndjenjë të ngrohtë brenda vetes dhe kjo gjë tani është konfirmuar nga shkenca.

Në bashkëpunim me studiues ndërkombëtarë, u vërtetua se si truri ynë i përgjigjet marrëdhënies midis dhënies pa kushte dhe lumturisë.

Në eksperimentet e tyre, studiuesit zbuluan se njerëzit që silleshin bujarisht ishin më të lumtur sesa ata që silleshin më egoist. Sidoqoftë, sasia e bujarisë nuk ndikoi në rritjen e kënaqësisë. Nuk është e nevojshme të bëhesh një dëshmor për t’u ndier më i lumtur. Do të mjaftojë thjesht të jesh pak bujar.

Edhe më interesante, studiuesit zbuluan se zonat e trurit të pjesëmarrësve “flisnin” me njëri-tjetrin krejt ndryshe kur thjesht premtonin të ishin më bujarë.

Pyetja më e madhe për këta studiues tani është: A mund të stërviten dhe forcojnë trurin e njerëzve për të qenë më bujarë dhe kështu më të lumtur, dhe sa zgjat ky efekt “i lumtur”? Absolutisht! Por, pse të mos bëni eksperimentin tuaj të vogël? Filloni të bëni mirë për të tjerët dhe keni qëllimin të dëgjoni dhe ndihmoni dhe të shihni nëse jeni një person më i lumtur!

Për më tepër, të gjitha fetë hyjnore këshillojnë njerëzit që të jenë bujarë.

Shumë studime shkencore kohët e fundit mbështeten në Kuranin e Shenjtë  dhe në thëniet profetike për të bërë studime. Në Kuran dhe në shumë thënie Profetike, bujaria është cituar shumë herë. Madje në një thënie profetike thuhet: “Ruajuni Zjarrit (Ferrit) qoftë edhe duke dhënë lëmoshë një gjysmë hurme (hurma arabe e njohur në të gjithë botën).”

Pra jini bujarë për hir të Zotit që të merrni të gjitha përfitimet!

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook