Simptomat në sistemin tretës
Simptomat në sistemin tretës; 6 shenja që kërkojnë trajtim
Shumica e njerëzve i trajtojnë simptomat e sistemit tretës si probleme të thjeshta, të cilat mund të kapërcehen duke marrë antiseptikë të zorrëve, por nuk janë ashtu, sepse disa prej tyre mund të jenë tregues i rrezikshëm i disa sëmundjeve.
Disa simptoma të rënda të tretjes:
- Dhimbje barku pas ngrënies
Ndjenja e vazhdueshme e dhimbjes së stomakut menjëherë pas ngrënies, mund të tregojë sëmundjen e Crohn-it, një inflamacion kronik që prek zorrën e hollë, duke shkaktuar dhimbje barku, diarre dhe humbje peshe.
- Fryrja
Disa besojnë se fryrja është një gjë normale që mund të ndodhë pas ngrënies, por mund të tregojë sindromën e zorrës së irrituar, mikrobin e stomakut ose hernie, veçanërisht nëse shoqërohet me humbje të oreksi dhe veshtiresi të defekimit.
- Të vjella me gjak
Nëse një person vjell gjak dhe ndjen urth pas ngrënies, ai ka të ngjarë të ketë një ulçerë në mukozën e stomakut ose një infeksion në zorrë.
- Dhimbje në kërthizë
Dhimbja e kërthizës kërkon një vizitë te një specialist, sepse ka shumë sëmundje që mund të paralajmërojë, si infeksioni i traktit urinar, dispepsi, gurët në tëmth dhe apendiciti.
- Dhimbje stomaku
Kolecistiti dhe gurët në tëmth janë ndër sëmundjet që zbulohen nga dhimbja e stomakut, veçanërisht nëse sulmon menjëherë pas ngrënies dhe shton dëshirën për të vjellë, dhe shtrihet në pjesën e poshtme të shpinës ose shpatullës.
- Ndjenja e vazhdueshme e ngopjes
Nëse një nga familjarët tuaj ndihet i ngopur pasi ka ngrënë një sasi të vogël ushqimi, këshillojeni që të shkojë menjëherë te mjeku, sepse mund të ketë ulçerë stomaku ose GERD, kancer në stomak ose në vezore.