Simptomat e fshehura të sulmit të zemrës tek Femrat

Simptomat e fshehura të sulmit të zemrës tek Femrat

 

Sulmi në zemër mund të ndodhë në mënyrë të caktuar; mund të ndodhë shtrëngim në kraharor, dhembje, dhe më pas mund të rrëzohesh. Por për gratë, kjo shpesh nuk ndodh në këtë mënyrë. Studim pas studimi kanë treguar se sulmet në zemër dhe sëmundjet e zemrës, që janë nën-diagnostikuar tek gratë, me shpjegimin se ato nuk kanë simptoma.
Por studimet tregojnë se nuk është gjithmonë kështu. Gratë që kanë pasur sulme në zemër kuptojnë, që kanë përjetuar simptoma të rëndësishme, por thjesht nuk i njohin ato si të tilla.

Edhe kur një sulm në zemër është duke ndodhur, gratë shpesh, në mënyrë të ngadalshme, e kuptojnë se çfarë po ndodh, dhe se duhet të thërrasin një mjek. Arsyeja? Simptomat e sulmit  në zemër tek gratë  janë të ndryshme nga ato te meshkujt.

Ky dështim për të kuptuar  shenjat e atakut në zemër tek gratë, ka çuar në një statistikë të zymtë: Femrat kanë më shumë gjasa të vdesin nga vdekja e papritur kardiake se meshkujt, dhe dy të tretat e femrave që kanë një atak në zemër nuk shërohen plotësisht.
Pra, nëse ju jeni të shqetësuara në lidhje me të qënit viktimë e një sulmi në zemër, ose nuk keni simptoma, atëherë çfarë duhet të shikoni?

Për të parandaluar një sulm në zemër, duhet të shikoni për këto shenja pak të njohura si të tilla:

– Dhimbje kraharori apo siklet; Dhimbjet e gjoksit janë simptoma më e zakonshme për sulm në zemër, por disa gra mund ta përjetojnë atë ndryshe nga meshkujt. Dhimbja e tyre mund të jetë kudo në gjoks, jo vetëm në anën e majtë.

– Lodhje; Më shumë se 70 % e grave kanë raportuar lodhje ekstreme në të njëjtin muaj apo muajin para sulmeve të tyre të zemrës.

– Pagjumësi;  Pavarësisht lodhjes së tyre, gratë që kanë pasur sulme në zemër, përjetojnë paaftësinë e pashpjegueshme për të fjetur gjumë, apo për të fjetur  normalisht gjatë muajve  para sulmeve të zemrës.

– Ankth dhe stres; Stresi ka qenë prej kohësh i njohur për të rritur rrezikun e sulmit në zemër. Por ajo që gratë raportojnë është përvoja emocionale; para sulmeve të tyre të zemrës, ato mendonin të shqetësuara dhe më shumë se zakonisht.

– Humbje oreksi ose të përzier;  Dhimbje stomaku, dhimbje barku, të përziera, vështirësi në tretje, janë një tjetër shenjë e raportuar nga pacientet që kanë përjetuar sulm në zemër.

– Gulçim;  Më shumë se 40 % e e përjetojnë këtë simptomë. Nuk mund të arrijnë të mbushen me frymë ndërsa janë në këmbë, duke ngjitur shkallët, apo duke bërë detyra të tjera të përditshme.

– Simptoma si ato të Gripit;  Ftohtë, lagështi, lëkurë e djersitur, së bashku me ndjenja turbullire, mund të çojnë gratë për të pyetur veten nëse kanë grip, në fakt, koto simptoma mund të shkaktojnë sulm në zemër.

– Dhimbje stomaku; Ndonjëherë dhimbja  ose boshllëku në stomak sinjalizon një sulm në zemër.

– Dhimbje në nofull, vesh, qafë, mbrapa shpinës, ose në sup; Dhimbja dhe mpirja në gjoks, shpatulla, etj, është një shenjë e zakonshme e sulmit në zemër (të paktën, në mesin e burrave), por gratë shpesh nuk i përjetojnë dhimbjet në këtë mënyrë. Në vend të kësaj, shumë gra thonë se kanë ndjerë dhimbje dhe një ndjesi  ngushtësie përgjatë nofullave të tyre dhe poshtë qafës, si dhe nganjëherë deri në vesh. Dhimbja mund të zgjasë deri në sup dhe krah – veçanërisht në anën e majtë – ose mund të ndihet si një dhimbje shpine apo muskuli në qafë dhe mbrapa shpinës.

Si duhet të mbroni veten?

Përveç simptomave që ato kanë, gratë ndryshojnë nga meshkujt në një mënyrë tjetër të rëndësishme: ato nuk mund të përjetojnë shumë nga simptomat që tradicionalisht ndodhin me sulmet e zemrës. Kjo, thonë ekspertët, është një arsye e madhe pse sulmet në zemër tek gratë janë të panjohura dhe të patrajtuara. Pothuajse gjysma e të gjitha grave nuk ndiejnë asnjë dhimbje gjoksi, edhe gjatë sulmit në zemër. Mpirja është një tjetër simptomë që gratë nuk e përjetojnë, thonë ekspertët.
Në qoftë se trupi juaj është duke bërë gjëra të pazakonshme, dhe ju thjesht nuk ndiheni mirë, mos prisni, por shkoni shihni mjekun tuaj.

Faktorët e rrezikut për sëmundje kardiake

– Tensioni i lartë i gjakut,

– kolesteroli i lartë,

– pirja e duhanit,

– pirja e alkoolit,

– historia familjare me sëmundje të zemrës,

– nivelet e ulëta të estrogjenit pas menopauzës,

– stresi dhe depresioni gjithashtu ndikojnë më shumë në sëmundjet e zemrës.

Dieta ushqimore ndihmon në parandalimin e atakut të zemrës

– Konsumoni ushqime me pak yndyrë.

– Pakësoni sasinë e kripës dhe sheqerit të rafinuar.

– Pakësoni konsumimin e miellit dhe orizit të bardhë.

– Shmangni pirjen e duhanit dhe alkoolit.

– Bëni ushtrime fizike rregullisht.

– Konsumoni fruta dhe perime organike.

– Shmangni mishin e kuq dhe produktet e tij.

– Merrni produktin bimor Cardiagreen, nëse jeni në rrezik për sulm në zemër apo nëse ju ka ndodhur më parë. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook