Simptomat e dobësimit të kockave – Osteoporoza

Simptomat e dobësimit të kockave – Osteoporoza, shkaqet dhe trajtimet natyrale

 

Kocka është një ind i fortë lidhës, përbërësi kryesor i të gjitha vertebrorëve. Kockat  duken të jenë të pajetë, por në fakt ato janë një strukturë lokomotore e përbërë nga inde të gjalla si qelizat e eshtrave, qelizat e yndyrës, enët e gjakut dhe nga materiale jo të gjalla. Muskujt i janë bashkangjitur kockave dhe i bëjnë ato të lëvizin. Shumë kocka mbrojnë organet e buta dhe të brendshme të trupit. Kafka mbron trurin dhe kafazi i kraharorit mbron zemrën dhe mushkëritë. Kockat kanë një rol funksional në ruajtjen e kalciumit të nevojshëm për nervat, qelizat e muskujve dhe palcën e eshtrave, ku prodhohen qelizat e kuqe të gjakut, disa qeliza të bardha dhe trombocitet. Trupi i njeriut të rritur përbëhet nga 216 kocka, që përbëjnë 14% të peshës trupore.

Sa më e vjetër të jetë mosha, aq më e vogël është masa në eshtrat tona. Skeleti ynë e humbet masën e tij me 0.3% për burrat dhe 0.5% për femrat në vit. Kjo humbje ndodh në mesin e të njëzetave dhe shkalla rritet mbi moshën dyzet vjeçare, sidomos pas menopauzës tek gratë, ku shkalla e humbjes rritet në 2-3% në vit, gjë që shkakton kocka të brishta, duke i ekspozuar ato për t’u thyer lehtë.

Osteoporoza është një çrregullim metabolik i kockave i shkaktuar nga humbja e dendësisë së kockave, që ndodh në një shkallë që tejkalon aftësinë e trupit për të krijuar inde të reja kockore. Edhe pse burrat dhe gratë mund të zhvillojnë osteoporozën, ajo më së shpeshti godet gratë. Kjo dobësi e eshtrave, në shumicën e rasteve, është për shkak të mungesës së kalciumit dhe fosforit, ose mungesës së mineraleve të tjera në eshtra.

Simptomat e Osteoporozës

Që nga momenti kur osteoporoza ndodh, mund të fillojë shfaqjen e disa simptomave, duke përfshirë:

– Dhimbje prapa shpine, që mund të jetë dhimbje e fortë në rast se ka thyerje.

– Humbje e eikulibrit, me lakim.

– Thyerje në rruaza, në duar, në legen ose në kocka të tjera.

– Thonj të brishtë.

– Qëndrim i shtrëmbër.

– Dhimbje këmbësh.

– Humbje e gjatësisë së trupit.

– Pagjumësi dhe shqetësim.

Ka disa faktorë që rrisin rrezikun e osteoporozës

– Gjinia; Përqindja e thyerjeve të shkaktuara nga osteoporoza tek femrat është dy herë më e lartë se tek meshkujt. Kjo është për shkak të rënies së papritur të niveleve të estrogjenit gjatë menopauzës, e cila gjithashtu çon në rritjen e humbjes në masë të eshtrave.

– Mosha; Sa më e madhe të jetë mosha e një personi, aq më i mash është rreziku i osteoporozës, pasi kockat dobësohen me kalimin në moshë.

– Historia familjare; Osteoporoza është një sëmundje gjenetike. Dmth në qoftë se njëri nga prindërit ose vëllezërit apo motrat vuan nga osteoporoza, kjo rrit gjasat e kapjes nga kjo sëmundje, veçanërisht në qoftë se historia mjekësore e familjes përfshin rastet e thyerjeve të kockave.

– Konsumimi i duhanit; Nuk është ende e qartë se çfarë roli luan duhani në zhvillimin e osteoporozës, por hulumtuesit bien dakord se duhani mund të dobësojë kockat.

– Çrregullimi i oreksit; Burrat dhe gratë që vuajnë nga çrregullimet e oreksit, anorexia nervosa (Anorexia nervosa) apo çrregullimi Bulimia nervosa, janë në rrezikun e zhvillimit të osteoporozës.

– Disa Medikamente; Prednisone ose Corticosterone (Kortizon), dëmtojnë indet e eshtrave.

– Hormoni i tiroideve; Sasia e tepërt e hormonit të tiroideve mund të çojë në humbjen e masës kockore.

– Kanceri i gjirit; Pas menopauzës, gratë me kancer të gjirit janë konsideruar në grupin e rrezikut, pasi ky rrit rrezikun e osteoporozës, sidomos kur ato marrin trajtime kimike (kimioterapi).

– Mungesa e konsumit të kalciumit; Mungesa e konsumit të kalciumit është një faktor kryesor që kontribuon në zhvillimin e osteoporozës. Kjo është për shkak se mungesa e konsumit të kalciumit çon në densitet të ulët të kockave dhe humbjen e masës së eshtrave në një moshë relativisht të re, duke rritur rrezikun e thyerjeve.

– Kushte të tjera mjekësore;  veçanërisht: sëmundja Crohn, sëmundja celiac, mangësia e vitaminës D, anorexia nervosa, dhe sindromi Cushing.

– Një mënyrë jetese jo-aktive; Shëndeti i kockave përcaktohet që nga fëmijëria. Fëmijët që janë fizikisht aktivë dhe që konsumojnë ushqime të pasura me kalcium, kanë densitet më të lartë të kockave.

– Konsumi i tepruar i pijeve të gazuara; Kafeina mund të çojë në absorbimin e kalciumit. Përveç kësaj, acidi fosforik, i cili gjendet në pijet e gazuara, mund të kontribuojë në humbjen e masës kockore duke ndryshuar aciditetin e gjakut.

– Alkoolizmi; Është një nga faktorët më të rëndësishëm për osteoporozën te meshkujt. Kjo ndodh sepse konsumi i tepruar i alkoolit zvogëlon prodhimin e indeve të eshtrave dhe shkakton mosbalancim në aftësinë e eshtrave për të absorbuar kalciumin.

– Depresioni; Njerëzit me depresion të rëndë kanë nivele shumë të larta të humbjes së eshtrave.

Parandalimi i osteoporozës

Ja  disa këshilla që mund të ndihmojnë në përmirësimin e humbjes së kockave:

– Konsumimi i kalciumit të mjaftueshëm çdo ditë. Për shkak se kockat janë bërë nga kalciumi, kjo është mënyra më e mirë për ta parandaluar dobësinë e kockave

– Merrni vitaminë D çdo ditë. Është e rëndësishme që të konsumoni mjaft vitaminë D, e cila ndihmon trupin të absorbojë kalciumin. Ju mund të merrni vitaminën D nga burime të tilla si ekspozimi ndaj dritës së diellit dhe përmes ushqimeve të tilla si qumështi, veza, farat, etj.

– Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe për të ruajtur sëmundjet e kockave që ndikojnë me moshën; Ushqime të pasura me vitamin C janë: kivi, portokalli, grejpfrut, speci, limoni, etj.

– Ndaloni pirjen e duhanit dhe shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit të dorës së dytë.

– Ulni konsumin e kafeinës.

– Kufizoni konsumin e mishit të kuq.

– Shmangni të gjitha ushqimet komerciale, të përpunuara dhe të rafinuara, duke përfshirë miellin dhe sheqerin e bardhë.

– Shmangni pirjen e alkoolit.

– Shmangni gatimet në enë alumini.

– Shmangni përdorimin e tepërt të kripës.

– Konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë acide yndyrore esenciale të rëndësishme, të tilla si: Omega-3 që gjendet tek vaji i peshkut, farat e lirit, arrat, Omega-6 që mund të merret nga rrushi i zi, farat e lulediellit, misri, etj.

– Ushtrohuni rregullisht; Zgjedhjet e shkëlqyera të stërvitjes përfshijnë shëtitje të gjata, vrapime, çiklizëm, hedhje në trampolinë, etj.

Bimët e egra të shkretëtirë për Shëndetin e Kockave dhe Kyçeve


Një mënyrë jetese e ngarkuar, ushqimet e dëmshme dhe të pashëndetshme në dietë, e cila detyrimisht është e ulët në kalcium, kontribuon në zvogëlimin e densitetit të kockave, humbjen e hershme të kockave dhe rritjen e rrezikut për fraktura dhe sëmundje të ndryshme tëkockave. Aktiviteti i ulët fizik gjithashtu shton degjenerimin e kockave. Dhimbja e kyçeve, në anën tjetër, vjen me rritjen e moshës, lëndimin, mbajtjen e peshës së tepërt dhe konsumimin e kërcit.

Kështu, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit (WAHR&D) ka bërë kërkime të jashtëzakonshme dhe ka prodhuar produktet më të mira bimore për dhimbjet e kyçeve dhe muskujve dhe për trajtimin e problemeve të ndryshme të kockave, kyçeve dhe muskujve. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook