Simptoma fizike të habitshme të çrregullimit bipolar

Simptoma fizike të habitshme të çrregullimit Bipolar

 

Çrregullimi bipolar është një çrregullim që ndikon gjendjen emocionale shpirtërore të njeriut, me lëkundje nga një ekstrem në tjetrin.

Humori i një personi me këtë patologji mund te ndryshoje mes dy ekstremesh: eufori- irritim dhe mërzitje – deshperim. Një shqetësim i tillë fillon në adoleshencë ose në moshën e re-madhore dhe rishfaqet ne harkun jetësor me frekuence te ndryshme, por zakonisht intensifikohet dhe përkeqësohet me kalimin e viteve. Shpesh nuk njihet si sëmundje dhe kush është i prekur nga ky kusht mund të vazhdojë të vuaj për vite të tëra.

Në fakt, si sëmundjet e tjera të rënda, shqetësimi bipolar sjell vuajtje të mëdha për partnerin, familjaret (fëmijët, vëllezërit, prindërit), për miqtë dhe kolegët e punës.

Faza e depresionit të çrregullimit bipolar është ajo që diagnostikohet shpesh për herë të parë. Fillimisht mund të diagnostikoheni me depresion klinik para se të keni një episod maniak më vonë (nganjëherë disa vite më vonë), pas së cilës mund të diagnostikoheni me çrregullim bipolar. Gjatë një episodi të depresionit, ju mund të keni ndjenja dërrmuese sikur çdo gjë është pa vlerë, të cilat potencialisht mund të çojnë në mendimin e vetëvrasjes.

Simptomat e çrregullimit bipolar

Diagnozimi i kësaj sëmundjeje nuk është i lehtë, pasi shpesh herë nuk e kuptojnë as pacientet as familjarët. Ndodh që edhe mjekët të mos arrijnë të identifikojnë diagnozën.

Nëse keni çrregullim bipolar, keni periudha ose “episode” depresioni, ku ndiheni shumë i dobët dhe letargjik, si dhe mani, ku ndjeheni shumë në qejf dhe tepër aktiv (mania e rëndë njihet ndryshe si hypomania.)

Gjatë periudhës së depresionit, simptomat mund të përfshijnë:

– Ndjenja i trishtuar dhe i pashpresë.

– Mungesa e energjisë dhe vitalitetit.

– Vështirësi në përqëndrim dhe në kujtimin e gjërave.

– Humbja e interesit në aktivitetet e përditshme.

– Ndjenja e boshllëkut ose se gjithçka është pa vlerë.

– Ndjenja e fajit dhe dëshpërimit.

– Ndjenja pesimist për çdo gjë.

– Vetë-dyshimi.

– Të qenit delusional, duke pasur halucinacione dhe shqetësime ose mendime të palogjikshme.

– Mungesa e oreksit.

– Vështirësi në fjetje.

– Zgjim herët.

– Mendime për vetëvrasjeje.

  • Mania

Faza maniake e çrregullimit bipolar mund të përfshijë:

– Ndjenjë lumturie dhe gëzim të madh.

– Të folur shumë shpejt.

– Ndjenja plot energji, të cilat ndryshojnë në mënyrë dramatike.

– Ndjenjë të plotë të ideve të mëdha të reja dhe me plane të rëndësishme.

– Hutim dhe humbje e kujtesës.

– Inatosje me lehtësi ose shqetësim i shpejt.

– Të qenit delusional, duke pasur halucinacione dhe shqetësime ose mendime të palogjikshme.

– Mosngrënie ose mbingrënie.

– Bërja e gjërave që shpesh kanë pasoja shkatërruese, të tilla si shpenzimet e shumave të mëdha parash për sende të shtrenjta dhe nganjëherë të papërballueshme.

– Marrjen e vendimeve apo thënia e gjërave që janë jashtë karakterit dhe që të tjerët i shohin si të rrezikshme ose të dëmshme.

– Sjellje e papërshtatshme e shoqëruar nga rritja e dëshirës për abuzim me drogë, alkool, ose ilaçe kundër pagjumësisë.

– Ndjesia jo e këndëshme në brendësi.

– Mbipeshë dhe mbioreks.

– Folja me vete me zë të lartë.

– Sëmundje të lëkurës.

– Çështjet gastrointestinale janë më se të zakonshme.

Shkaqet e sëmundjes

Shkaku i saktë i çrregullimit bipolar nuk është kuptuar plotësisht. Mirëpo, ekspertët besojnë se një numër i faktorëve të ndryshëm veprojnë së bashku dhe bëjnë që një person të ketë më shumë gjasa për t’u prekur nga sëmundja. Këto mendohet të jenë një përzierje komplekse e faktorëve fizikë, mjedisorë dhe socialë.

– Çekuilibri kimik në tru; Çrregullimi bipolar besohet gjerësisht të jetë rezultat i zhbalancimeve kimike në tru.

– Gjenetika; Çrregullimi bipolar mendohet të jetë i lidhur edhe me gjenetikën.

– Rrethanat; Një rrethanë apo situatë stresuese shpesh shkakton simptomat e çrregullimit bipolar.

Sëmundjet fizike; Çrregullimi bipolar mund të shkaktohet edhe nga sëmundje fizike si: çrregullimet e gjumit dhe problemet dërrmuese në jetën e përditshme, siç janë problemet me të hollat, punën apo marrëdhëniet me të tjerët.

TRAJTIMI NATYRAL I ÇRREGULLIMIT BIPOLAR

Fazat e larta dhe të ulëta të çrregullimit bipolar shpesh janë aq ekstreme sa ndërhyjnë në jetën e përditshme. Megjithatë, ka disa opsione për trajtimin e çrregullimit bipolar që mund të bëjë një ndryshim.
Mendohet se duke përdorur një kombinim të trajtimeve të ndryshme është mënyra më e mirë për të kontrolluar çrregullimin bipolar. Trajtimi mund të përfshijë përpjekjen për të njohur shkakun dhe shenjat e një episodi të depresionit apo manisë, trajtimin psikologjik, duke folur me terapist që ju japin këshilla se si të përmirësoni marrëdhëniet tuaja, gjithashtu dieta ushqimore dhe trajtimet natyrale janë të rëndësishme.

  • Dieta ushqimore

– Konsumoni fruta të tilla si; mollë, manaferrat.

– Perime, sidomos perimet gjethe gjelbër, karrota, rrepa, bishtajore.

– Sasi të vogla të përditshme të burimit të proteinave të tilla si: peshk, shpezë të egër organike, bizon, mish qengji, vezë.

– Acidet yndyrore esenciale, të tilla si: quinoa dhe oriz ngjyrë kafe, arra dhe fara.

– Pini shumë ujë të pastër dhe të filtruar gjatë gjithë ditës.

– Nëse vuani nga hypoglycemia, duhet të shmangni ushqimet e larta në karbohidrate glicemike.

Është e rëndësishme që të mos shtoni toksicitet të mëtejshëm në sistemin tuaj, kështu që përpiquni t’i përmbaheni për sa më poshtë:

– Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.

– Mos konsumoni fruktozë të lartë si shurupi i misrit ose glutamate mono-sodium.

– Mos pini asnjë pije të gazuar.

– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.

– Reduktoni kafeinën.

– Eliminoni grurin dhe glutenin.

– Shmangni mishin e viçit konvencional.

  • Terapia Aromatike – Aromatherapy

Vajrat esenciale të mëposhtme mund të nxisin qetësinë dhe të zbusin stresin:
• Kamomil
• Sherbel
• Livandë
• Dru Sandali
• Jasmin
• Trëndafil

Bimët e Shkretëtirës për përkrahjen e Shëndetit Mendor


Të gjithë e dimë rëndësinë e aftësisë fizike për të na mbajtur të shëndetshëm dhe të gjallëruar gjatë gjithë jetës sonë. Ajo që mund të mos e dini është se aftësia mendore është po aq e rëndësishme. Në fakt, të dyja janë të ndërthurura. Neglizhimi i shëndetit mendor mund t’ju bëjë më pak elastik ndaj ndryshimeve të jetës, duke ju lënë më shumë të ngjarë të bëni zgjedhje të dobëta të jetesës.

Jetesa në një qytet të ngarkuar dhe në një botë sfiduese, bën që çdo person të përjetojë stres në jetën e përditshme. Qoftë kaos shtëpiak, afate të lodhshme, projekte, provime, që të gjitha shkaktojnë stres dhe ankth.

Shumë më pak stres ju motivon për arritje të mëdha, por nëse treguesi arrin lart, atëherë është koha për t’u shqetësuar!

Kështu, për të ruajtur ekuilibrin emocional dhe për të reduktuar stresin, ankthin dhe depresionin, ne kemi hulumtuar bimët shkretinore më efikase për këtë synim dhe kemi zhvilluar produktet bimore që i gjeni të detajuara më poshtë. (shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook