Si të ndihmoni fëmijët të kenë një jetë sa më të shëndetshme

Si të ndihmoni fëmijët të kenë një jetë sa më të shëndetshme

 

Kur fëmijët janë në rritje, prindërit janë përgjegjës për sigurimin e një mjedisi që i ndihmon ata të mbajnë një mënyrë jetese që është e dobishme për shëndetin e tyre.

Ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj duke ndjekur këshillat e mëposhtme

– Bëhuni model pozitiv për ushqimin e shëndetshëm dhe jetën aktive.

– I mundësoni një atmosferë të qetë, me vakte të rregullta dhe ushqime të shëndetshme.

– Ndihmoni fëmijët të zhvillojnë dhe të mbajnë një qëndrim të drejtë të trupit.

– Shmangni dietat kufizuese dhe regjimet e tepërta të stërvitjes. Vendosja e fëmijëve në dieta të rrepta ose detyrimi i tyre në programet e stërvitjes, në shumë raste, mund të bëjë më shumë dëm se sa dobi. Hulumtimet sugjerojnë se fëmijëve që iu ushtrohet presion, kanë vetëbesim më të ulët dhe rrezik më të madh për çrregullime të ngrënies.

– Jini aktiv duke luajtur së bashku. Fëmijët kanë nevojë për 60 minuta aktivitet fizik ditor. Përfshini të gjithë familjen në aktivitete fizike e zbavitëse.

– Hani vaktet të gjithë së bashku. Ngrënia e më shumë vakteve së bashku mund të bëjë një ndryshim të madh në shëndetin, lumturinë dhe financat e familjes. Darkat e gatuara në shtëpi janë më pak të shtrenjta dhe ju afrojnë më shumë me njëri-tjetrin.

– Hani mëngjes. Shikoni për drithëra të plotë, qumësht  organik, vezë të ziera, etj. Gjithashtu, shtoni fruta të thata dhe arra.

– Mos përdorni ushqimin si shpërblim. Ushqimet e ndaluara, vetëm sa rritin dëshirën e fëmijës për atë ushqim. Në vend që të thoni jo për ushqimin e preferuar të fëmijës, kufizoni madhësinë e pjesës. Përdorni shpërblime jo ushqimore për sjelljen e tyre të mirë.

– Shërbejini atyre ylber të frutave dhe perimeve. Fëmijët kanë nevojë të konsumojnë fruta çdo ditë. Shërbejini atyre lëng frutash dhe perimesh në çdo vakt.

– Nxiteni të hajë me kujdes. Ndaloni ekranet në kohën e ushqimit dhe ndihmoni fëmijët të përqëndrohen në ushqimin e tyre, duke qenë të pranishëm në tryezë.

– Kufizoni pijet e ëmbëltuara me sheqer. Pijet komerciale përmbajnë sheqerna të shtuara. Provoni limonadën në shtëpi ose çajin e ëmbëltuar me sheqer të zi.

– Hiqni televizorët dhe videolojërat nga dhomat e gjumit. Fëmijët që flenë  gjumë të mjaftueshëm, kanë më shumë gjasa të mbajnë një peshë të shëndetshme dhe të jenë më mirë me mësimet në shkollë.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook