Shkaqet dhe trajtimi i lakimit të shtyllës kurrizore

Shkaqet dhe trajtimi i lakimit të shtyllës kurrizore

 

Harku i shtyllës kurrizore ose lakimi i shpinës, ju bën të ndiheni se shtylla kurrizore është e lakuar pak përpara, dhe sigurisht ju bën të dukeni jo mirë dhe më të vjetër se mosha juaj aktuale. Por nuk është vetëm kjo, me kalimin e kohës, mund të bëjë që ju të ndjeni disa dhimbje, vështirësi në frymëmarrje, mospërqëndrim, etj. Cili është shkaku i këtij problemi dhe si mund ta kurojmë atë?

Shkaqet e përkuljes së shtyllës kurrizore

Disa mund të mendojnë se lakimi i shpinës dhe dalja e saj është e veçantë vetëm për të moshuarit dhe ka lidhje vetëm me plakjen, por ky është mendim i gabuar. Lakimi i shpinës mund të ndodhë që në fëmijëri, në rininë e hershme  dhe në çdo grup moshe.

– Nga arsyet kryesore për lakimin e shpinës tek fëmijët është ulja në mënyën e  gabuar. Ulja në mënyrën e gabuar në bankat e shkollës, para televizorit dhe kompjuterit për periudha të gjata, e bën fëmijën shumë të ndjeshëm dhe në rrezik për lakimin e shtyllës kurrizore.

– Incidenca e sëmundjeve të caktuara të frymëmarrjes, vështirësitë në frymëmarrje, astma dhe bronkiti, e bëjnë fëmijën të përkulë kurrizin shpesh para, dhe në këtë mënyrë t’i shkaktojë lakim të shtyllës kurrizore.

– Dobësia në vizion, gjithashtu e çon fëmijën në përkulje të vazhdueshme të shtyllës kurrizore.

– Sëmundjet e kockave, si eshtrat e buta dhe rakiti, që gjithashtu çojnë në përkulje të shtyllës kurrizore.

– Veshjet e ngushta, gjithashtu kanë një lidhje të fortë me shtyllën kurrizore.

– Fjetja  me jastëkë të lartë, ose në një krevat të parehatshëm, është shkak për lakimin e shtyllës kurrizore.

-Ulja në mënyra të gabuara, gjithashtu shkakton lakim të shpinës.

– Nëse puna juaj është të ngrini pesha shumë të rënda, kjo mund të çojë gjithashtu në lakim të shpinës.

– Disa sëmundje neurologjike, gjithashtu çojnë në lakim të shpinës.

– Mbipesha mund të shkaktojë lakim dhe dhimbje të shtyllës kurrizore.

– Dukurai e dobësisë së  muskuve të shpinës, çojnë në lakim të shpinës.

– Dieta e varfër është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të lakimit të shtyllës kurrrizore.

– Mos kryerja e ushtrimeve fizike.

– Telefoni; Shumica e njerzëve kur flasin në telefon kanë tendencën e animit të kokës së tyre.

– Duke punuar për një kohë të gjatë me krahët para; ky qëndrim  mund të fillojnë për të tërhequr shpatullat tuaja dhe kokën përpara.

– Këmbët e dobta mund të bëjnë që ju të rrini shtrembër!

– Stresi; në qoftë se stresi është një pjesë gjithnjë e pranishme e jetës tuaj, trupi mund të bëhet një dritare për mendimet tuaja. Stresi mund të shkaktojë luftë në organizëm dhe në strukturën e gjithë trupit.

Simptomat e përkuljes së shpinës

– Ekzistenca e një dhimbje të përhershme në gjoks, dhe në mes të shpatullave, si dhe lodhja e shpejtë.

– Dhimbje koke të vazhdueshme.

– Lëvizje të kufizuara dhe me vështirësi

– Mungesa e përqendrimit, dëmtim në tru; kjo ndodh për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut.

– Dhimbje të shpinës dhe kyçeve.

– Tumor dhe infeksion në shtyllën kurrizore.

– Rrëshqitje të diskut.

– Dhimbje të shtyllës kurrizore.

– Presion në kraharor.

– Qarkullim të dobët të gjakut.

Masat që duhen marrë

– Mos qëndroni i ulur gjatë në një vend, pasi që muskujt tuaj janë si zemra, që kanë nevojë për lëvizje të pompimit të gjakut dhe për të përmirësuar qarkullimin.

–  Zgjasni muskujt në pjesën e përparme të trupit tuaj, të tilla si gjoksin, parakrahët. Provoni ta bëni këtë duke ngritur kokën dhe duke buzëqeshur.

– Merrni frymë ngadalë, me hundë dhe mbushni barkun tuaj. Mbajeni për disa sekonda, pastaj lëshojeni frymën ngadalë. Praktikojeni këtë gjatë gjithë ditës, për të ulur stresin dhe për të përmirësuar sjelljen.

– Qëndroni në këmbë të mbështetur mirë në këmbët tuaja, dhe jo të mënjanuar.

– Vishni rroba të lehta, të gjëra dhe të rehatshme.

– Mundohuni çdo ditë për të luajtur me fëmijët, kafshët tuaja, ose edhe të luani rreth kopshtit tuaj.

– Ecni në rërë, të zbathur, kjo mund të ndihmojë sistemin tuaj nervor, trurin dhe muskujt.

– Uluni në mënyrën e duhur, kur jeni duke studiuar, punuar apo duke parë tv.

– Flini në dyshek jo shumë të butë as të fortë.

– Konsumoni  ushqime të shëndetëshme dhe organike.

– Shmangni konsumin e ushqimeve të dëmshme për shëndetin tuaj.

Bimët e egra të shkretëtirë për Shëndetin e Kockave dhe Kyçeve


Një mënyrë jetese e ngarkuar, ushqimet e dëmshme dhe të pashëndetshme në dietë, e cila detyrimisht është e ulët në kalcium, kontribuon në zvogëlimin e densitetit të kockave, humbjen e hershme të kockave dhe rritjen e rrezikut për fraktura dhe sëmundje të ndryshme tëkockave. Aktiviteti i ulët fizik gjithashtu shton degjenerimin e kockave. Dhimbja e kyçeve, në anën tjetër, vjen me rritjen e moshës, lëndimin, mbajtjen e peshës së tepërt dhe konsumimin e kërcit.

Kështu, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit (WAHR&D) ka bërë kërkime të jashtëzakonshme dhe ka prodhuar produktet më të mira bimore për dhimbjet e kyçeve dhe muskujve dhe për trajtimin e problemeve të ndryshme të kockave, kyçeve dhe muskujve. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook