Shenja që tregojnë se mund të keni dëmtim nervor

Shenja që tregojnë se mund të keni dëmtim nervor

 

Në trup gjenden miliarda nerva. Shumica e tyre, nervat periferikë, janë si degët e një peme që përhapen gjithandej dhe transmetojnë mesazhe në tru dhe në palcën kurrizore. Kur gjithçka shkon mirë, truri merr informacionin që i nevojitet në mënyrë që të mund të lëvizni muskujt, të dalloni dhimbjen dhe t’i mbani organet e brendshme të funksionojnë siç duhet.

Shumë faktorë si sëmundjet autoimune, një traumë (aksident), diabeti, mangësitë ushqimore dhe sëmundjet infektive mund të shkaktojnë dëmtime nervore.

Por kur nervat periferikë dëmtohen, është një histori tjetër: ecja mund të bëhet sfiduese, mund të përjetoni dhimbje të pandërprera, ose mund të përfundoni me një dëmtim serioz.

Shkaqet kryesore të dëmtimit të nervave

Diabeti është shkaku numër një.

– Nëse keni trashëguar një defekt anatomik është numri dy.

– Lëvizjet e përsëritura dhe sëmundja Lyme vijnë pas këtyre.

Shkaqe të tjera përfshijnë:

– Trauma të papritura (si një aksident automobilistik),

– Kalimi në moshë,

– Mungesa e vitaminave,

– Ekspozim të madh ndaj toksinave (përfshirë alkoolin, medikamentet e kancerit, plumbin, merkurin dhe arsenikun),

– Infeksionet,

– Çrregullimet autoimune si hepatiti C, difteria, HIV, Epstein-Barr,

– Artriti reumatoid,

– Sindroma Guillain-Barré.

– Disa medikamente kimike.

– Imunitet i dobët.

– Sëmundjet tumorale dhe trajtimet me kimoterapi apo rrezatim.

Lajmi i mirë është se dëmtimi nervor në përgjithësi zhvillohet ngadalë. Kjo do të thotë që ju mund të jeni në gjendje ta trajtoni atë përpara se të përkeqësohet – por zbulimi i diagnozës së duhur nuk është gjithmonë i lehtë.

Shenjat që tregojnë se mund të keni dëmtim nervor

– Nëse ndjeni mpirje, shpim gjilpërash ose djegie

Kjo ndjesi është një shenjë e hershme e dëmtimit nervor dhe mund të rrezatojë nga duart, këmbët ose në krahët. Shtypja e nervave shqisore (shpesh gjatë gjumit) është relativisht e zakonshme dhe simptoma të tilla si mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash mund të jenë të përkohshme. Por nëse ndjenja e gjilpërave nuk largohet, kontrollojeni.

– E keni të vështirë ose të pamundur të lëvizni një pjesë të trupit

Nëse preken nervat motorikë, atëherë mund të ndodhë dobësi e muskujve apo edhe paralizë. Të njëjtat simptoma mund të tregojnë gjithashtu se ekziston një çështje themelore që kërkon vëmendje urgjente.

Për shembull, nëse kjo dobësi ose mpirje shfaqet papritur (veçanërisht në njërën anë të trupit) – dhe gjithashtu përjetoni konfuzion të papritur, probleme me ecjen ose shikimin dhe një dhimbje koke të fortë – mund të keni një goditje në tru dhe do t’ju duhet kujdes mjekësor sa më shpejt që të jetë e mundur.

– Keni dhimbje që rrjedh vetëm në njërën këmbë

Një dhimbje e vazhdueshme e mprehtë, djegie ose ndjesi shpimi gjilpërash që fillon në pjesën e poshtme të shpinës dhe kalon në pjesën e prapme të këmbës mund të nënkuptojë se keni dhimbje të nervit shiatik. Kjo ndodh kur nervi shiatik – i cili shkon nga pjesa e poshtme e shpinës, tek ijet dhe poshtë këmbëve – ngjeshet ose dëmtohet, qoftë nga një hernie diskale në shtyllën kurrizore ose nga një sëmundje si diabeti.

– Jeni shumë më i ngathët se zakonisht

Nëse nervat e mëdhenj që ndikojnë në ndjesi dëmtohen, atëherë mungesa e koordinimit dhe mosndjerja e pozicionit të trupit mund të çojë në rënie. Për shembull, mpirja në këmbë mund ta bëjë të vështirë të dalloni se ku po ecni.

Në raste të caktuara, nëse përjetoni gjithashtu një dridhje, muskuj të ngurtë dhe ndryshime të të folurit, mund të rezultojë se keni një gjendje si sëmundja e Parkinsonit, në të cilën qelizat nervore në tru janë dëmtuar.

– Urinim i shpeshtë

Nervat e dëmtuar mund të dërgojnë mesazhe të gabuara në fshikëz, kështu që ndiheni sikur duhet të urinoni shumë ose keni vështirësi të arrini në tualet në kohë (rreziku më i lartë i këtij problemi është nëse keni diabet). Nga ana tjetër, mund të keni gjithashtu probleme me zbrazjen e fshikëzëz.

– Dhimbje koke të shkurtra, intensive që ndjehen si goditje elektrike

Mund të keni diçka të quajtur nevralgji okupitale, një gjendje që mund të ndodhë kur një nerv në qafë shtypet. Ky mund të jetë një injeksion që bllokon përkohësisht nervin nga transmetimi i sinjaleve të dhimbjes.

– Djersitja e tepërt ose shumë e pakët

Kjo mund të jetë një shenjë që nervat që bartin informacionin nga truri te gjëndrat e djersës janë komprometuar, kështu që temperatura e trupit mund të luhatet më shpesh. Mjeku mund të urdhërojë teste për të matur djersitjen dhe rrahjet e zemrës.

Mënyra natyrale për parandalimin e dëmtimit të nervave

  • Hani një racion peshk çdo 3-4 ditë

Peshqit si salmoni, sardelet dhe merluci i zi janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat studiuesit thonë se mund të parandalojnë dhe trajtojnë dëmtimet nervore. DHA ose acidi docosahexaenoic përbën mielinën, veshjen mbrojtëse të qelizave nervore. DHA është një acid yndyror omega-3 që gjendet zakonisht në ushqimet e detit si peshku. Hani një racion peshk së paku një herë në javë për të forcuar nervat dhe për të parandaluar dëmtimin.

  • Ushtrimet e lehta

Ushtrimet e thjeshta si ecja mund të ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe rritjen e disponueshmërisë së oksigjenit në nerva dhe shërimin e dëmtimeve. Bërja e një shëtitjeje të shkurtër prej 10-15 minutash çdo ditë mund të ndihmojë në forcimin e nervave.

  • Fjetja mjaftueshëm

Fjetja mjaftueshëm është thelbësore për parandalimin e dëmtimit nervor. Rekomandohet të flini 7-8 orë në natë.

  • Vitaminat

Disa raste të neuropatisë periferike lidhen me mungesën e vitaminave. Vitamina B është thelbësore për shëndetin nervor. Një mangësi mund të çojë në dëmtime të konsiderueshme nervore.

Vitamina D mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e dhimbjeve nervore. Lëkura zakonisht prodhon vitaminë D në përgjigje të dritës së diellit.

  • Speci i kuq

Speci i kuq përmban kapsaicinë, një përbërës në specat djegës që i bën ato pikante. Kapsaicina është përdorur në kremrat topikalë për vetitë e saj për qetësimin e dhimbjeve. Zvogëlon intensitetin e sinjaleve të dhimbjes që dërgohen nëpër trup.

  • Lini duhanin

Pirja e duhanit ndikon në qarkullimin e gjakut. Enët e gjakut ngushtohen dhe gjaku më pak i oksigjenuar mund të kalojë. Pa qarkullimin e duhur të gjakut, mund të përjetoni mpirje dhe dhimbje të shtuara nga neuropatia periferike. Eliminimi i zakoneve të pirjes së duhanit mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave.

  • Banja e ngrohtë

Marrja e një dushi të ngrohtë mund të jetë qetësuese dhe gjithashtu mund të lehtësojë simptomat e dhimbjes nga neuropatia. Uji i ngrohtë rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, duke ulur simptomat e dhimbjes nga mpirja.

Nëse nervat tuaja shqisore janë prekur nga neuropatia periferike dhe nuk jeni aq të ndjeshëm ndaj temperaturës, kini kujdes që të mos e bëni ujin e banjës shumë të nxehtë.

  • Normalizimi i sheqerit në gjak

Mbajtja e sheqerit në gjak brenda kufijve normalë do të ndihmojë në parandalimin e përkeqësimit të neuropatisë. Nëse neuropatia lidhet me marrjen e alkoolit, ndaloni tani për të parandaluar që gjendja të përkeqësohet.

– Mënyra e parë për të trajtuar dëmin nervor është zbulimi i shkakut.

– Mënyra më e mirë e trajtimit nervor është trajtimi në mënyrë natyrale dhe duke jetuar një mënyrë jetese të shëndetëshme.

Bimët e Shkretëtirës për Shëndetin e Trurit dhe Kujtesën


Shëndeti i Trurit, veçanërisht shëndeti i kujtesës, përqëndrimit dhe mprehtësisë na jep fuqinë për të fuqizuar veten dhe për të arritur sukses në fusha të ndryshme. Këto ditë, njerëzit janë më të prirur të marrin suplemente bimore për të përmirësuar shëndetin e kujtesës në mënyrë natyrale.

Për të ofruar produktet bimore më të dobishme për kujtesën dhe përqendrimin, ne kemi kombinuar bimë të shkretëtirës me bimë të tjera që përmirësojnë shëndetin e kujtesës, përqëndrimin dhe mprehtësinë mendore, në produktet bimore të mëposhtme. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook