Patatet dhe buka e djegur mund të shkaktojnë kancer

Patatet dhe buka e djegur mund të shkaktojnë kancer

Studiuesit e ushqimit deklaruan se patatet dhe buka e pjekur më shumë se normalja mund të rrisë rrezikun e kancerit te njerëzit, sidomos tek ata që i hanë këto ushqime rregullisht.

Eksperimentet kanë treguar se një substancë e quajtur “acrylamide” – e cila zhvillohet gjatë pjekjes ose skuqjes në temperatuara të larta, dhe niseshteja që gjendet në këto dy ushqime, gjatë pjekjes ose skuqjes për një kohë të gjatë në temperaturë të larta rritin rrezikun e kancerit.

Prova të tjera kanë treguar se acrylamide mund të ndërveprojnë me ADN në qelizat tona dhe në këtë mënyrë mund të shkaktohet kanceri.

Për të reduktuar këto rreziqe, konsumatorët duhet t’i gatuajnë këto ushqime në temperatura jo shumë të larta dhe t’i konsumojnë ato vetëm kur kanë ngjyrë kafe të zbehtë dhe jo kafe të errët.

Ekspertët  gjithashtu thonë se ka edhe shumë ushqime dhe zakone të tjera që kanë lidhje me rritjen e rrezikut të kancerit, të tilla si pirja e duhanit, pirja e alkoolit, mbipesha, dhe se konsumatorët duhet ti ndryshojnë këto zakone të dëmshme.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook