Ndihmoje trupin tënd në betejën kundër sëmundjeve Autoimune

Ndihmoje trupin tënd në betejën kundër sëmundjeve Autoimune

 

Ne përballemi me një epidemi të sëmundjeve autoimune, kushteve mjekësore që i shkaktojnë trupit sulmim të vetvetes dhe e bëjnë atë të shkatërrojë indet e veta. Çdokush që jeton në botën e ndotur të sotme – të ekspozuar ndaj toksinave në shtëpi, jashtë dhe kudo në mjedisin ku jeton – është në rrezik. Por ju mund të merrni hapa natyrore për të rregulluar sistemin tuaj imunitar dhe për ta ndihmuar atë t’i shmangë këto sëmundje.

Imuniteti i mirë-projektuar

Ndonëse trupi është projektuar për të mbrojtur vetveten kundër një mori të pushtuesve të mjedisit, ai nuk mund plotësisht të përballojë efektet negative të dietës së varfër, stresit kronik dhe grumbullimeve toksike. Këta faktorë të përbashkët mund të kontribuojnë në një grup të problemeve të rënda shëndetësore të përmasave epidemike, duke përfshirë sëmundjet autoimune, të cilat janë në rritje.

Sëmundjet autoimmune përbëjnë më shumë se 100 lloje unike, duke përfshirë lupus, artrit reumatoid, sklerozë të shumëfishtë, sëmundja celiac dhe shumë të tjera. Të gjitha ato karakterizohen nga përgjigjet imune inflamatore që i shkaktojnë trupit të kthehet kundër sistemeve të veta dhe të sulmojë organet dhe indet e shëndetshme.

Ju jeni në rrezik

Është provuar pothuajse përfundimisht se shumë sëmundje autoimune janë të lidhura direkt me ndotjen e mjedisit dhe helmet e përditshme që gjenden në ushqimet e zakonshme, elektronikë , veshje, produkte të kujdesit për trupin, dyshekë, etj. Numri në rritje i rasteve autoimune, veçanërisht në zonat përreth ekspozimeve të rënda toksike , nuk mund të injorohen.

Dikur mendohej se rreziku i sëmundjeve autoimmune përcaktohej plotësisht nga gjenetika, por hulumtimet e reja nga fusha e re e immunotoxicology – studimin e efekteve të toksinave në sistemet tona imunitare – e kanë hedhur poshtë këtë supozim.

Ndërsa ekspertët ende besojnë se një predispozitë gjenetike për sëmundje autoimmune e vendosin dikë në një rrezik më të lartë, të dhënat nga studimet immunotoxicology në institutet kërkimore të larta demonstrojnë se rritja epidemike e sëmundjeve Autoimune është duke u nxitur nga ekspozimi ynë në një botë gjithnjë e më toksike. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për ne që në mënyrë aktive të mbrojmë veten nga efektet e rënda shëndetësore që mund të rezultojnë.

Natyra e sëmundjeve autoimune

Në terma të përgjithshme, sëmundjet Autoimune janë përshkruar si dështime të komunikimit mes qelizave të trupit tonë, ku qelizat e imunitetit nuk mund të dallojnë më në mes vetë indeve tona të shëndetshme dhe një pushtuesi të dëmshëm. Kjo ka të bëjë me çrregullimet e pjesës së sistemit imunitar të njohur si TH-1 dhe TH-2. Në sëmundjet  Autoimune, qelizat TH-2 janë të mbi-shprehura, mbiprodhuese të citokineve pro-inflamatore, duke përfshirë edhe ato të quajtura IL-6.

Sëmundjet autoimune te meshkujt dhe te femrat

Gratë kanë tre herë më shumë gjasa për të zhvilluar një sëmundje autoimune sesa meshkujt, dhe ky është një fakt që nuk mund të kuptohet plotësisht nga mjekësia konvencionale.

Nga një këndvështrim tërësor, ne mund të përqëndrohemi në çështjet e stresit, jeteses me ritme të shpejta, lodhja nga karriera, detyrat e shumta si prind, dhe komplikime të tjera të jetesës. Nga perspektiva biologjike, gratë mund të kenë një prani më të madhe të mundshme toksinash të akumuluara të cilat lidhen me receptorët e estrogjenit dhe shtrembërojnë sinjalizimin qelizor imunitar, shndërrojnë ADN dhe prishin funksionet vitale.

Miliona burra janë gjithashtu viktima. Disa sëmundje AutoimuneI që zhvillohen te burrat kanë tendencë të jenë të rënda dhe ato përfshijnë kushtet e tilla si: diabeti tipi 1, artrititi reumatoid dhe psoriasis, ndër të tjera. Efektet e këtyre sëmundjeve – duke përfshirë ato nervore ose dëmtimin e enëve të gjakut të lidhura me diabetin – mund të kontribuojë gjithashtu në probleme të tjera të tilla si impotenca, apo disfunksioni erektil (DE).

Shumica e studiuesve bien dakord se hormonet seksuale luajë një rol të madh në diferencën mes mënyrës se si sëmundjet Autoimune ndikojnë te burrat dhe gratë. Shumë qeliza imunitare kanë receptorë për hormoneve seksuale. Kur hormonet seksuale ose toksinat që imitojnë hormonet seksuale lidhen për këto qeliza imune, ato mund të ndryshojnë sjelljen e qelizës. Gjithashtu, burrat kanë tendencë që të kenë një reagim më të dobët imunitar inflamator se sa femrat. Meqënëse inflamacioni është një komponent kyç i shumë sëmundjeve autoimune, efektet te gratë priren të jenë më serioze.

Është e rëndësishme të theksohet se si burrat edhe gratë që jetojnë dhe punojnë në mesin e ndotjes së mjedisit dhe janë të ekspozuar shpesh ndaj pesticideve, metaleve të rënda dhe ndotësve të tjerë në bazë ditore, kanë deri në katër herë më shumë gjasa për të zhvilluar një sëmundje Autoimune.

Protokollet e trajtimit

Për arsye të shumta, shumë sëmundje Autoimune kanë qenë të vështira për t’u diagnostikuar dhe për t’u menaxhuar, kështu që nuk kanë pasur kurim nga mjekësia perëndimore. Terapia konvencionale përqëndrohet në kontrollin e shpërthimit të sëmundjes me ilaçe anti-inflamator, shtypës të imunitetit, barnave antivirale dhe medikamente të tjera. Por kjo është një qasje simptomatike që nuk adresohet tek rrënjët e sëmundjes Autoimune, dhe mund të çojë në efekte të rënda dhe efekte të mëdha negative anësore.

Meqënëse sistemi imunitar ka humbur kontrollin e mekanizmave të tij rregullatore, qëllimi është për të ndihmuar në ri-krijimin e këtyre cikleve kritike biologjike.

Në vijim ju paraqesim strategjinë dhe rekomandimet tona për kurimin e sëmundjeve Autoimune:

– Rregulloni modelin tuaj të gjumit: Ndiqni një orar strikt për gjumin, për t’i dhënë trupit tuaj pjesën që ka nevojë. Shkuarja në shtrat herët dhe gjithnjë në të njëjtën kohë çdo natë, është hap i rëndësishëm për të ndihmuar për të rregulluar sistemet e tjera në trupin tuaj, duke përfshirë edhe sistemin tuaj imunitar.

– Angazhohuni në ushtrim të rregullt fizik: Ndiqni një regjim të rregullt ushtrimi për të ndihmuar në ruajtjen e rregullimit të duhur të funksioneve të imunitetit. Për shembull, shëtitjet për rreth 15 minuta dhe ushtrimet e lehta aerobike, janë forma të shkëlqyera të ushtrimit që të ndihmojnë për uljen e stresit dhe për të ruajtur qarkullimin e shëndetshëm të gjakut.

– Detoxifikimi: detoxifikimi i lehtë përmes heqjes së metaleve të rënda dhe toksinave përfaqëson një nga protokollet më thelbësore për menaxhimin e një sëmundje Autoimune. Për detoxifikim natyral, shikoni artikullin e publikuar në këtë link.

– Ndiqni një dietë ushqimore rreptësisht të plotë: Ushqimi është kritik në menaxhimin e sëmundjes Autoimune. Alergjitë ushqimore për çështje të tilla si gluteni, sheqeri dhe qumështi mund të luajnë një rol të madh në shkaktimin e shpërthimeve të sëmundjes. Menaxhimi i sëmundjes përmes respektimit rigoroz të dietës së shëndetshme, të papërpunuar, ka provuar jetë e suksesshme në uljen e ashpërsisë dhe shpeshtësisë së flakërimeve të sëmundjes. Mjekësia Bimore Arabe i jep program të caktuar ushqimor çdo pacienti të caktuar që ka një prej sëmundjeve autoimmune, përkrah ilaçeve bimore të posaçme.

Bimët e Shkretëtirës në Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Autoimune


Sëmundjet Autoimmune dhe fushat e tyre përkatëse janë të lidhura me strukturën e punës së sistemit imun. Sëmundjet autoimune ndodhin si rezultat i çekuilibrit në funksionimin e sistemit imunitar. Baza e sëmundjeve aotoimune është si shkak i dështimit të sistemit imun në dallimin mes trupave të huaj dhe trupave që gjenden në brendësi të tij në mënyrë të zakonshme dhe natyrshëm. Kur dështon në zbulimin e trupave të huaj, sistemi imun sulmon indet e tij, pra vetveten. Ai mund të sulmojë një qelizë të vetme, mund të sulmojë një organ ose një sistem të tërë. Ky është dështim i ushtrisë në mbrojtje të trupit nga sulmet e huaja. Por më shumë se kjo është dështimi i ushtrisë së imunitetit në identifikimin e anëtarëve të trupit të tij.

Ekipi ynë i Kërkimit dhe Zhvillimit (WAHR&D), ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, të kombinuara në lloj dhe sasi të caktuar, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me çrregullime autoimune, si Multiple Sclerosis (MS), Artriti Reumatoid, Tiroiditi Hashimoto, Lupus, Hepatiti Autoimun, Diabeti Tip 1, Anemia Hemolitike Autoimune, Epilepsia, Sindromi Sjogren, Skleroderma, Urtikaria/Hives, etj.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook