Mënyra efektive për t’u ruajtur nga rreziku i kancerit

Mënyra efektive për t’u ruajtur nga rreziku i kancerit

Kanceri është sëmundje vdekjeprurëse e epokës moderne. Hulumtimet thonë se në vitin 2012, numri i personave që vdiqën nga kanceri ishte 8.2 milionë. Gjëja më e tmerrshme është se ekspertët thonë se numri mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen. Pritjet janë se numri i të sëmurëve me kancer do të rritet me 70%. Por ekspertët  thonë gjithashtu se 1/3 e kancereve mund të shmanget. Pra, është koha për ne, që të fillojmë  luftën kundër kancerit dhe për të parandaluar këtë sëmundje që po përhapet ç’do ditë edhe më shumë.

Këtu janë disa këshilla në lidhje me atë që mund të bëni për të shmangur kancerin dhe të jetoni  jetën tuaj në mënyrë të shëndetëshme:

  • Shmangni pijet me sheqer

Ndoshta ju mendoni se këto pije mund të jenë vetëm shkak për diabet dhe mbipeshë. Por jo,  këto pije janë të njohura edhe si shkaktarët e disa llojeve të kancerit të tilla si kanceri endometrial.  Ato rrisin rrezikun për kancer deri në 87%, sepse ato kontribuojnë për të fituar peshë dhe mbipesha është nga shkaktarët që mund të shkaktojnë kancer.

  • Aktivizoni trupin tuaj

I ulur në mënyrë pasive gjatë gjithë ditës mund të ketë efekte negative në trupin tuaj dhe për shëndetin në përgjithësi. Nëse në kohën tuaj të lirë ju preferoni të shikoni televizor apo të ulur në frontin e kompjuterit, është koha për ta ndryshuar këtë. Sigurohuni që çdo orë të ngriheni dhe të ecni për disa minuta, sepse kjo praktikë mund të ulë rrezikun e kancerit. Kërkuesit thonë se qëndrimi ulur gjithë ditën, rrit shanset për zhvillimin e kancerit endometrial me 24%.

  • Ruani peshën normale të trupit

Të ndjeheni keq dhe të dukeni të shëmtuar nuk janë të vetmet gjëra negative që lidhen me të qenit mbipeshë. Mbipesha është me të vërtetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Pesha normale e trupit ul rrezikun nga kanceri.

  • Konsumoni ushqim të shëndetshëm

Nëse konsumoni ushqime të papërpunuara, si fruta dhe perime, ju do të ulnit shanset e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, do të ruanit peshën normale të trupit, do të largonit toksinsat dhe do të pastronit stomakun dhe gjakun.

  • Shmangni mishin e kuq sa më shumë të jetë e mundur

Ky mish ka rezultuar për të rritur rrezikun e zhvillimit të kancerit, shmangni konsumimin e tij  pa marrë parasysh nëse e shijoni atë.

  • Shmangni pirjen e alkoolit

Ju duhet të shmangni të gjitha llojet e pijeve alkoolike.  Duke iu larguar konsumimit të alkolit, ju do të ulni rrezikun e kancerit të gojës, fytit, stomakut, trurit dhe mushkërive.

  • Reduktoni sasinë e sodiumit

Sasia e madhe e sodiumit mund të rrisë rrezikun e kancerit. Ju mund të shmangni  sasinë e sodiumit duke shmangur ushqimet si; mishin, bukën e bardhë dhe produkte të tjera që kanë të fshehur sasinë e lartë të kripës.

  • Ushqejeni foshnjen me gji

Ushqyerja me gji nuk është e mirë vetëm për foshnjat, siç e dimë të gjithë, por ajo është gjithashtu e mirë për nënën, sepse mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit.

  • Merrni vitaminë D në mënyrë natyrale

Konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminë D, por të keni parasysh se dielli është burimi i saj më i madh. Kaloni të paktën 15 minuta  në diell çdo ditë.

  • Lëreni përfundimisht duhanin

Pirja e duhanit mund të dëmtojë në mënyrë të rëndë shëndetin tuaj. Pirja e tij shkakton shumë sëmundje, veçanërisht  kancerin e mushkërive. Pra, gjëja e parë që ju duhet të bëni në mënyrë që të shmangni  kancerin, është të largoheni nga duhanpirja.

  • Flini me dritë të fikur

Në qoftë se e mbani të errët dhomën tuaj, kur jeni duke fjetur,  kjo  do të ulë rrezikun e  kancerit të gjirit dhe vezoreve.
Ndryshoni stilin e jetës tuaj, filloni të praktikoni gjërat që janë natyrale dhe të shëndetshme, dhe ju patjetër që do të reduktoni rrezikun e kancerit.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook