Marramendja; Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral

Marramendja; Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral

 

Marramendja i referohet një humbje të ekuilibrit apo paqëndrueshmëri që shpesh mund të shoqërohet nga një ndjesi e ligështisë dhe / ose e trullosjes.

Simptomat

Simptomat më të rënda të marramendjes janë përcaktuar shpesh si marramenth.

Ka dy lloje të marramenthit: marramenth subjektiv, në të cilën individi ka përshtypjen se ai ose ajo është duke u sjellë rrotull, dhe marramendth objektiv, në të cilin duket sikur objektet janë duke u sjellë rreth individit.

Shënim: Marramendthi i vërtetë shkaktohet nga një problem diku brenda veshit të mesëm, në nervin e tetë kafkor (nervin akustik), në tru, apo në sy.

Ndryshe nga marramendja, maramenthi zakonisht shoqërohet me nauze, të vjella, dhe djersitje të rënda, dhe shkaktohet kryesisht nga infeksioni viral në kanalet e veshit të brendshëm ose nga sëmundja Meniere`s, e cila karakterizohet nga periudha të shkurtra të përzierit, të vjella të rënda, tingëllim në veshë, humbje të dëgjimit, dhe marramendje që mund të vazhdojnë për ditë dhe javë të tëra.

Shkaqet e marramendjes

Marramendja shkaktohet zakonisht nga një rënie e papritur e presionit të gjakut në tru si pasojë e ngritjes në këmbë shumë shpejt (hipotension postural), nga lodhja, stresi, sheqeri i ulët në gjak (hipoglicemi), bllokimi i përkohshëm i gjakut në tru si gjatë një sulmi ishemik kalimtar, oksigjenimi i ulët i gjakut (anemia), hekuri i ulët në gjak, dhe / ose nga medikamente farmaceutike të caktuara.

Trullosja, marramenthi dhe frika e humbjes së ekuilibrit mund të jenë një shenjë e depresionit apo ankthit.

Disa raste të marramendjes mund të jenë për shkak të helmimit të merkurit nga amalgamet dentare. Nëse keni mbushje të tilla në dhëmbët tuaj, i zëvendësoni ato te një dentist holistik i trajnuar.

Nëse marramendja shkaktohet nga ngritja e menjëhershme në këmbë pasi keni qenë ulur ose shtrirë, kjo mund të jetë një tregues i lodhjes së veshkave. Individi duhet të marrë masa për të rikthyer shëndetin e veshkave duke ndaluar përdorimin e stimuluesve (kafeinën, duhanin, alkoolin), dhe në anën tjetër, duke normalizuar jetesën dhe duke balancuar dietën ushqimore.

Kujdes: Marramendja e rëndë ose e zgjatur duhet të ekzaminuar nga shëndeti profesional dhe mund të kërkojë kryerjen e analizave të gjakut.

TRAJTIMI NATYRAL I MARRAMENDJES

  • Ushqimi

Hani një dietë organike me ushqime të plota.

Nëse jeni hipoglicemik (që vuani nga sheqeri i ulët në gjak), hani vakte të vogla gjatë ditës dhe eleminoni futjen e sheqernave të rafinuar, pijet me kafeinë dhe alkoolin.

Nëse jeni anemik, konsumoni më shumë mish pule, perime jeshile të errëta, dhe fara të papërpunuara.

Është e rëndësishme të mos shtoni toksicitet të mëtejshme në sistemin tuaj, kështu që përpiquni t’i përmbaheni për sa më poshtë:

  • Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.
  • Mos pini pije të gazuara.
  • Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.
  • Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
  • Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.
  • Shmangni viçin konvencional.

Aromaterapia

  • Vaj mendre (Peppermint) – i njohur për vetitë e tij shëruese të cilat përmbajnë mentol, esters menthyl dhe menthone. Këto komponente prodhojnë një efekt ftohës.

Masa paraprake: Duhet të keni parasysh dozën e duhur pasi përdorimi i dozës me koncentrim të lartë mund të jetë i rrezikshëm. Gratë shtatzëna ose ato me epilepsi, dridhje të zemrës, ose ethe duhet ta shmangin përdorimin e këtij vaji.

  • Vaj borziloku (Basil) – vendosni disa pika mbi një top pambuku dhe thithni aromën e vajit për të ndihmuar çlodhjen e mendjes dhe trupit që përfundimisht të lehtësohet ndjesia e lëvizjes.
  • Vaj Clary Sage – vetitë nerva-qetësuese të këtij vaji janë përgjegjëse për trajtimin dhe kontrollin e simptomave të marramendjes dhe marramenthit, duke siguruar stabilitet të nervave.
  • Vaj mërsinës (Myrtle) – është gjithashtu i pasur me veti nerva-qetësuese të cilat ndihmojnë të sigurosh më shumë stabilitet, kur fillon ndjesia e marramendjes. Duke vepruar si një stabilizator i sistemit nervor, vaj mërsinës trajton marramendjen në mënyrë efektive, madje edhe çdo kusht tjetër të ngjashëm. Përdorni vaj mërsine për një masazh të butë (duke e përzierë me vaj vegjetal), ose e përdorni atë për të bërë një kompresë të nxehtë për lehtësim më efektiv dhe afatgjatë.

Ju lutemi vini re: Përdorni metodat e duhura mbrojtëse në përdorimin e vajrave esenciale për të shmangur dëmtimin e vetes në këtë proces. Nëse i aplikoni këto vajra direkt në lëkurë, i holloni ato me vaj vegjetal për të shmangur acarimin e lëkurës.

Për të siguruar rezultate pozitive, gjithmonë kontrolloni se vaj esencial është i pastër 100%, i distiluar dhe se vjen nga një burim i respektuar.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook