Lycium Arabicum – Gjembaçi Arab; Për Kancerin e Mëlçisë

Lycium Arabicum – Gjembaçi Arab; Për Kancerin e Mëlçisë

Arabisht: عوشز، عوسج

Anglisht: Desert thorn, Arabian boxthorn.

Emri shkencor: Lycium Shawii, Lycium Arabicum L.

Familja: Solanoideae.

Gjembaçi Arab është bimë shkurrre, shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm, me lartësi 1.5m, me kërcell me gjëmba të mprehtë, me gjethe të vogla e të dëndura, me lule të vogla, me pesë petale, me ngjyrë të bardhë e me arromë të butë e të këndëshme, me frute të vegjël, që përmbajnë shumë fara, me ngjyrë të kuqe e me shije të ëmbël në të thartë. Lulëzon nga Shtatori deri në Prill.

Origjina e bimës është Gadishulli Arabik, kryesisht Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, etj. Ajo është një shkurre e mprehtë e përshtatur për të jetuar në shkretëtirë. Bima është ushqim i preferuar i deveve; kur devetë vuajnë nga ndonjë sëmundje, ato bëjnë rrugë të gjatë për të gjetur këtë bimë, sepse efekti kurues i saj është i shpejtë. Në Arabinë Saudite është përdorur për kurimin e Hepatitit dhe për të përmirësuar shikimin. Bima ka përdorim të gjerë si ilaç, sidomos nga bediunët (bediunët dallohen për trupin e tyre të fortë dhe të shëndetshëm). Konsiderohet si ilaç me veti kuruese të shpejta dhe pa efekte anësore.

Në shumë libra thuhet se bima është e njëjta bimë që iu shfaq profetit Musa në flakë.

Daud el-Antaki ka thënë: “Ajo shëron të gjitha sëmundjet e syrit, sidomos infeksionet e syrit. Nxit mbirjen e flokut, kuron plagët, dhimbjet e fytit, plagët e gojës, dobësinë e stomakut, Hemoptysis, zbut barkun, qetëson dhimbjet e barkut, pastrues i traktit urinar.”

Veçoritë e bimës: Antioxidant, antimicrobial and antifungal.

Elementët përbërës: Triterpenes, materials Afsih, flavonoids, sterols, copper, manganese, nickel, chromium, molybdenum, sugar, alkaloids, acid hydrocyanic, Ze Zantin

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet dhe frutet.

Dobitë mjekësore të gjembaçit Arab

– Ul presionin e lartë të gjakut.

– Forcon gjakun dhe kuron aneminë.

– Pastrues i mëlçisë, nxit funksionin e saj, tret yndyrën e tepërt të saj, parandalon fryrjen e mëlçisë, mbron mëlçinë nga dëmtimi i toksinave dhe lufton kancerin e mëlçisë.

– Parandalon sëmundjet e veshkave ddhe ndihmon në tretjen e gurëve në to.

– Pastron traktin urinar dhe kuron infeksionet në të.

– Zbut stomakun, redukton inflamacionin, lehtëson procesin e tretjes, lufton kapsllëkun kronik dhe largon dhimbjet e barkut.

– Kuron malarien, plagët, zgjeben dhe lebrën.

– Kuron të çarat e buzëve dhe infeksionet në gojë.

– Ndihmon në kurimin kancerit dhe sëmundjeve të zorrës së trashë.

– Forcon shikimin, lufton infenksionet e syve, alergjitë e tyre, dhimbjet dhe parandalon verbërinë.

Kujdes!

– Duhet të përdoret në sasi të moderuar, pasi bima përmban sasi të larta të komponentëve.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook