Lajthia; me veti të shumta kuruese

Lajthia; me veti të shumta kuruese

 

Arbisht: البندق الشائع.

Anglisht: Hazel, Hazelnut, cobnut.

Emri shkencor: Corylus avellana L.

Familja: Betulaceae or Corylaceae.

Lajthia e njohur edhe si: lethi ose lajthiza, është zakonisht një pemë shkurre gjetherënëse që arrin 3-8m lartësi, por mund të arrijë edhe 15m. Gjethja e lajthisë është e rrumbullakët. Lulet çelin shumë herët në pranverë, para gjetheve, dhe janë të ndara në lule femërore dhe në lule mashkullore. Frutat prodhohen në grupe prej një deri në pesë së bashku. Secili frut mbahet brenda një lëvoreje të fortë. Fruti është sferik në oval, 15-20 mm i gjatë dhe 12-20 mm i gjerë, me ngjyrë kafe në të verdhë.

Origjina e Lajthisë është Evropa, Azia dhe India. Është njohur nga njerëzimi që prej 9000 vjetësh. Farat e lajthive përdoren në lloje të ndryshme ëmbëlsirash. Lajthitë mund të hahen të freskëta ose të përpunuara.  Turqia zë vendin e parë në botë për kultivimin e lajthive.

Pjesët që përdoren: Lëvorja e rrënjëve, gjethet dhe farat.

Elementët përbërës të lajthisë: Calcium, copper, iron, magnesium, manganese, phosphorus, selenium, and zinc; thiamine(B1), riboflavin(B2), niacin(B3), pantothenic acid (B5), vitamin(B6), folate(B9), and vitamin, A, beta- carotene, E, K as phylloquinone; fatty and amino acids include alanine, arginine, aspartic acid, glutamic acid, and leucine.

Dobitë shëndetësore të lajthive

– Forcojnë  sistemin imun.

– Parandalojnë plakjen e parakohëshme.

– Parandalojnë kancerin e prostatës.

– Aktivizojnë nervat dhe punën e trurit.

– Ndihmojnë për kurimin e Epilepsisë.

– Ulin presionin e lartë të gjakut.

– Reduktojnë sëmundjet e zemrës.

– Luftojnë dhe reduktojnë kolesterolin LDL.

– Pastrojnë gjakun; gjethet e lajthive të përdorura si çaj.

– Zvogëlojnë rrezikun e goditjeve në zemër.

– Parandalojnë dhe reduktojnë arteriosklerozën.

– Parandalojnë sëmundjet neurologjike tek fetusi.

– Mbrojnë nga anemia.

– Forcojnë shikimin.

– Tonik për zorrët.

– Shtojnë qumështin e gjirit.

– Diuretic; çaj i gjetheve.

– Forcojnë dhembët dhe mishin e dhëmbëve.

– Parandalojnë rënien e flokut.

– Ndihmojnë në kurimin e tuberkulozit.

– Ndihmojnë për kurimin e shirirtit (tapewarms, cestoda).

– Luftojnë Infeksionet urinare.

– Forcojnë veshkat dhe paranadojnë dështimin e tyre.

– Luftojnë obezitetin.

– Rritin dëshirën seksuale dhe shtojnë numrin e spermatozoidëve.

Kujdes!

– Lajthitë mund të shkaktojnë alergji të forta në disa raste.

– Ata që kanë alergji nga bajamet, kikirikët dhe arrat, nuk duhet të konsumojnë lajthi.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook