Dieta Artritit

Published On: February 6th, 2023Categories: Kockat dhe Nyjet, Ushqimi0 Comments on Dieta Artritit

Dieta Artritit; Ushqimet që duhen konsumuar dhe ushqimet që duhen shmangur

 

Shumë sëmundje, duke përfshirë edhe artritin, shkaktohen nga një inflamacion kronik me gradë të ulët.  Përgjigja inflamatore është e lidhur me funksionin imunitar të trupit. Një pjesë e madhe e sistemit imunitar është e vendosur në traktin tonë të tretjes.

Llojet e Artritit

Është e rëndësishme të bëhet dallimi në mes të dy llojeve të artritit: Osteoarthritis (OA) dhe Rheumatoid arthritis (RA),
Ato kanë simptoma të ngjashme dhe të dy ndikojnë në kyçe, por origjinat e tyre janë të ndryshme.
Ndërsa OA është zakonisht i lidhur me moshën dhe shkaktohet nga grryerja e  nyjeve, RA mund të zhvillohet në çdo kohë të jetës dhe është konsideruar si një sëmundje auto-imune.

Osteoarthritis – Zbulime të reja

OA është konsideruar edhe si një artritit i llojit jo-inflamator. Megjithatë, zbulimet e reja sugjerojnë se në të dyja rastet, ky inflamacion ‘i gradës së ulët’ është një degjenerim i vazhdueshëm, dhe se dallimi mund të mos jetë aq i madh sa mendohej dikur. Prandaj, rekomandimet e dietës të përshkruara më poshtë i referohen të dy llojeve e artritit.

Artriti dhe Ushqimi

Në përgjithësi rekomandohet ngrënia e një diete të ekuilibruar, ruajtja e një peshe të shëndetshme të trupit dhe zvogëlimi i nivelit të stresit.

Disa studime tregojnë se njerëzit që hanë shumë mish të kuq, kanë më shumë gjasa për të zhvilluar inflamacion.
Dietat vegjetariane mund të zvogëlojnë rrezikun e artritit reumatoid. Mangësitë më të zakonshme tek  VEGJETARIANËT përfshijnë: Kalcium, vitaminë B12 dhe vitaminë D.

Çfarë duhet të hani për të përmirësuar Artritin?

Peshk; i cili është i pasur me acide yndyrore omega-3. Hulumtimet sugjerojnë se acidet yndyrore omega-3 parandalojnë inflamacionin. Omega-3 gjendet te vaj peshkut, salmoni. Në fakt, të gjitha llojet e peshkut  përmbajnë omega-3, kështu që ju nuk duhet të kufizoni veten nga konsumimi i tyre.
Omega 3 dhe konsumi i peshkut mund të zvogëlojë gjithashtu rrezikun e kancerit të gjirit. Duke marrë Omega 3 ju përmirësoni shëndetin e përgjithshëm të trupit.
Burimet bimore të omega-3:  farat e lirit, arrat, bajamet, avokado, etj.

Vaj ulliri vaj i ullirit zvogëlon futjen e omega-6 dhe është një pjesë jetike e dietës mesdhetare, e cila ka qenë e lidhur me uljen e simptomave RA.
Studimet kanë treguar  se një përbërës që gjendet te vaj ullirit pengon prodhimin e kimikateve që shkaktojnë inflamacion, që është mjaft e ngjashme me mekanizmin e barnave farmaceutike anti-inflamatore.

Frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë në antioksidantë; Patatet e ëmbla, Brokoli, Spinaqi,  kungulli, karrota, domatet, shalqiri, papaja, rrushi, marule, etj.

Drithërat; drithërat reduktojnë sëmundjet inflamatore në trup dhe në këtë mënyrë parandalojnë përkeqësimin e artritit. Thekra, elbi, orizi, makaronat, buka e zezë,  jo vetëm që do ju ndihmojë të shmangni stresin, por ato gjithashtu do të ju ndihmojnë të mbani një peshë ideale, e cila është e rëndësishme për shëndetin e nyjeve .

Xhenxhefili;  është numëruar ndër bimët natyrore anti-inflamatore. Sipas disa raporteve, rrënja mund të veprojë në uljen e inflamacionit.

Vitamina C; kjo vitaminë gjithashtu punon si një antioksidant dhe ka treguar për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të RA me 30%. Burime të mira përfshijnë: piperin e kuq, portokallin, limonin, mangon, luleshtrydhen, kivin, brokolin, manaferrat, etj.  Ju duhet të shtoni burimet dietetike të vitaminës C.

Ushqime që duhet t’i shmangni

– Ëmbëlsirat artificiale.

– Yndyrat e dëmshme.

– Ushqimet e shpejta.

– Qumështin konvencional.

– Mishin e kuq.

– Kripën.

– Alkoolin dhe të gjitha pijet e gazuara.

– Duhanin.

Bimët e Shkretëtirës në Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Autoimune


Sëmundjet Autoimmune dhe fushat e tyre përkatëse janë të lidhura me strukturën e punës së sistemit imun. Sëmundjet autoimune ndodhin si rezultat i çekuilibrit në funksionimin e sistemit imunitar. Baza e sëmundjeve aotoimune është si shkak i dështimit të sistemit imun në dallimin mes trupave të huaj dhe trupave që gjenden në brendësi të tij në mënyrë të zakonshme dhe natyrshëm. Kur dështon në zbulimin e trupave të huaj, sistemi imun sulmon indet e tij, pra vetveten. Ai mund të sulmojë një qelizë të vetme, mund të sulmojë një organ ose një sistem të tërë. Ky është dështim i ushtrisë në mbrojtje të trupit nga sulmet e huaja. Por më shumë se kjo është dështimi i ushtrisë së imunitetit në identifikimin e anëtarëve të trupit të tij.

Ekipi ynë i Kërkimit dhe Zhvillimit (WAHR&D), ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, të kombinuara në lloj dhe sasi të caktuar, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me çrregullime autoimune, si Multiple Sclerosis (MS), Artriti Reumatoid, Tiroiditi Hashimoto, Lupus, Hepatiti Autoimun, Diabeti Tip 1, Anemia Hemolitike Autoimune, Epilepsia, Sindromi Sjogren, Skleroderma, Urtikaria/Hives, etj.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook