Calotropis Procera – Bima e mëndafshit

Calotropis Procera – Bima e mëndafshit

 

Arabisht: العشر

Anglisht: Stabragh, Kapok tree, kings croën, rubber bush.

Emri shkencor: Calotropis procera

Familja: Asclepiadaceae.

Është bimë shumëvjeçare gjithmonë e gjelbër. Me lartësi 2- 3m, ngjyra e gjetheve është e gjelbër në gri. Lulet të bardha dhe vjollcë. Frutat të gjelbër me fara të zeza dhe të mbuluar me fije të bardha mëndafshi. Bima shkretinore kryesisht gjendet në Gadishullin Arabik, në luginën e Jordanisë, Afrikë dhe Indi.

Kjo bimë është përdorur nga egjiptjanët e lashtë për problemet e enëve të gjakut. Arabët e përdornin si laksativ për zorrët, ulçërat, plagët në trup, tretës së gëlbazës, astmën, për qetësimin e dhimbeve të barkut. Indianët e përdorin për kurimin e kolerës, sëmundjet e lëkurës, puçrrat,ulçërat. Kjo bimë është kultivuar shumë kohët e fundit për përfitime të shumta mjekësore dhe industriale. Në industri përfitohet për nxjerrjen e mëndafshit nga frutet e tij.

Daud al Antaki thotë: Ndihmon për kurimin e gjysëm paralizës, ngrirjet, dhe mpirjet,  ha mishin e huaj,  kuron qerenë, dhe sëmundjet e lëkurës.

Pjesët e bimës që përdoren; gjethet, lulet, lëvorja e rrënjëve dhe qumështi që nxjerr bima.

Është e pasur me element aktiv të pazakontë; fibra dietike, proteina, clactin, lakton,alkaloids steroidal, glycosidik, calotropin, calotoxin, calactin,uscharidin dhe voruscharin( dy të fundit përfshijnë sheqerna të rrallë me azot dhe squfur).  Steroidal ( i njohr si calotropagenin) që përmban bima ka një strukturë të pazakontë (formulënC23h32o6).

Dobitë mjëksore të bimës së mëndafshit

– Ndihmon në kurimin e disa llojeve të kancerit.

– Lufton qelizat kancerore.

– Ndalon ënjtjet dhe fryrjet që ndodhin për shkak të qelizave tumorale.

– Ruan shëndetin e zemrës, pastron gjakun dhe ndihmon për kurimin e leukemisë.

– Sheqeri i rrallë që përmban kjo bimë ndihmon qelizat e mëlçisë së dëmtuar të rimarrin veten.

– Pastron veshkat dhe kuron infeksionet në fshikëzën e urinës.

– Ndihmon sistemin tretës, largon kapsllëkun dhe pastron kolitin.

– Qetësues i reumatizmës dhe kurues i artritit.

– Ndihmon për kurimin e gjysëm paralizës dhe ngrirjeve të pjesëshme në trup.

– Qetësues i dhimbjeve të kokës dhe kurues i epilepsisë.

– Qetësues i kollës, largon gëlbazën kronike dhe është shumë efektiv për kurimin e astmës.

– Ka dhënë rezultate të shkëlqyera për kurimin e ekzemës, vitiligos, lebrës dhe shumë sëmundje kronike të lëkurës.

Përdorime të tjera

*Në farat e bimës gjendet mëndafshi më cilësor në botë.

Kujdes!!

– Disa pjesë të bimës përmbajnë lëndë helmuese prandaj nuk duhet të përdoret në mënyrë individuale por vetëm me udhëzimet e herbalistit.

– Nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna as gjatë gjidhënies.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook