Brokoli; Dobitë shëndetësore dhe receta gatimi

 

Arabisht: القُـنَّـبِـيط الأسود, البَرْكولي

Anglisht: Broccoli

Emri shkencor: Brassica oleracea

Familja: Brassica

Brokoli bën pjesë në një familje prej më shumë se 3000 llojesh, duke përfshirë, lulelakrën, kokëlakrën, selinon, etj. Orgjina e fjalës brokoli është nga italishtja (Broccolo), që do të thotë majë e lulëzuar. Brokoli dallohet për lulet e tij të shumta dhe me ngjyrë të gjelbër ose vjollcë.

Orgjina e brokolit është Mesdheu, veçanërisht Italia. Por më vonë ai u kultivua në shumë vende të botës si  Kina, India, Spanja, Meksika, Franca, Shtetet e Bashkuara, Polonia, Pakistani, dhe Egjipti. Kina zë vëndin e parë në botë për prodhimin e brokolit, e pasuar nga Italia dhe India. Preferohet të konsumohet i freskët ose i zier me avull që të mos humbë vlerat ushqyese.

Elementët aktiv të brokolit; Calories,  Energy, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Protein, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra ,Sugar,  vitamin; A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, D, E, Choline, Calcium, Iron, Magnesium.

 broccoli

Dobitë shëndetësore dhe mjekësore të Brokolit

– Përmirëëson shëndetin e sistemit nervor, është ushqim ideal për forcimin e punës së funksionit të trurit dhe parandalon sëmundjen Alzheimer.

– Rregullon normat e presionit të gjakut.

– Brokoli është i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe parandalon osteoporozën.

– Forcon sistemin imunitar dhe mbron nga sëmundjet infektive.

– Lufton qelizat kancerore dhe parandalon kancerin e stomakut, ezofagut, prostatës, kancerin e qafës së mitrës.

– Rrit funksionin e mëlçisë.

– Ul nivelin e sheqerit në gjak.

– Ndihmon tretjen dhe parandalon kapsllëkun.

– Parandalon dëmtimin e membranës së syrit dhe kontribon në formimin e retinës.

– Parandalon arteriosklerozën dhe sulmin në zemër.

– Ndihmon uljen në peshë.

– Rrit energjinë e trupit.

– Forcon lëkurën, flokët dhe parandalon rrudhat.

– Shton qelizat e bardha të gjakut.

– Parandalon depresionin, dhe përmirëson inteligjencën.

– Ndihmon për kurimin e Astmës.

– Është ushqim ideal për gratë shtatzëna,  gjidhënëse dhe  për fëmijët e vegjël.

 

Shënim

* Nëse e konsumon në mënyrën dhe masën e duhur, brokoli konsiderohet i sigurtë dhe pa efekte anësore.

 

Sallatë brokoli

broccoli-salad-plate

Përbërësit:

– 1 brokoli të zier dhe të prerë.

– 1 lulelakër të zier dhe të prerë më parë.

– 2 domate të prera.

– 1 karrotë të prerë imët.

– Për salcën: 2 lugë vaj ulliri, 1 lugë uthull, 2 lulgë lëng limoni, pak kripë dhe piper.

Përbërësit i vendosni në një pjatë të thellë dhe shtojini salcën e përzier më parë, i përzieni mirë, dhe mund ta servirni.

 

Disa mënyra për gatimin e brokolit

  1. Supë brokoli

Përbërësit:

– 1 brokoli të prerë në copa të vogla.

– 1 qepë.

– 1 lugë gjalp.

– 2 lugë miell.

– Kripë, piper, bërzilok, rigon.

Përgatitja:

Në një tenxhere me temperaturë mesatare vendosni qepën dhe gjalpin. I përzieni deri sa të zbutet qepa, shtoni brokolin e prerë, 2 gota ujë të zier më parë, kripën, piperin, borzilokun, rigonin dhe miellin, i përzieni mirë dhe lereni të ziejë për 20-30 min. Mund ta grini në grirëse frutash, ose mund ta servirni pa e bërë pure.

  1. Pije me brokoli, domate, karrotë dhe xhenxhefil

broccoli-drink-protects-against-cancer-and-regulates-blood-pressure

Përbërësit:

– 4 karrota të prera.

– 1 domate e prerë.

– Gjysëm brokoli të prerë në copa.

– Majdanos.

– 1 limon dhe 1 portokall të shtrydhur.

– 1 lugë xhenxhefil.

Përgatitja

– Vendosini përbërësit në grirëse frutash dhe i përzieni.

– Vendoseni lëngun e përfituar në gota dhe zbukurojini më feta limoni dhe gjethe majdanozi.