Anvillea Garcini – Sy-kau Arab
Anvillea Garcini – Sy-kau Arab; Lufton viruset dhe bakteret
Arabisht: الأقحوان العربي, نوقذ – Nukadh, El Akhauan el Arabi
Anglisht: Arabian Oxeye
Emri shkencor: Anvillea Garcini L.
Familja: Asteraceae.
Anvillea Garcini është bimë shkurre, shumëvjeçare, me gjelbërim të perjetshëm, me lule të verdha në formë disku, me frut të vogël nga 0.3-0.4 cm. Bima mund të lulëzojë gjatë gjithë vitit.
Anvillea Garcini gjendet në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, në jug të Omanit, Emiratet e Bashkuara Arabe, etj. Kjo specie është gjetur edhe në Afrikën e Veriut, në Egjipt dhe Marok. Duke qënë një bimë shkretëtire, ajo gjendet në fushat me rërë, veçanërisht ku rëra është kompakte. Nga bediunët konsiderohet si bimë tonike dhe stimuluese.
Elemntët aktiv: Germacranolides, 9α-hydroxy-1β,10α-epoxyparthenolide, parthenolid-9-one, 9α-hydroxyparthenolide, 9β-hydroxyparthenolide, and 9β-hydroxy-1β,Tannin, oxalate of calcium, saponine, pectine, lactone sesquiterpenic.
Pjesët që përdoren: Kërcelli,gjethet, lulet dhe farat.
Dobitë mjekësore të Sykaut Arab
– Bima vepron si luftuese e viruseve dhe baktereve.
– Stimulon dhe forcon sistemin imun.
– Rrit energjinë trupore dhe forcën fizike.
– Lufton viruset që shkaktojnë grip, kollë, inflamacion, temperaturë dhe ethe.
– Lufton diarrenë dhe tret metalet e rënda në trup.
– Ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe lufton Diabetin.
Kujdes!
– Nuk është e këshillueshme gjatë shtatzanisë dhe për fëmijët.