Aerva Javanica / Pambuku i Shkretëtirës
Aerva Javanica / Pambuku i Shkretëtirës; Lufton inflamacionin, forcon imunitetin, qetëson dhimbjet, kuron plagët, ulçërat, kistet…
Arabisht: الراء الجاوي الراء اللبدي،-Erraa El-lebedi, Erraa el Xhavi
Anglisht: Kapok bush or Desert cotton.
Emri shkencor: Aerva Javanica L.
Familja: Amaranthaceae
Aerva Javanica është bimë shumëvjeçare, me lartësi 30-60cm, me kërcell të gjatë, me lule të vogla, të shumta e të bardha në gri.
Origjina e bimës është Gadishulli Arabik dhe Afrika. Bima përdoret për trajtimin e dhimbjeve. Në rajonin jugor të Arabisë Saudite është përdorur për të ndaluar gjakderdhjet dhe për të kuruar plagët. Arabët e përdorin edhe për të mbushur jastëkët, prandaj edhe ndryshe quhet ‘pambuku i shkretëtirës’. Në Oman, krerët e luleve përdoren për të trajtuar plagët, kistet dhe ekzemën. Kjo barishte është e rrënjosur thellë, dhe është përdorur si binder i tokës në shkretëtirë. Ajo përdoret nga jashtë për të hequr ënjtjet, për lehtësimin e inflamacionit, për të nxitur shërimin e plagëve dhe ulçërat. Lulet dhe rrënjët janë përdorur për të lehtësuar problemet e veshkave dhe reumatizmën, kurse farat kurojnë dhimbjen e kokës.
Pjesët që përdoren: Rrënjët, lulet, farat.
Elementët përbërës: Chrysoeriol, isorhamnetin 3-O-rutinoside, kaempferol 3-O-robinoside, campesterol, β-sitosterol, and the triterpenoid α- and β-amyrin.
Dobitë mjekësore të Aerva Javanica
– Lufton inflamacionin dhe pastron trupin nga helmet.
– Forcon imunitetin, nxit fuksionin normal të tij dhe lufton qelizat kancerore.
– Bima është diuretike, anti-arsenik dhe shpërbën gurët e fshikëzës.
– Lufton viruset që shkaktojnë dëmtim të indeve.
– Parandalon gjakderdhjet dhe ndihmon në kurimin e plagëve.
– Ndihmon për qetësimin e migrenës dhe dhimbjet e kokës.
– Lufton inflamacionin e nyjeve dhe ndihon në kurimin e reumatizmës.
– Qetëson dhimbjet e dhëmbëve.
– Ndihmon për trajtimin e sëmundjeve të syve.
– Përdoret për kafshimet e gjarpërinjve dhe insektet.
– Është efektive për trajtimin e plagëve të thella dhe gërryese.
Shënim!
– Aerva Javanica është pa efekte anësore nëse merret në mënyrën e duhur.