Si të trajtojmë pamjaftueshmërinë e trombociteve
Si të trajtojmë pamjaftueshmërinë e trombociteve
Trombocitet janë një lloj i qelizave të gjakut, i cili është më i vogli në mesin e tre llojeve kryesore të qelizave të gjakut (qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut, trombocitet). Prodhimi i trombociteve bëhet në palcën e kockave, të cilat më pas shkojnë në gjak.
Roli i trombociteve është mbajtja e trashësisë së gjakut brenda kufijve normale, dhe në këtë mënyrë mbron trupin kundër gjakderdhjes, e cila ndodh në rast të mungesës trombociteve, ose koagulimit dhe mpiksjes që mund të ndodhin në rast të ngritjes së numrit të tyre.
Kur trupi i njeriut është i ekspozuar ndaj çdo plage, trombocitet mblidhen në vendin e gjakderdhjes dhe formojnë mpiksje të gjakut, për të formuar një pengesë për të ndaluar gjakderdhjen.
Në një individ të shëndetshëm, numri normal i trombociteve varion nga 150,000-450,000 për mm (ose mikrolitër) (150-450 x 109/L).
Në rast të uljes së numrit të trombociteve në gjak, rriten gjasat e ekspozimit për gjakderdhje, por ndryshon probabiliteti i ndodhjes së kësaj nga një person në tjetrin dhe në proporcion me shkallën e rënies në numërimin e trombociteve.
Gjendja mund të jetë nga e thjeshtë dhe pa u shoqëruar me asnjë simptomë, në jashtëzakonisht të rrezikshme, që mund të çojë në vdekje, nëse nuk trajtohet.
Shkaqet e pamjaftueshmërisë së trombociteve
Siç u përmend më parë, prodhimi i trombociteve bëhet në palcën e kockave, ku kohëzgjatja e jetës së trombociteve është vetëm dhjetë ditë. Palca e kockave punon për të furnizuar gjakun me trombocite në mënyrë të vazhdueshme, dhe për të mbajtur numrin e trye brenda kufijve normal. Rënia e numrit të trombociteve ndodh për arsye të ndryshme, mund të jetë e trashëguar, ose si pasojë e marrjes së disa medikamenteve kimike, apo si shkak i pranisë së një sëmundje të caktuar.
Pavarësisht problemit që çon në rënie të numrit të trombociteve, ato shpesh bien për një nga tre shkaqet e mëposhtme:
- Bllokimi i trombociteve të gjakut në shpretkë; Shpretka kontribuon për filtrimin dhe pastrimin e gjakut nga mikrobet dhe bakteret, dhe në disa raste trombocitet mund të bllokohen brenda në shpretkë, dhe për këtë arsye ndodh mungesa e tyre në gjak.
- Reduktimi i prodhimit të trombociteve, dhe kjo është si rezultat i një problemi që ndikon në punën e palcës kockore, prodhuesit kryesor të rruazave të gjakut, si: leukemia, ose disa lloje të anemisë, infeksioni nga disa viruse si: hepatiti, AIDS, apo pirja kronike e alkoolit, marrja e disa barnave kimike dhe terapitë rrezatuese.
- Rritja e normës së thyerjes së trombociteve të gjakut. Në disa raste, trupi mund të shkatërrojë trombocitet në një normë më të lartë se norma e prodhimit, duke çuar në mungesën e tyre në gjak, dhe kjo ndodh në këto raste: gjatë shtatzënisë, ose nga një infeksion bakterial në gjak, çrregullim autoimun, sindromi hemolitik uremik, si dhe disa medikamente kimike.
Simptomat e mungesës së trombociteve
Simptomet e mangësisë së trombociteve janë të shumta dhe ato varojnë nga të lehta në të rrezikshme për jetën. Simptomat janë një gjakderdhje e dukshme, ose gjakderdhje e brendshme, duke përfshirë:
– Nxirje të shpeshta në lëkurë.
– Gjakderdhje sipërfaqësore në lëkurë që shfaqet në formën e njollave me ngjyrë të kuqe në ngjyrë vjollcë bituminoze.
– Gjakderdhje e zgjatur e plagëve, që nuk shërohen shpejt.
– Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve ose nga hunda.
– Gjak në urinë ose jashtëqitje.
– Derdhje e tepërt menstruale.
– Vjellje me gjak.
Trajtimi i pamjaftueshmërisë së trombociteve
Trajtimi nuk është i nevojshëm në rastet kur mungesa e trombociteve nuk është e shoqëruar me asnjë simptomë, por trajtimi bëhet i detyrueshëm në rastet kur mungesa e trombociteve është e rëndë dhe me simptoma, ose në qoftë se pacienti vuan nga gjakderdhja.
Si fillim duhet të bëhet identifikimi dhe përcaktimi i sëmundjes apo problemit kryesor, i cili e shkaktoi mungesën e trombociteve në gjak. Arsyeja mund të jetë nga prania e një sëmundje të caktuar, ose nga marrja e disa medikamenteve kimike të cilat ndikojnë në punën e prodhimit të trombociteve.
Ushqime që ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të mungesës së trombociteve
Disa ushqime ndihmojnë në lehtësimin dhe trajtimin e rasteve të lehta të pamjaftueshmërisë së trombociteve:
– Shega; përmban sasi të mjaftueshme të hekurit, përkrah shumë vitaminave të rëndësishme për trupin, dhe ndihmon për të luftuar mangësinë e trombociteve kur merret rregullisht, qoftë e freskët apo në formë të lëngut.
– Qumështi dhe produktet e qumështit; janë burime të pasura të kalciumit, dhe ndihmojnë trupin për të prodhuar rruazat e gjakut. Kalciumi i kombinuar me ushqime që përmbajnë vitaminë K nxit procesin e prodhimit të trombociteve të gjakut, dhe ruan normën e tyre brenda nivelit normal.
– Ushqimet e pasura me acid folik; Acidi folik është një element shumë i rëndësishëm për ndarjen e qelizave natyrshëm në trup, dhe për këtë arsye është një faktor i rëndësishëm për trajtimin e mangësisë së trombociteve. Mungesa e acidit folik mund të çojë në ndalimin e prodhimit të trombociteve në trup, kështu që të rriturit duhet të marrin 400mg të acidit folik çdo ditë, duke ngrënë ushqime të ndryshme. Ushqimet e pasura me acid folik përfshijnë: lëng portokalli, spinaq, qiqra, fasule, dhe gruri i plotë.
– Ushqimet e pasura me zink dhe vitaminë B12; Ushqimet e pasura me proteina janë të rëndësishme për të zvogëluar efektin e trombociteve në trup. Pula organike, peshku i egër, vezët, bizelet, janë ushqimet më të rëndësishme.
– Ushqimet e pasura me vitaminë K; Vitamina K është një komponent i rëndësishëm në procesin e ndalimit të gjakderdhjes, dhe mungesa e saj e bën procesin e ndalimit të gjakderdhjes më të vështirë. Ushqime të pasura me vitaminë K përfshijnë: mëlçitë, vezët, rrepa, perimet me gjethe të gjelbër në format e tyre të ndryshme.
– Ushqimet e pasura me vitaminë A; Vitamina A është një ushqim i rëndësishëm për trupin, dhe ajo ndihmon për të luftuar mungesën e trombociteve. Ushqime të pasura me vitaminë A përfshijnë: karrota, brokoli, mango, patate e ëmbël, avokado, pjeshkë, vezë, djath, bajame, spec, etj.
Këshilla parandaluese për pacientët me pamjaftueshmëri të trombociteve
Një person me mungesë trombocitetesh këshillohet të ndjek disa masa parandaluese, duke përfshirë:
– Shmangni stërvitjet e rënda dhe aktivitetet që mund të ekspozojnë një person në gjakderdhje, si: boksi, futbolli, dhe ushtrime të tjera sforcuese.
– Rrini larg alkoolit.
– Kini kujdes kur përdorni mjete të mprehta, të tilla si thika, gërshërët, etj.
– Përdorni një furçë dhëmbësh të butë për të shmangur gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve, dhe shmangni përdorimin e fijeve dentare.
– Shmangni marrjen e ilaçeve kimike, sidomos medikamentet që qarkullojnë në gjak, siç janë: aspirina, ilaçet kundër dhimbjeve si Ibuprofen, e të tjerë.
– Siç u përmend më herët, disa infeksione bakteriale dhe virale mund të çojnë në mungesë të trombociteve të gjakut, kështu që është e rëndësishme shmangia e çdo burimi të infeksioneve mikrobale, dhe ndjekja e një diete të shëndetshme, për të ruajtur imunitetin e trupit dhe për ta ndihmuar atë të luftojë sëmundjet.
– Për rastet e trombocitopenis së lehtë deri në të mesme, shkak i së cilës nuk është një gjendje më e rëndë autoimune apo kanceri, ilaçi bimor i rekomanduar është CardiaGreen, kurse për rastet e rënda dhe kur shkaqet janë një sëmundje autoimune apo kancer, atëherë kurimi bëhet duke kuruar sëmundjen themelore me anë të kurës bimore të posaçme.