Si të trajtojmë pamjaftueshmërinë e trombociteve

Si të trajtojmë pamjaftueshmërinë e trombociteve

Trombocitet janë një lloj i qelizave të gjakut, i cili është më i vogli në mesin e tre llojeve kryesore të qelizave të gjakut (qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut, trombocitet). Prodhimi i trombociteve bëhet në palcën e kockave, të cilat më pas shkojnë në gjak.

Roli i trombociteve është mbajtja e trashësisë së gjakut brenda kufijve normale, dhe në këtë mënyrë  mbron trupin kundër gjakderdhjes, e cila ndodh  në rast të mungesës trombociteve, ose koagulimit dhe mpiksjes  që mund të ndodhin në rast të ngritjes së numrit të tyre.

Kur trupi i njeriut është i ekspozuar ndaj çdo plage, trombocitet mblidhen në vendin e gjakderdhjes dhe formojnë mpiksje të gjakut, për të formuar një pengesë për të ndaluar gjakderdhjen.

Në një individ të shëndetshëm, numri normal i trombociteve varion nga 150,000-450,000 për mm (ose mikrolitër) (150-450 x 109/L).

Trombocitet e ulëta

Në rast të uljes së numrit të trombociteve në gjak, rriten gjasat e ekspozimit për gjakderdhje, por ndryshon probabiliteti i ndodhjes së kësaj nga një person në tjetrin dhe në proporcion me shkallën e rënies në numërimin e trombociteve.

Gjendja mund të jetë nga e thjeshtë dhe pa u shoqëruar me asnjë simptomë, në jashtëzakonisht të rrezikshme, që mund të çojë në vdekje, nëse nuk trajtohet.

Shkaqet e pamjaftueshmërisë së trombociteve

Siç u përmend më parë, prodhimi i trombociteve bëhet në  palcën e kockave, ku kohëzgjatja e jetës së trombociteve është  vetëm dhjetë ditë. Palca e kockave punon për të furnizuar gjakun me trombocite në mënyrë të vazhdueshme, dhe për të mbajtur numrin e trye brenda kufijve normal. Rënia e numrit të trombociteve ndodh për arsye të ndryshme, mund të jetë e trashëguar, ose si pasojë e marrjes së disa medikamenteve kimike, apo si shkak i pranisë së një sëmundje të caktuar.

Pavarësisht problemit që çon në rënie të numrit të trombociteve, ato shpesh bien për një nga tre shkaqet e mëposhtme:

  1. Bllokimi i trombociteve të gjakut në shpretkë; Shpretka kontribuon për filtrimin dhe pastrimin e gjakut nga mikrobet dhe bakteret, dhe në disa raste trombocitet mund të bllokohen brenda në shpretkë, dhe për këtë arsye ndodh mungesa e tyre në gjak.
  2. Reduktimi i prodhimit të trombociteve, dhe kjo është si rezultat i një problemi që ndikon në punën e palcës kockore, prodhuesit kryesor të rruazave të gjakut, si: leukemia, ose disa lloje të anemisë, infeksioni  nga disa viruse si: hepatiti, AIDS, apo pirja kronike e alkoolit, marrja e disa barnave kimike dhe terapitë rrezatuese.
  3. Rritja e normës së thyerjes së trombociteve të gjakut. Në disa raste, trupi mund të shkatërrojë trombocitet në një normë më të lartë se norma e prodhimit, duke çuar në mungesën e tyre në gjak, dhe kjo ndodh në këto raste: gjatë shtatzënisë, ose nga një infeksion bakterial në gjak, çrregullim autoimun, sindromi hemolitik uremik, si dhe disa medikamente kimike.

Simptomat e mungesës së trombociteve

Simptomet e mangësisë së trombociteve janë të shumta dhe ato varojnë nga të lehta në të rrezikshme për jetën. Simptomat janë një gjakderdhje e dukshme, ose gjakderdhje e brendshme, duke përfshirë:

– Nxirje të shpeshta në lëkurë.

– Gjakderdhje sipërfaqësore në lëkurë që shfaqet në formën e njollave me ngjyrë të kuqe në ngjyrë vjollcë bituminoze.

– Gjakderdhje e zgjatur e plagëve, që nuk shërohen shpejt.

– Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve ose nga  hunda.

– Gjak në urinë ose jashtëqitje.

– Derdhje e tepërt menstruale.

– Vjellje me gjak.

Trajtimi i pamjaftueshmërisë së trombociteve

Trajtimi nuk është i nevojshëm në rastet kur mungesa e trombociteve nuk është e shoqëruar me asnjë simptomë, por trajtimi bëhet i detyrueshëm në rastet kur mungesa e trombociteve është e rëndë dhe me simptoma, ose në qoftë se pacienti vuan nga gjakderdhja.

Si fillim duhet të bëhet identifikimi dhe përcaktimi i sëmundjes apo problemit kryesor, i cili e shkaktoi mungesën e trombociteve në gjak. Arsyeja mund të jetë nga prania e një sëmundje të caktuar, ose nga marrja e disa medikamenteve kimike të cilat ndikojnë në  punën e prodhimit të trombociteve.

Ushqime që ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të mungesës së trombociteve

Disa ushqime ndihmojnë në lehtësimin dhe trajtimin e rasteve të lehta të pamjaftueshmërisë së trombociteve:

– Shega; përmban sasi të mjaftueshme të hekurit, përkrah shumë vitaminave të rëndësishme për trupin, dhe ndihmon për të luftuar mangësinë e  trombociteve kur merret rregullisht, qoftë e freskët apo në formë të lëngut.

– Qumështi dhe produktet e qumështit;  janë burime të pasura të kalciumit, dhe ndihmojnë  trupin për të prodhuar rruazat e gjakut. Kalciumi i kombinuar me ushqime që përmbajnë  vitaminë K nxit procesin e prodhimit të trombociteve të gjakut, dhe ruan normën e tyre brenda nivelit normal.

– Ushqimet e pasura me acid folik; Acidi folik është një element shumë i rëndësishëm për ndarjen e qelizave natyrshëm në trup, dhe për këtë arsye është një faktor i rëndësishëm për trajtimin e mangësisë së trombociteve. Mungesa e acidit folik mund të çojë në ndalimin e prodhimit të trombociteve në trup, kështu që të rriturit duhet të marrin 400mg të acidit folik çdo ditë, duke ngrënë ushqime të ndryshme. Ushqimet e pasura me acid folik përfshijnë: lëng portokalli, spinaq, qiqra, fasule, dhe gruri i plotë.

– Ushqimet e pasura me zink dhe vitaminë B12; Ushqimet e pasura me proteina janë të rëndësishme për të zvogëluar efektin e trombociteve në trup. Pula organike, peshku i egër, vezët, bizelet, janë ushqimet më të rëndësishme.

– Ushqimet e pasura me vitaminë K; Vitamina K është një komponent i rëndësishëm në procesin e ndalimit të gjakderdhjes, dhe mungesa e saj e bën procesin e ndalimit të gjakderdhjes më të vështirë. Ushqime të pasura me vitaminë K përfshijnë: mëlçitë, vezët, rrepa, perimet me gjethe të gjelbër në format e tyre të ndryshme.

– Ushqimet e pasura me vitaminë A; Vitamina A është një ushqim i rëndësishëm për trupin, dhe ajo ndihmon për të luftuar mungesën e trombociteve. Ushqime të pasura me vitaminë A përfshijnë: karrota, brokoli, mango, patate e ëmbël, avokado, pjeshkë, vezë, djath,  bajame, spec, etj.

Këshilla parandaluese për pacientët me pamjaftueshmëri të trombociteve

Një person me mungesë trombocitetesh këshillohet të ndjek disa masa parandaluese, duke përfshirë:

– Shmangni stërvitjet e rënda dhe aktivitetet që mund të ekspozojnë një person në gjakderdhje, si: boksi, futbolli, dhe ushtrime të tjera sforcuese.

– Rrini larg alkoolit.

– Kini kujdes kur përdorni mjete të mprehta, të tilla si thika, gërshërët, etj.

– Përdorni një furçë dhëmbësh të butë për të shmangur gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve, dhe shmangni  përdorimin e fijeve dentare.

– Shmangni marrjen e ilaçeve kimike, sidomos medikamentet që qarkullojnë në gjak, siç janë: aspirina, ilaçet kundër dhimbjeve si Ibuprofen, e të tjerë.

– Siç u përmend më herët, disa infeksione bakteriale dhe virale mund të çojnë në mungesë të trombociteve të gjakut, kështu që është e rëndësishme shmangia e çdo burimi të infeksioneve mikrobale, dhe ndjekja e një diete të shëndetshme, për të ruajtur imunitetin e trupit dhe për ta ndihmuar atë të luftojë sëmundjet.

– Për rastet e trombocitopenis së lehtë deri në të mesme, shkak i së cilës nuk është një gjendje më e rëndë autoimune apo kanceri, ilaçi bimor i rekomanduar është CardiaGreen, kurse për rastet e rënda dhe kur shkaqet janë një sëmundje autoimune apo kancer, atëherë kurimi bëhet duke kuruar sëmundjen themelore me anë të kurës bimore të posaçme.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook